TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Identifikohen rastet e para të sëmundjes “Gjuha e Kaltër” në Kosovë- AUV prezanton masat e para

nga Tëvë1
4 javë më parë
3
A A
Identifikohen rastet e para të sëmundjes “Gjuha e Kaltër” në Kosovë- AUV prezanton masat e para

Pas lajmërimit të rasteve të dyshuara të prezencës se sëmundjes ‘’Gjuha e Kaltër’’ hulumtimit të plotë diagnostik, analizat laboratorike konfirmuan prezencën e sëmundjes në dy ferma.

Në fshatin Marec komuna Prishtinë dhe një fermë në fshatin Brus komuna Lipjan. Me qellim të parandalim të përhapjes se sëmundjes në fermat të tjera, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nga sot, ka vendosur masat e përgjithshme kufizuese të lëvizjes se kafshëve brenda territorit të Kosovës.

Reklamë

Njëkohësisht urdhërohen të gjithë fermerët ne bashkëpunim me veterineret privat të përdorin masat e dezinsektimi në ferma dhe përreth tyre. Me qellim të eliminimit të mushkonjave si vektor kryesor i përhapjes se sëmundjes.

Po ashtu të shmangin kontakte me kafshët e tufave tjera. Të gjitha autoritetet mbikëqyrëse ligjzbatuese obligohen të ndihmojnë në mbikëqyrjen e zbatimit të masave strikte kufizuese të lëvizjes se bagëtive në gjithë territorin e vendit.

Sëmundja e kafshëve Gjuha e Kaltër është sëmundje virusale jo ngjitëse, e cila transmetohet përmes pickimit të insekteve të llojit Colicoides (mushkonjave). Nga kjo sëmundje preken ruminantet shtëpiak( gjedhet, delet dhe dhit) Prej këtyre me e ndjeshme është delja pastaj dhitë dhe gjedhi. Shenjat klinike dhe ngordhjet shfaqen vetëm tek delja. Gjedhi shërben si rezervar i sëmundjes. Sëmundja nuk transmetohet nga kafshët tek njeriu, dhe nuk transmetohet nga kafsha ne kafshë.

Bazuar në Ligjit Nr. 2004/21 për Veterinarinë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë me datë 29.07.2025 ka nxjerrë ‘’Vendim’’ me nr. 01/574/2025 Për masat e përgjithshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e sëmundjes ‘’ Gjuha e Kaltër’’. Me ketë vendim janë zgjeruar masat kufizuese të cilat ende janë në fuqi për parandalimin e përhapjes se sëmundjeve tjera.

Vendimi zbatohet në gjithë territorin e Republikës se Kosovës

Masat e përgjithshme:

  1. a) Ndalohet lëvizja e kafsheve nga fermat, tregtimi në tregjet dhe shitblerja;
  2. b) Fermat në të cilat konfirmohet prezenca e sëmundjes, marrin statusin të infektuara dhe vendosen ne masë izolimi/karantine të plot. U ndalohet çdo lëvizje hyrje dalje.
  3. c) Obligohen fermerët, qe për çdo ndryshim të gjendjes shëndetësore të kafshëve menjëherë të njoftojnë veterinarin. Praktikat veterinare janë të obliguar të zbatojnë protokollet shëndetësore veterinare për parandalimin dhe luftimin e kësaj sëmundje
  4. d) Fermerët aktivizojnë masat e biosigurisë ne fermat e tyre. Të përdorin repelent/insekticide për eliminimin e mushkonjave (lloji i preparatit të përdoret sipas rekomandimit të veterinerit)
  5. e) Të përcaktohen lokacionet për Groposjen e kafshëve të ngordhura;
  6. f) AUV vazhdon me hulumtimin epidemiologjik, marrjen e mostrave dhe kryerjen e testimeve laboratorike;
  7. Përjashtimisht nga pika I e këtij vendimi, lejohet lëvizja kafshëve nga fermat e lira nga kjo sëmundje deri në thertore të licencuara, me pëlqimin paraprak të inspektorit veterinar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

III. Urdhërohen të gjithë menaxheret e tregjeve që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi të pezullojnë punën.

  1. Obligohen, Policia e Kosovës, organet Komunale në koordinim dhe bashkëpunim me AUV-në të bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të masave.
  2. Masat hynë në fuqi sot datë 29.07.2025
Tags: AUVSemundjeTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

“Përmendja e të pagjeturve e dallon nga Lajçaku” – Sorensen për herë të parë në Kosovë

Sorensen flet për vizitën në Beograd, thekson rëndësinë e normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

I kapen 38 qese kokainë një personi në Prishtinë

I kapen 38 qese kokainë një personi në Prishtinë

Zgjedhjet lokale – KQZ sot mban mbledhjen e radhës

Zgjedhjet lokale – KQZ sot mban mbledhjen e radhës

“Për Kosovë ja vlen” – Mbi pesë orë pritjet të shtunën në Merdarë për të dalë nga Kosova

40 minuta po presin mërgimtarët për të dalë nga Kosova

Pse këto 7 rituale në mëngjes do ju bëjnë të ndiheni më produktiv gjatë ditës

Pse këto 7 rituale në mëngjes do ju bëjnë të ndiheni më produktiv gjatë ditës

Prezantimi i Dakut te Zeniti, çështje ditësh

Fiorentina nuk e do Dakun

Sot luhet Liga e Parë, derbi në Mitrovicë

Sot luhet Liga e Parë, derbi në Mitrovicë

Muja drejtë Anderlechtit

Muja drejtë Anderlechtit

“Përmendja e të pagjeturve e dallon nga Lajçaku” – Sorensen për herë të parë në Kosovë

Sorensen flet për vizitën në Beograd, thekson rëndësinë e normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

I kapen 38 qese kokainë një personi në Prishtinë

I kapen 38 qese kokainë një personi në Prishtinë

Zgjedhjet lokale – KQZ sot mban mbledhjen e radhës

Zgjedhjet lokale – KQZ sot mban mbledhjen e radhës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X