Bëhet e ditur se kjo ka ardhur si pasojë e shpërthimit të ujërave të zeza në afërsi dhe brenda objektit.
Në njoftimin thuhet se pavarësisht kërkesave për rregullimin e këtij problemi, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.
“Ky problem është që gati 6 muaj, por temperaturat e larta e kanë rritur koncentrimin e ndotësve dhe është bërë e padurueshme qëndrimi në vendin e punës”, thuhet në njoftim.