Një qytetar i moshës 33-vjeçare me inicialet L.H. është ndaluar pasi i është gjetur dhe sekuestruar një revole e tipit “Marakov” dhe tetë copë fishekë, raporton teve1.info
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën “Xhemail Mustafa” në Podujevë, derisa deri tek sekuestrimi i armës ka ardhur pas një kontrolli të detajuar tek i dyshuari.
“Sot rreth orës 04:00, Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht zyrtarët e njësisë së reagimit të shpejtë, kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë;
• Një revole të tipit MAKAROV, si dhe
• Tetë copë fishekë.
Sekuestrimi rezultoi pas ndalimit dhe kontrollit të detajuar që i’ u bë një të dyshuari në rrugën “Xhemail Mustafa” në Podujevë.
Ndaj të dyshuarit;
• L. H, mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, hetuesit e stacionit policor në Podujevë, iniciuan një hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe të njëjtin e proceduan më tej.”, thuhet në komunikatën e Policisë