TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova

by Tëvë1
1 vit ago
0
A A
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova

Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamadovës, një shtetase të Taxhikistanit, e cila ka jetuar në Kosovë për më shumë se 20 vjet.

Arsyet për vendimin nuk dihen ende ndërsa avokati i saj, Labinot Vata, i tha Radios Evropa e Lirë se do të bëjë ankesë mbi këtë vendim.

Atomamadova, që nga fillimi i nëntorit po mbahet në Qendrën e Paraburgimit për të Huajt në Vranidoll, pranë kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë, pasi ka marrë një urdhër dëbimi nga Kosova.

Asaj paraprakisht i është refuzuar aplikimi për shtetësi dhe i është revokuar leja e qëndrimit në Kosovë, vendime për të cilat ajo është ankuar, duke bërë paralelisht kërkesë për azil.

Arsyet për këto vendime ndaj saj nuk dihen publikisht, ndonëse mediat lokale më 5 nëntor raportuan se ajo dyshohet për spiunazh për Rusinë, informacion i pa konfirmuar zyrtarisht.

Institucionet e Kosovës janë mbyllur për të dhënë informacion lidhur me këtë çështje, si dhe kanë refuzuar kërkesën e Radios Evropa e Lirë për vizitë dhe intervistë me Atomamadovën.

Shërbimi taxhik i Radios Evropa e Lirë, i njohur lokalisht si Radio Ozodi, ditë më parë, kontaktoi familjen e Atomamadovës, e cila konfirmoi se ajo ka jetuar në Kosovë për një kohë të gjatë.

Edhe avokati i saj i kishte thënë REL-it se klientja e tij ka jetuar në Kosovë që nga viti 2001.

Ai ka thënë se, sipas informacionit nga klientja e tij, ajo kishte punuar ose ishte angazhuar si përkthyese në organizata të njohura lokale dhe ndërkombëtare dhe kishte kryer shkollim për infermieri.

Ndër organizatat e përmendura janë misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) dhe misioni paqeruajtës i NATO-s (KFOR).

UNMIK-u në një përgjigje për REL-in më 18 nëntor, tha se sipas të dhënave që kanë “Sitora Atomamadova nuk ka punuar për UNMIK-un”.

Në anën tjetër, KFOR-i, më 19 nëntor, i tha REL-it se ky lloj informacioni (nëse Atomamadova ka punuar aty) “nuk mund të zbulohet për shkak të rregullativës për mbrojtje të privatësisë”.

E lindur në vitin 1972 në qytetin Khorog të Taxhikistanit, Atomamadova e la vendin e saj në fillim të viteve 2000.

Familja e saj pretendon se ajo nuk ka lidhje me Rusinë, megjithëse e vizitoi vendin dhjetë vjet më parë për të takuar nënën e saj, e cila ishte duke vizituar një anëtar tjetër të familjes.

Taxhikistani ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik deri në shpalljen e pavarësisë më 1991.

Megjithatë, vendi u përball me një luftë civile të ashpër nga viti 1992 deri më 1997 dhe që atëherë është udhëhequr nga presidenti Emomali Rahmon.

Sipas familjes së saj, në Kosovë, ajo ka punuar si përkthyese dhe madje edhe si mësuese anglishteje në disa raste.

Në vitet e fundit, gjashtë shtetas të Taxhikistanit janë dëbuar ose ekstraduar nga vende të ndryshme evropiane.

Kjo është shtuar veçanërisht pasi Rusia akuzoi shtetas të Taxhikistanit për sulmin terrorist në Crocus City Hall në Moskë dhe ka pasur raportime për taxhikë që kanë marrë pjesë në sulme terroriste në Iran dhe Turqi dhe që përgatiteshin për sulme të tilla në Gjermani.

Të gjithë shtetasit e Taxhikistanit të dëbuar ose ekstraduar pa përjashtim u dënuan me dënime të gjata me burgim.

Gjatë periudhës 2018-2022 , janë ekzekutuar 550 largime me forcë nga territori i Republikës së Kosovës.

Numri më i madh i personave të larguar ishin nga Shqipëria me 80 për qind, 9 për qind ishin qytetarë nga Serbia dhe 11 për qind nga vendet e tjera./Radio Evropa e Lirë

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Ishte ëndrra e prindërve” – Katër vëllezërit nga Prishtina nisën për Haxh

“Ishte ëndrra e prindërve” – Katër vëllezërit nga Prishtina nisën për Haxh

Marta Kos javën tjetër vjen në Kosovë për herë të parë

Marta Kos: Viti 2026 mund të jetë mundësi për Kosovën drejt BE-së

Çitaku: Seanca në OKB barasvlerësoi sulmin terrorist në Banjskë me dinarin

Çitaku: Samiu shkoi në prokurori sepse e respekton shtetin, Kurti jo vetëm që refuzon por e sfidon

Reagon Hysni Mehani pas lirimit të Sami Lushtakut: Unë jam më i fortë se çdo herë, sulmet tinëzare nuk me ndalin

Rama: Mbi 30 intervenime në Prishtinë pas reshjeve dhe vërshimeve

Rama akuzon Kurtin për tensionim të situatës në Skenderaj: Po përdor institucionet për manipulim

OVL-UÇK falënderon qytetarët pas intervistimit të Lushtakut: Dëshmuat unitet, mesazh i qartë i respektit për luftën e UÇK-së

OVL-UÇK falënderon qytetarët pas intervistimit të Lushtakut: Dëshmuat unitet, mesazh i qartë i respektit për luftën e UÇK-së

Kos bën thirrje për institucione të qëndrueshme, që Kosova të ecë përpara drejt BE-së

Kos bën thirrje për institucione të qëndrueshme, që Kosova të ecë përpara drejt BE-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën