TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Ibër Lepenci: Pllashniku u largua nga puna për sjellje kërcënuese, jo për veprime politike  

nga tëvë1
14 orë më parë
3
A A
Ibër Lepenci: Pllashniku u largua nga puna për sjellje kërcënuese, jo për veprime politike  

Ndërmarrja Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc”, ka mohuar se ndërprerja e marrëdhines së punës ndaj Agim Pllashnikut  ka të bëjë me deklarimet e tij ndaj deputetes Fitore Pacolli apo veprimet e tij politike.

Në një përgjigje për teve1.info nga kjo ndërmarrje është thënë se largimi i tij nga puna ka të bëjë me sjelljet e tij, kërcënuese, shantazhuese e jo profesionale.

“Shqiptimi i masës disiplinore për ndërprerjen e marrëdhënies së punës me zotin Pllashniku nuk ka asnjë lidhje me veprimet politike të tij… Largimi nga puna është bërë për shkak të sjelljes së tij jashtëzakonisht kërcënuese, shantazhuese, jo profesionale dhe në kundërshtim me normat etike, përfshirë kanosjen e drejtpërdrejtë të një anëtari të menaxhmentit të ndërmarrjes”, thuhet nga kjo kompani.

Nga kompania kanë listuar edhe aryeset e largimit të Pllashnikut nga vendi i punës.

“Arsyeja ligjore dhe disiplinore për ndërprerjen e marrëdhënies së punës me z. Agim Pllashniku ka qenë shkelja e rëndë e detyrimeve të punës, fillimisht e manifestuar përmes mosrespektimit të orarit zyrtar të punës dhe largimeve të paautorizuara nga vendi i punës, për të cilat atij i është shqiptuar masë disiplinore – vërejtje me shkrim. Më pas, në të njëjtën ditë, z. Pllashniku ka ushtruar sjellje kërcënuese, jo profesionale dhe jo etike, përfshirë:Kanosje të drejtpërdrejtë ndaj një drejtuesi të lartë të ndërmarrjes,Gjuha fyese dhe shantazhuese ndaj stafit menaxhues,Pengim të punës dhe cenim të autoritetit institucional,Sjellje të përsëritura në kundërshtim me detyrimet e kontratës së punës, Rregulloren për Lidhjen e Marrëdhënies së Punës dhe Përgjegjësinë Disiplinore, si dhe me dispozitat përkatëse të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212.Bazuar në të gjitha këto, punëdhënësi I ka  shqiptuar masën disiplinore – ndërprerjen e menjëhershme të kontratës së punës”, është thënë nga kompani.

Tutje ata kanë bërë të ditur se gjatë muajit korrik  Pllashniku ka kryer veprime që bien ndesh me rregulloren e brendshme duke mbyllur kamerën monitoruese të hyrje – dalje në shumë raste.

“Drejtori i Departamentit i ka shqiptuar vërejtje me shkrim zotëri Pllashnikut. Në të njëjtën ditë të shqiptimit të vërejtjes, z. Pllashniku ka ardhur në selinë qendrore të ndërmarrjes dhe, sipas dëshmive të dëshmitarëve të dhëna me shkrim (pas kërkesës së Sekretarit të ndërmarrjes), ka kanosur me jetë Drejtorin e Departamentit. Ai ka përdorur gjuhë fyese, shantazhuese dhe joprofesionale”, kanë thënë nga “Ibër – Lepenci”.

Nga kjo kompani është thënë se ndaj Agim Pllashnikut është paraqitur kallëzim penal për dy vepra penale.

“Në mbështetje të dispozitave të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, Ndërmarrja Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” Sh.A. ka paraqitur kallëzim penal kundër z. Agim Pllashniku për shkak se i njëjti ka kryer veprat penale:

“Kanosja” nga neni 181 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe“Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” nga neni 401 i të njëjtit Kod. Kallëzimi penal është parashtruar pranë Prokurorisë Themelore në Prishtinë, në përputhje me të drejtën e subjektit juridik për të mbrojtur integritetin institucional dhe sigurinë e punonjësve të tij”, thuhet tutje.

Avokati Gent Gjini i angazhuar nga familja Pllashniku e ka cilësuar kwtw veprim si një hakmarrje të drejtpërdrejtë pas dorëzimit të kallëzimit penal ndaj deputetes Fitore Pacolli.

Sipas avokatit Gjini, Pllashniku është pushuar nga puna pa asnjë paralajmërim, pa asnjë shkelje të evidentuar dhe pa asnjë bazë ligjore.

 

Tags: Ibër-Lepencilargimi nga punaPllashnikuTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Pritjet për të dalë nga Kosova te Dheu i Bardhë po zgjasin mbi 1 orë

Deri në dy orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë

Zyrtari i lartë amerikan David Baker viziton Kosovën, pritet nga Maqedonci

Zyrtari i lartë amerikan David Baker viziton Kosovën, pritet nga Maqedonci

E shtuna me diell dhe vranësira gjatë ditës

E shtuna me diell dhe vranësira gjatë ditës

Baraliu: Vendimi i ri i Kushtetueses të jap udhëzime të qarta për konstituimin e Kuvendit

Baraliu: Vendimi i ri i Kushtetueses të jap udhëzime të qarta për konstituimin e Kuvendit

Pritjet për të dalë nga Kosova te Dheu i Bardhë po zgjasin mbi 1 orë

Deri në dy orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë

Pas Dua Lipës, Shawn Mendes sonte në skenën e Sunny Hill Festival

Pas Dua Lipës, Shawn Mendes sonte në skenën e Sunny Hill Festival

Zyrtari i lartë amerikan David Baker viziton Kosovën, pritet nga Maqedonci

Zyrtari i lartë amerikan David Baker viziton Kosovën, pritet nga Maqedonci

E shtuna me diell dhe vranësira gjatë ditës

E shtuna me diell dhe vranësira gjatë ditës

Baraliu: Vendimi i ri i Kushtetueses të jap udhëzime të qarta për konstituimin e Kuvendit

Baraliu: Vendimi i ri i Kushtetueses të jap udhëzime të qarta për konstituimin e Kuvendit

“InfoNata” 01.08.2025

“InfoNata” 01.08.2025

“Këndi i Debatit” 01.08.2025

“Këndi i Debatit” 01.08.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X