TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ibrahimi thotë se s’ka nevojë për UA për shkarkimin e kryetarëve të komunave veriore: Ligji është i qartë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Disa komuna e cilësojnë kërcënim auditimin e veçantë për komunat që nuk i dorëzojnë listat e grevistëve

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, tha se për nisjen e proceduarve për shkarkimin e kryetarëve të komunave veriore, bazuar në Ligjin për vetëqeverisje lokale, nuk nevojiten akte nënligjore apo udhëzime administrative.

Kjo sipas tij, në nenin 72 të ligjit nuk shkruan që me akte nënligjor do të duhet të rregullohen procedurat e fillimit të shkarkimit të kryetarëve përmes iniciativave qytetare.

Ai tha se si Asociacion nuk kanë qenë të ftuar për hartimin e udhëzimit administrativë iniciuar nga Ministria e Pushtetit dhe Administrimit Lokal.

Ibrahimi shtoi se iniciativa e tillë qytetare për shkarkimin e një kryetari të një komune janë iniciativa të vështira.

“Shikoni, së pari është përhapur një informatë se Asociacioni i komunave të Kosovës ka qenë në grupin punues, i cili ka filluar punën për hartimin e udhëzimit administrativ për shkarkimin e kryetarëve me iniciativë qytetare. Neve si asociacion nuk kemi qenë të ftuar dhe as nuk kemi marrë pjesë në këtë takim. Duke marrë parasysh që ne e kemi ligjin për vetëqeverisje lokale, ligj i cili është jashtëzakonisht i avancuar sa i përket zhvillimit të demokracisë lokale ku në këtë ligj është edhe neni 72 ku jua mundëson qytetarëve inicimin e procedurave për shkarkimin e kryetarit të komunës. Domethënë është neni 72, janë tri pika të nenit 72 dhe nëse dikush mendon që të fillojë një iniciativë të tillë askush nuk e pengon. Pra, deri më tani nuk kemi pasur ndonjë rast ku dikush ka filluar një iniciativë të tillë sepse nuk është aq lehtë që me iniciativa qytetare të shkarkohet një kryetar i cili është i zgjedhur drejtpërdrejtë nga qytetarët e asaj komune përkatëse”, tha ai.

Ibrahimi duke shpjeguar mënyrën se si do të shkoj procesi i shkarkimit të kryetarëve në bazë të Ligjit theksoi se proceduar nuk është e thjeshtë dhe nuk garanton që mund të mblidhen 20% të nënshkrimeve për shkarkimin e tyre.

“Më duhet të theksoj që dikush ka mundur që moti ta bëjë këtë. Pra, nuk e ndalon askush. Ligji ekziston. Udhëzimi administrativ apo aktet nënligjore nuk mund të jenë mbi ligjin. Mirëpo procedura nuk është e thjeshtë. Së pari duhet të mblidhen 20% e nënshkrimeve të qytetarëve të cilët janë të regjistruar në listat zgjedhore. Tani duke marrë parasysh që kjo mund të jetë vetëm një iniciativë dhe nuk garantohet që po i mblodhe 20% të nënshkrimeve e shkarkove kryetarin. Pasi të mblidhen 20% e qytetarëve të regjistruar në lista zgjedhore ky peticion duhet të deponohet në kuvendin komunal, ku kryetari i kuvendit komunal e ka pastaj obligim ligjor ta dorëzojë peticionin në KQZ. Pastaj KQZ-ja e shikon peticionin dhe duhet 50% e 20%shit që kanë nënshkruar të votojnë edhe një herë pro shkarkimit të kryetarit. Pra kjo është një procedurë që kryhet për një muaj ose dy. Merr kohë. Pra sa merr kohë që të mblidhen nënshkrimet, pastaj tek kuvendi komunal kryesuesit ta deponojnë në KQZ dhe pastaj është punë e KQZ-së”, tha ai.

Drejtori i AKK-së tha se në nenin 72 të ligjit mbi vetëqeverisje lokale askund nuk shkruan që me akt nënligjor do të rregullohen procedurat e fillimit të shkarkimit të kryetarëve përmes iniciativave qytetare.

Sipas tij, kryetarët e komunave nuk janë të involvuar fare në proces edhe pse ky udhëzim administrativ është duke u hartuar për shkarkimin e tyre, e me këtë rast ai ka pyetur se a është ky veprim demokratik apo arbitrar. Ai theksoi se niveli qendror nuk është i gatshëm të bashkëpunojë me nivelin lokal sa i përket zgjidhjes së problemeve. /EO/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një person humb jetën në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Abdixhiku përkujton veprimtarin Aganin: Vrasja e tij nga forcat serbe ishte një plagë e rëndë

Nisja e Ramazanit, Abdixhiku uron besimtarët myslimanë

Një person humb jetën në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën