TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

IKD: 28 kandidatë për deputetë janë të përfshirë në raste penale

by teve1
2 muaj ago
7
A A
Nesër seanca për formimin e Qeverisë së Kosovës

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar raportin mbi kandidatët për deputetë në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025, duke analizuar përfshirjen e tyre në raste penale.

Sipas raportit, nga 1,179 kandidatët për deputetë, 28 persona (2.37%) janë të përfshirë në raste penale.

Prej tyre, 19 kanë aktakuza aktive, 12 janë të dënuar më parë me vendim të formës së prerë, ndërsa 3 kandidatë kanë edhe aktakuza aktive dhe dënime të kaluara.

Raporti vëren se mund të ketë raste të rehabilitimit ligjor, por subjektet politike nuk kanë ofruar informacion për këtë.

Nga analiza sipas subjekteve politike, LVV ka numrin më të madh të kandidatëve të përfshirë në raste penale, me 13 persona (11.81% e listës), e ndjekur nga AAK me 6 kandidatë (5.45%).

Më pas vijnë Nisma Socialdemokrate (3 kandidatë, 2.72%), PDK (2 kandidatë, 1.81%), Lista Serbe (2 kandidatë, 6.06%), KDTP (1 kandidat, 6.25%) dhe LDK (1 kandidat, 0.9%).

Sa i përket llojeve të veprave penale, raporti evidenton se dominojnë rastet e korrupsionit zyrtar, kundër detyrës zyrtare dhe përdorimi i armës ose mjetit të rrezikshëm.

IKD thekson se krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, ka një regres, me rritje të përqindjes së kandidatëve të përfshirë në raste penale, numrit të kandidatëve me dënime dhe numrit të subjekteve politike që kanë përfshirë persona të tillë në listat e tyre.

“Në bazë të ligjit për zgjedhjet e drejta për të kandiduar për deputetë në zgjedhjet parlamentare iu kufizohet vetëm personave të cilët janë dënuar me vendim të formës së prerë me një vit burgim e më shumë në tre vitet e fundit. Përkundër, kësaj IKD me qëllim të forcimit të integritetit institucional të Kuvendit të Kosovës dhe integritetit personal të përfaqësuesve të popullit në vazhdimësi ka lobuar që partitë politike të pastrojnë listat e deputetëve edhe nga persona të cilët kanë potencialisht probleme me ligjin në kuptim të dyshimeve për përfshirje në vepra penale, aktakuza, apo dënime të shqiptuara nga gjykatat por që nuk hyjnë në kuadër të kufizimit ligjor”, theksohet në raportin e IKD-së.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

​Dëshmitari i parë në rastin “Thaçi 2”: Kishim disa hetime për pengim të drejtësisë

​Dëshmitari i parë në rastin “Thaçi 2”: Kishim disa hetime për pengim të drejtësisë

Rriten çmimet e naftës në Kosovë

Osmani pret në takim Peleshin

Osmani pret në takim Peleshin

Brenda një jave, Policia e Pejës sekuestron armë e municion – disa të dyshuar në hetim

Brenda një jave, Policia e Pejës sekuestron armë e municion – disa të dyshuar në hetim

Irani: Nuk do të negociojmë me SHBA-në

Irani: Nuk do të negociojmë me SHBA-në

Izraeli bombardon Bejrutin, të paktën 31 persona të vrarë

Izraeli bombardon Bejrutin, të paktën 31 persona të vrarë

Teherani pretendon se ka goditur drejtpërdrejt zyrën e Netanyahut

Teherani pretendon se ka goditur drejtpërdrejt zyrën e Netanyahut

​Dëshmitari i parë në rastin “Thaçi 2”: Kishim disa hetime për pengim të drejtësisë

​Dëshmitari i parë në rastin “Thaçi 2”: Kishim disa hetime për pengim të drejtësisë

Rriten çmimet e naftës në Kosovë

Zhegrova po shkëlqen te Juventusi

Zhegrova po shkëlqen te Juventusi

De Bruyne rikthehet në stërvitje, gati për Torinon

De Bruyne rikthehet në stërvitje, gati për Torinon

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën