TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

I strehoi 275 qenë endacakë, Komuna e Prishtinës e paguan qytetarin 165 mijë euro në vit

165 mijë euro në vit po i përfiton një qytetar nga Komuna e Prishtinës, pasi i strehoi 275 qenë endacak. Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve ka ngritur dyshime për keqpërdorime, në procesin e ndarjes së 50 eurove për secilin person që strehon qenë endacak në kryeqytet. Mirëpo nga Komuna thonë se po i bëjnë të gjitha inspektimet e nevojshme

by Fëllënza Krasniqi
3 muaj ago
5 0
A A

13 mijë e 750 euro është shuma që qytetari P.G merr në muaj për 275 qentë që ai ka adaptuar.

Për secilin nga 275 qentë që ka strehuar, Komuna e Prishtinës e paguan këtë qytetar me nga 50 euro, dhe shifra totale që ai përfiton brenda një viti, është 165 mijë euro.

Nga programi i njëjtë i subvencionimit për strehimin e qenve endacakë, mijëra euro në muaj, e dhjetëra mijëra në vit, përfitojnë edhe të paktën 12 persona në kryeqytet.

78 mijë euro në vit është shuma që përfiton qytetari S.R për 130 qentë që ka strehuar, kurse 47 mijë euro në vit, i përfiton D.R që ka strehuar 79 qenë.

Sipas listës së personave që kanë mbi pesë qenë të adoptuar, për një vit, Komuna e Prishtinës i paguan 24 persona me 621 mijë euro.

Për shpenzimin e këtyre mjeteve, Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve, ka ndezur alarmin për keqpërdorime.

“Ne masën e subvencionimit nuk e kemi parë si ide të keqe, por kemi pasur dyshimet tona që edhe do të mund të keqpërdorej prej njerëzve që jo vetëm që nuk i duan kafshët, por edhe nuk din të merren më to. Aq më pak të strehojnë kafshë endacake të cilat e kanë një temperament specifik edhe të ndryshëm se sa qentë e tjerë që i mbajmë në shtëpi”, thotë Elza Ramadani nga Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve.

Nga ky Fondacion kërkojnë transparencë më të madhe nga Komuna e Prishtinës, duke e cilësuar nismën si jo të organizuar mirë.

“Kërkojmë më shumë llogari nga Komuna e Prishtinës sa i përket shpenzimit sipërfaqësorë dhe goxha të keq të parasë publike. Kur e kemi pa që vetëm 12 individ adaptues po përfitojnë 500 mijë euro në vit për strehimin e qeneve, për një strehim që nuk bazohet në kritere ligjore. Për ne, kjo nuk është e pranueshme se kanë pasur mjaftë kohë që të bëjnë një plan veprim më të mirë dhe të sigurt”, thotë ajo.

Ata madje thonë se në disa raste nuk respektohet as mirëqenia minimale e kafshëve.

E se ka pasur raste të tilla, e thonë edhe nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari.

“Ne, në disa raste kur ka pasur lajmërime nga ana e OJQ-ve kemi realizuar inspektime në terën tek disa mbajtës të qeneve dhe në secilin rast është shkruar proces verbal mbi gjitha që janë gjetur në inspektim janë evidentuar ato dhe janë dhënë afatet kohore për përmirësim të kushteve. Në secilin rast kur kushtet dhe urdhëresat e inspektorit nuk respektohen atëherë inspektori pason me masa të tjera dhe inspektimin e dytë, për të vërtetuar se a janë përmirësuar gjetjet apo jo. Në secilin rast ka specifika të ndryshme të gjetjeve duke përfshirë kushtet higjienike, kushtet fizike të hapësirave ku mbahen këta qenë dhe për secilin rast janë vërejte të veçanta”, thotë Lamir Thaçi.

Në anën tjetër, sipas Komunës së Prishtinës, personat që kanë strehuar qenë endacakë, i respektojnë të gjitha kushtet.

“Çdo adoptues duhet të ketë vend të mjaftueshëm për qentë, kushte higjienikë, ujë të mjaftueshëm, mirëmbajtje të rregullte të hapësirës, ushqim të mjaftueshëm dhe mirëqenie. Për monitorimin pas adoptimit për të siguruar një mirëqenie dhe në asnjë formë keqtrajtim të tyre është caktuar komision i cili bën monitorimin tek adoptuesit. Mjetet e ndara për subvencione (50 euro në muaj) për vitin 2024 ishin 150,000 €, ndërsa për vitin 2025 mbi 350,000 €, por që janë të pamjaftueshme. Të adoptuar – mbi 1,000 qenë deri më tani”,kanë thënë nga Komuna e Prishtinës.

Nga komuna kanë theksuar se që nga fillimi i mandatit, e kanë trajtuar me prioritet çështjen e qenve endacakë.

Ndërkaq, më 11 shtator të vitit të kaluar, është hapur edhe Strehimorja, Qendra për trajtimin e qenve endacakë në kryeqytet.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Kurti dhe Maqedonci pranojnë dronët turk “SkyDagger 15”

Kurti dhe Maqedonci pranojnë dronët turk “SkyDagger 15”

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Tentim vrasje në Drenas, theret me thikë një person – Arrestohet një 29 vjeçar

Vendimet që i mori sot Qeveria në detyrë

IKD kërkon hetim nga Prokuroria Speciale për vendimet e fundit të Qeverisë në detyrë

Osmani dekoron Infantinon me “Medaljen e nderit”

Osmani dekoron Infantinon me “Medaljen e nderit”

Kurti dhe Maqedonci pranojnë dronët turk “SkyDagger 15”

Kurti dhe Maqedonci pranojnë dronët turk “SkyDagger 15”

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Tentim vrasje në Drenas, theret me thikë një person – Arrestohet një 29 vjeçar

Turqia dënon sulmin izraelit ndaj Flotiljes së Lirisë si akt piraterie dhe kërkon lirimin e aktivistëve

Turqia dënon sulmin izraelit ndaj Flotiljes së Lirisë si akt piraterie dhe kërkon lirimin e aktivistëve

Vendimet që i mori sot Qeveria në detyrë

IKD kërkon hetim nga Prokuroria Speciale për vendimet e fundit të Qeverisë në detyrë

Përleshje në Athinë gjatë protestës pro-Palestinë

Përleshje në Athinë gjatë protestës pro-Palestinë

Osmani dekoron Infantinon me “Medaljen e nderit”

Osmani dekoron Infantinon me “Medaljen e nderit”

Arinjtë dëmtojnë një varrezë në Bllacë të Suharekës, i futen në pronë edhe një banori

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën