TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​IKD kërkon ridraftim të Udhëzimit Administrativ për qasjen në Sistemin e Evidencës Penale

by Tëvë1
1 orë ago
0
A A
​IKD kërkon ridraftim të Udhëzimit Administrativ për qasjen në Sistemin e Evidencës Penale

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar raportin “Qasja e ekzekutivit në të dhënat penale të qytetarëve”, në të cilin analizohet Draft Udhëzimi Administrativ (Draft-UA) për përcaktimin e qasjes së Ministrisë së Drejtësisë (MD) në Sistemin e Evidencës Penale (SEP).

Kjo e fundit, paraqet databazën që përmban të dhëna mbi dënimet penale të qytetarëve dhe që sipas ligjit administrohet nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Fillimisht, IKD thekson se Ligji për Sistemin Qendror të Evidencës Penale (Ligji për SQEP) i njeh MD-së qasje në këtë sistem, por vetëm në raport me kompetencat që ajo ka. Sipas kompetencave që ka, qasja e MD-së në këtë sistem lidhet ekskluzivisht vetëm me shkëmbimin ndërkombëtar të të dhënave për persona të dënuar, sipas legjislacionit në fuqi. Kështu, përtej kësaj kompetence, sipas Ligjit për SQEP, MD nuk ka të drejtë të ketë forma tjera të qasjes në SEP.

Më tej, në raport thuhet edhe se Ligji për SQEP nuk e trajton “qasjen e plotë” si të drejtë të pakufizuar për hyrje në të dhënat penale të qytetarëve, por e ndërlidhë atë qartë me funksionet dhe kompetencat konkrete të MD-së. Pra, “qasja e plotë” nuk është literale, por funksionale, ajo ekziston vetëm në masën që i nevojitet MD-së për ushtrimin e detyrave të saj të përcaktuara me ligj. Draft-UA e shkëput këtë lidhje dhe e interpreton termin në kuptimin e tij literal, si të drejtë për qasje të përgjithshme në të dhënat penale të qytetarëve, duke e zgjeruar në praktikë përtej kufijve që parashikon ligji.

Ndërkaq, theksohet edhe se Draft-UA nuk kufizohet në rregullimin e hyrjes në sistem por sipas kufizimeve që Ligji cakton. Ky parasheh që MD mund të: tërheqë të dhëna nga SEP, krijojë kopje të tyre, përpunojë të dhëna individuale dhe masive, përdorë të dhënat për analiza dhe statistika, si dhe të ruajë regjistra të qasjes për periudha shumë të gjata, deri edhe përgjithmonë në rastin e qasjes në të dhëna masive.

Andaj, IKD vlerëson se në këtë mënyrë, roli i MD-së zhvendoset nga një përdorues sipas kompetencave që ka në fushën e shkëmbimit ndërkombëtar të të dhënave për personat e dënuar, në një qasje të pakufizuar në të dhënat e ndjeshme personale të qytetarëve.

Kështu, nga analiza e IKD-së rezulton se një qasje e tillë nuk gjen mbështetje në Ligj. Ligji për SQEP e lidh qasjen e MD-së me kompetencat e saj konkrete, ndërsa Draft-UA e shkëput këtë lidhje dhe krijon mundësi që të dhënat penale të tërhiqen, të kopjohen dhe të përpunohen jashtë kontrollit institucional të sistemit gjyqësor.

IKD thekson se të dhënat nga evidenca penale, sipas ligjit dhe jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GjEDNj) janë të dhëna të ndjeshme personale dhe lidhen drejtpërdrejt me jetën private dhe reputacionin e qytetarëve. Sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, përpunimi i tyre duhet të jetë i kufizuar dhe i domosdoshëm për një qëllim të caktuar. Draft-UA, përkundrazi, lejon përpunim masiv dhe përdorim analitik të tyre, si dhe ruajtje pa kufizime të qarta kohore, duke mundësuar përdorimin e tyre jashtë kompetencave që MD ka në këtë fushë.

Tutje, në raport sqarohet edhe se standardet e GjEDNj-së kërkojnë rregulla të qarta dhe kufij të saktë për mbledhjen, përdorimin dhe ruajtjen e të dhënave të ndjeshme. Kurse, Draft-UA krijon një hapësirë të gjerë diskrecioni për qasje dhe përpunim të të dhënave, përfshirë edhe përpunimin masiv dhe ruajtjen pa afat, pa garanci të mjaftueshme kundër përdorimit të tyre arbitrar.

Sipas IKD, në thelb, Draft-UA nuk rregullon vetëm qasjen e MD-së në evidencën penale, por krijon mundësi që të dhënat mbi dënimet penale të qytetarëve të dalin nga kontrolli i sistemit gjyqësor dhe të përdoren nga ekzekutivi. Kjo qasje është e kundërligjshme, cenon të dhënat e ndjeshme personale të qytetarëve. Për më tepër, kjo qasje hap mundësinë që këto të dhëna të ndjeshme të përdoren politikisht. Në një kontekst të tillë, evidenca penale rrezikon të mos mbetet vetëm një instrument i drejtësisë, por të shndërrohet në burim informacioni për përdorim arbitrar apo presion ndaj individëve, përfshirë ata me rol publik apo politik.

Në fund, IKD konsideron se për këto arsye, Draft-UA nuk mund të përmirësohet përmes ndryshimeve të pjesshme, por kërkon rishikim dhe ridraftim të plotë. Çdo qasje e MD-së në SEP duhet të kufizohet qartë në kompetencat që i njeh ligji, në mënyrë që të respektohet Ligji mbi bazën e të cilit nxjerrët ky UA dhe të mbrohen të dhënat e ndjeshme të qytetarëve. Në të kundërtën, nëse Draft-UA mbetët në formën aktuale, ai mund të perceptohet si tendencë për përdorim politik të të dhënave penale të qytetarëve.

Tags: IKDSEPTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti takohet me Hamzën, bisedojnë për çështjen e presidentit

Kurti e Hamza në takim për zgjedhjen e presidentit

Kurti: Masakra e Qirezit dhe Likoshanit ngriti vetëdijen të kancelarit botërore

Kurti: Masakra e Qirezit dhe Likoshanit ngriti vetëdijen të kancelarit botërore

Haradinaj për Kushtetutën e Kaçanikut: Shprehje e vullnetit të popullit të Kosovës për të jetuar të lirë e të pavarur

Haradinaj: Kosova qëndron pa mëdyshje pranë SHBA-së pas sulmeve ndaj Iranit

Meta: Vjosa Osmani meriton mandatin e dytë, Kosova ka nevojë për një lider të fuqishëm

Osmani: Ka ardhur koha e lirisë për popullin iranian falë Donald Trumpit

Kurti takohet me Hamzën, bisedojnë për çështjen e presidentit

Kurti e Hamza në takim për zgjedhjen e presidentit

Kurti: Masakra e Qirezit dhe Likoshanit ngriti vetëdijen të kancelarit botërore

Kurti: Masakra e Qirezit dhe Likoshanit ngriti vetëdijen të kancelarit botërore

Haradinaj për Kushtetutën e Kaçanikut: Shprehje e vullnetit të popullit të Kosovës për të jetuar të lirë e të pavarur

Haradinaj: Kosova qëndron pa mëdyshje pranë SHBA-së pas sulmeve ndaj Iranit

​IKD kërkon ridraftim të Udhëzimit Administrativ për qasjen në Sistemin e Evidencës Penale

​IKD kërkon ridraftim të Udhëzimit Administrativ për qasjen në Sistemin e Evidencës Penale

Ndryshim i madh për WhatsApp – vjen opsioni që përdoruesit e kanë pritur prej kohësh

Ndryshim i madh për WhatsApp – vjen opsioni që përdoruesit e kanë pritur prej kohësh

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet të hënën pas sulmeve të Izraelit në Iran

Macron kërkon takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas sulmeve ndaj Iranit

Pse disa njerëz kanë shumë nishane

Pse disa njerëz kanë shumë nishane

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën