TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

I skadoi mandati në nëntor të 2023-tës, kryetari i KRPP-së ende ushtron funksionin me ushtrues detyre

Kryetarit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, Osman Vishaj i ka skaduar mandati më 1 nëntor 2023 dhe se nga ajo kohë ai është duke e ushtruar funksionin me ushtrues detyre. Njohës të fushës vlerësojnë se kjo pozitë po mbahet kundërligjshëm dhe se vendimet janë të kontestueshme.

by Lindrit Zejnullahu
9 muaj ago
4 0
A A

Janë bërë më shumë se një vit e gjysmë që kryetari i Komisionit Rregullativ i Prokurimit Publik, Osman Vishaj është pa mandat.

Sipas vendimit të Kuvendit, atij i ka skaduar afati më 1 nëntor të vitit 2023.

Në Ligjin për Zyrtarët publikë, parashihet që më së shumti një vit mund të ushtrohet një funksion me Ushtrues Detyre por që kjo është tejkaluar.

Kjo situatë po shihet si shqetësuese nga njohësi i prokurimit, Valmir Ilazi.

“Pikë së pari cenohet siguria juridike pasi kur një funksionar qëndron në pozitë me ushtrues detyre për një kohë të gjatë e kemi një gjendje që krijohet e përkohshme ose që bëhet de facto ose që bie ndesh me parimet e një administrate të qëndrueshme dhe profesionale. Kjo situatë dëmton edhe kredibilitetin e institucionit pasi një person me pozitë me ushtrues detyre mund të shihet si më i varur politikisht dhe më pak i llogaridhëshëm”, tha Ilazi.

Si rrjedhojë, edhe vendimet e nxjerra përgjatë kësaj periudhe nuk janë të vlefshme njësoj si me mandat ekzekutiv.

“Në praktikë kjo po anashkalohet sepse çdo vendim i marrë brenda këtij afati është i paligjshëm dhe në rrethana normale nuk duhet të prodhojë efekt juridik. Në këtë kuptim vendimet strategjiike, politike përfshirë emërimet, ndryshimet strukturore apo çdo vendim që ndikon në të ardhmen e institucionit nuk do të duhej të mrrreshin nga një person që e ushtron funksionin në kundërshtim me afatet ligjore”, tha njohësi i fushës së prokurimit.

Kurse nga rrjeti i Organizatave joqeveritare AVONET, këtë e cilësojnë si shkelje e rëndë ligjore e rendit juridik të vendit.

“Çdo vendim që mirret nga këta persona pas kalimit të afatit maksimal prej një viti që është i paraparë në nenin 35 të paragrafit 2 të Ligjit për Zyrtarët Publikë, ato vendime do të konsiderohen të kundërligjshme, por qysh do të bëheshin ato të kundërligjshme? Ato vendime të kundërligjshme do të bëheshin në mënyrë efektive të kundërligjshme nëse palët e interesuara do të ndiqnin rrugët juridike duke i kontestuar aktet e marra nga persoant në fjalë pas kalimit të afatit një vjecar atëehrë të gjitha ato venidme do të shpalleshin të kundërligjshme nga Gjykata”, tha Shefki Berisha.

Tëvë1 ka pyetur Kuvendin e Kosovës dhe Qeverinë për arsyen e mosemërimit të kësaj pozite.

Mirëpo gjatë javës asnjë nga këto institucione nuk kanë kthyer përgjigje.

Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, është njëri prej tri organeve qendrore që funksionon në fushën e tenderimit.

Aktualisht, ka disa pozita në shumë institucione përfshirë Ministri të ndryshme, që pozitat janë me ushtrues detyre – shqetësim i cili u paraqit edhe nga raportet financiare vjetore të Zyrës Kombëtare të Auditimit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Live – Nis seanca konstituive e Kuvendit

Rreziku për zgjedhje të reja, deputetët të paktën 34 ditë kohë për marrëveshjet ndërkombëtare

Vrasja e Liridona Ademajt, Murseli e Plava japin versione të ndryshme për ngjarjen

Vrasja e Liridona Ademajt, Murseli e Plava japin versione të ndryshme për ngjarjen

Pacolli: Fola me Radoiçiqin në praninë e Kurtit dhe Osmanit një ditë para zgjedhjes së Presidentes

“Njerëz të çmendur” – Pacolli reagon ndaj pretendimeve se ishte në dijeni për vrasjen e Liridona Ademajt

Kush e shpërndanë Kuvendin, kushtetuta apo presidenti?

Ylli triumfon në Ligën Unike

Ylli triumfon në Ligën Unike

Live – Nis seanca konstituive e Kuvendit

Rreziku për zgjedhje të reja, deputetët të paktën 34 ditë kohë për marrëveshjet ndërkombëtare

Vrasja e Liridona Ademajt, Murseli e Plava japin versione të ndryshme për ngjarjen

Vrasja e Liridona Ademajt, Murseli e Plava japin versione të ndryshme për ngjarjen

Pacolli: Fola me Radoiçiqin në praninë e Kurtit dhe Osmanit një ditë para zgjedhjes së Presidentes

“Njerëz të çmendur” – Pacolli reagon ndaj pretendimeve se ishte në dijeni për vrasjen e Liridona Ademajt

Kush e shpërndanë Kuvendin, kushtetuta apo presidenti?

“Ky është gjenocid” – turisti italian habitet kur i sheh masakrat serbe në Kosovë

“Ky është gjenocid” – turisti italian habitet kur i sheh masakrat serbe në Kosovë

Turqia në finale, pret Kosovën apo Sllovakinë

Turqia në finale, pret Kosovën apo Sllovakinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën