TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

IKD: Inkorporimi i ANJF në Ministrinë e Drejtësisë paraqet shkelje të Kushtetutës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
IKD: Inkorporimi i ANJF në Ministrinë e Drejtësisë paraqet shkelje të Kushtetutës

Në këtë analizë, IKD ka gjetur se inkorporimi i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas në Ministrinë e Drejtësisë është bërë në kundërshtim me kushtetutën.

“Ligji Nr.08/L-063 duke e synuar racionalizimin e institucioneve dhe duke e sistemuar ANJF në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, e ka politizuar sistemin e ndihmës juridike falas në Kosovë.

Duke nisur nga politikat e përgjithshme e deri tek vendimet e veçanta, do të vendosë Ministria e Drejtësisë, si institucion që udhëhiqet nga një i emëruar politik.

Përfundimisht, tani mund të thuhet se mbi kërkesat e qytetarëve për ofrimin e ndihmës juridike falas do të vendos një institucion politik. Për më tepër, sipas ligjit të ri, edhe kriteret për ofrimin e ndihmës juridike nga OJQ do të përcaktohen nga Ministria e Drejtësisë”, thuhet në kounikatë.

Sipas njoftimit, krahas politizimit të ANJF, tanimë në Ministrinë e Drejtësisë praktikisht janë fuzionuar edhe ndërgjygjësit, përkatësisht i padituri dhe paditësi.

“Kjo pasi pjesë e Ministrisë së Drejtësisë është edhe Avokatura Shtetërore, që parimisht përfaqëson institucionet publike. Kështu, për rastet e njëjta, Ministria e Drejtësisë duhet të kujdeset edhe për mbrojtjen e interesit të qytetarëve edhe për mbrojtjen e interesit të institucioneve publike – interesin e paditësit dhe interesin e të paditurit.

Në linjë me standardet e përcaktuara nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNj), IKD gjen se Ligji nuk ka përcaktuar një ekuilibër ndërmjet qasjes në drejtësi dhe pavarësisë së profesionistëve ligjor që ofrojnë ndihmë juridike falas”, thuhet më tej në njoftimin e IKD-së.

Sipas saj, politizimi i ANJF, inkorporimi i saj në Ministrinë e Drejtësisë dhe krijimi i situatës ku ANJF përmes ofrimit të ndihmës juridike do të mbrojë të drejtat e qytetarëve përballë institucioneve që përfaqësohen nga Avokatura Shtetërore, të dy këto institucione nën ombrellën e Ministrisë së Drejtësisë, privon përfituesit e ndihmës juridike falas për qasje efektive në drejtësi.

“Kështu, nën këtë rregullim të ri ligjor, qytetarët tanimë nuk kanë siguri të mjaftueshme juridike që për rastet e tyre që kanë nevojë për ndihmë juridike falas të kërkojnë ndihmë juridike nga ANJF. Kështu, ky rregullim ligjor, ka cenuar të drejtën e qytetarëve për ndihmë juridike falas, sipas standardeve të përcaktuara nga GjEDNj, standarde këto obligative në rendin kushtetues kosovar. Për këtë arsye, ky projektligj është në kundërshtim me nenin 31.6 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas komunikatës, me qëllim të mbrojtjes së kushtetutshmërisë dhe të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, reagimi i Avokatit të Popullit në këtë situatë është i domosdoshëm.

“Me këtë rast, pas kësaj analize, Avokati i Popullit sipas kompetencës së tij të përcaktuar me Kushtetutë duhet ta procedojë ligjin në Kushtetuese për vlerësim të kushtetutshmërisë, thuhet në komunikatë”, thuhet në komunikatën e IKD-së.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​ Vuçiq: Serbia “po përgatitet për sulm” nga bashkëpunimi Zagreb-Tiranë-Prishtinë

Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga një kontejner

Kurti: Habermas ishte zëri ynë kur opinioni botëror ishte i ndarë për ndërhyrjen e NATO-s

Kurti: Habermas ishte zëri ynë kur opinioni botëror ishte i ndarë për ndërhyrjen e NATO-s

Prishtina cakton lokacionin zyrtar për mbeturinat inerte dhe vëllimore

Prishtina cakton lokacionin zyrtar për mbeturinat inerte dhe vëllimore

Ndërprerje e përkohshme e ujit të hënën në lagjen “Dardania” në Prishtinë

Ndërprerje e përkohshme e ujit të hënën në lagjen “Dardania” në Prishtinë

Princ Leka martohet me Blerta Celibashin

Princ Leka martohet me Blerta Celibashin

Autoritetet e Libanit: 850 persona të vrarë nga sulmet izraelite që nga 2 marsi

Autoritetet e Libanit: 850 persona të vrarë nga sulmet izraelite që nga 2 marsi

“Po vdes për kafe”- Netanyahu shfaqet në publik pas raportimeve për vdekjen e tij

“Po vdes për kafe”- Netanyahu shfaqet në publik pas raportimeve për vdekjen e tij

​ Vuçiq: Serbia “po përgatitet për sulm” nga bashkëpunimi Zagreb-Tiranë-Prishtinë

Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga një kontejner

Kurti: Habermas ishte zëri ynë kur opinioni botëror ishte i ndarë për ndërhyrjen e NATO-s

Kurti: Habermas ishte zëri ynë kur opinioni botëror ishte i ndarë për ndërhyrjen e NATO-s

Irani mohon përgjegjësinë për sulmin me dronë ndaj Arabisë Saudite

Irani mohon përgjegjësinë për sulmin me dronë ndaj Arabisë Saudite

Prishtina cakton lokacionin zyrtar për mbeturinat inerte dhe vëllimore

Prishtina cakton lokacionin zyrtar për mbeturinat inerte dhe vëllimore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën