TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

IKD-ja thotë se deputetët e Vetëvendosjes shkelën Kushtetutën, bojkotuan tri seancat e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
VV bojkoton seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga PDK-ja për bisedat Kusari – Radojiçiq

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), vlerëson se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë shkelur Kushtetutën duke bojkotuar tre seancat e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita.

Sipas IKD-së, deputetët e pushtetit bojkotuan seancën për komunikimet e Mimoza Kusari-Lilës me kryeterroristin Milan Radoiçiq, për mungesën e ushqimin në Forcën e Sigurisë (FSK) dhe për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit dhe mënyrën e shlyerjes së këtyre borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Përkundër interesit publik për debat parlamentar për çështjet e lartpërmendura, IKD-ja ka thënë se shumica parlamentare, e përfaqësuar nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka refuzuar të marrë pjesë në seancat e jashtëzakonshme, pa asnjë arsyetim legjitim dhe të besueshëm. Ky bojkot, sipas tyre, përbën shkelje të besimit të qytetarëve dhe detyrave dhe përgjegjësive si deputet i Kuvendit dhe si partia më e madhe parlamentare.

“Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) shpreh shqetësim të thellë për këtë situatë dhe kërkon nga LVV të largohet nga rruga e bojkotit kundërkushtetues.  Kjo praktikë dhe qasje e LVV është e pazakontë dhe cenon rëndë vlerat demokratike të Republikës se Kosovës.  IKD konsideron se debatet parlamentare janë shtyllë e rëndësishme e demokracisë dhe përfaqësimit demokratik,  deputetët e shumicës parlamentare e kanë obligim  të marrin pjesë në mënyrë aktive në diskutimin e çështjeve që prekin interesat e qytetarëve dhe të shtetit. Bojkoti i seancave parlamentare dëmton jo vetëm integritetin e Kuvendit por edhe injorim ndaj qytetarëve të Kosovës”, thuhet në reagim.

IKD-ja thotë se deputeti ka detyrimin të respektojë dispozitat kushtetuese dhe ligjin, të cilat përbëjnë bazën e funksionimit të një shoqërie demokratike.

IKD-ja u ka bërë thirrje të gjitha partive politike të përmbushin detyrimet që rrjedhin nga Kushtetuta, “ligjet e aplikueshme dhe obligimet ndaj qytetarëve të Kosovës dhe vlerave demokratike që Republika e Kosovës i ka marr përsipër në rrugën e saj drejt integrimit evropian”.

Tags: IKDkushtetutaKuvendi i Kosoves
ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK-ja lëshon seancën në Mitrovicë, Ibrahimi akuzon Pecin për gjuhë fyese

PDK-ja lëshon seancën në Mitrovicë, Ibrahimi akuzon Pecin për gjuhë fyese

Lëndohen 5 persona pas shembjes së një pllake betoni në një objekt ndërtimi në Prizren

Lëndohen 5 persona pas shembjes së një pllake betoni në një objekt ndërtimi në Prizren

​Gusia për vrasjen e Arlinda Zekajt: Urdhri mbrojtës duhej të përfshinte edhe kunatin, dështoi vlerësimi i rrezikut

​Gusia për vrasjen e Arlinda Zekajt: Urdhri mbrojtës duhej të përfshinte edhe kunatin, dështoi vlerësimi i rrezikut

Ndalohet një person në Prishtinë, dyshohet për rastin “Laboratori 25”

Ndalohet një person në Prishtinë, dyshohet për rastin “Laboratori 25”

PDK-ja lëshon seancën në Mitrovicë, Ibrahimi akuzon Pecin për gjuhë fyese

PDK-ja lëshon seancën në Mitrovicë, Ibrahimi akuzon Pecin për gjuhë fyese

Lëndohen 5 persona pas shembjes së një pllake betoni në një objekt ndërtimi në Prizren

Lëndohen 5 persona pas shembjes së një pllake betoni në një objekt ndërtimi në Prizren

Apple prezanton MacBook Pro të ri 14-inç me çipin M6

Apple prezanton MacBook Pro të ri 14-inç me çipin M6

A ndikon tableti në gjumin e fëmijëve? Studimi zbulon çfarë ndodh pas 15 minutash me filma vizatimorë

A ndikon tableti në gjumin e fëmijëve? Studimi zbulon çfarë ndodh pas 15 minutash me filma vizatimorë

Mbi 70 për qind të votave të numëruara në Izrael, blloku i Netanyahut kryeson garën

Mbi 70 për qind të votave të numëruara në Izrael, blloku i Netanyahut kryeson garën

Të paktën 30 të vdekur dhe 80 të plagosur nga përplasja e dy trenave në Spanjë

Të paktën 30 të vdekur dhe 80 të plagosur nga përplasja e dy trenave në Spanjë

Real Madridi u kërkon falje kinezëve për komentin e Mbappes

Real Madridi u kërkon falje kinezëve për komentin e Mbappes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën