Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 17-vjeçarit Xhengiz Hyzeiri nga Gjilani, i cili është shpallur i zhdukur që nga 2 janari.
“Xhengiz (Aliriza) Hyzeiri, i lindur më 15.07.2008, me adresë banimi në rrugën “Lufta e Gjilanit”, qyteti Gjilan, është shpallur person i humbur që nga data 02.01.2026, dhe deri më tani nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.








