Gani Ahmetxhekaj, i mbijetuar i masakrës së Burgut të Dubravës, ka thënë se serbët kanë humbur gjurmët e disa të vrarëve që janë bërë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s.
Ahmetxhekaj ka thënë se serbët kanë hapur 60 varre, ka pas trupa edhe më shumë në fshatin Rakosh.
Por, sipas tij aty janë varrosur vetëm të vdekurit si pasojë e shpërthimeve. Ai në emisionin “ Këndi i Debatit” në Tëvë 1 tha se dyshon se trupat që janë vrarë nga plumbat janë zhdukur.
“60 trupa i kanë varrosë në fshatin Rakosh, numri i të vrarëve ka qenë shumë i madh por janë kanë vetë 60 varre. Sipas mendimit tim të gjithë ata që janë kanë të vrarë nga mjetet shpërthyese me bomba i kanë vendos në Rakosh ,ata që kanë qenë të vrarë nga plumbat i kanë zhduk kufomat e tyre krejt”, tha ish-i burgosuri.







