TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

I dyshuari për spiunazh ankohet për shëndetin, sërish shtyhet seanca

Sot ishte paraparë të mbahej seanca gjyqësore ndaj dy të dyshuarëve për spinazh, Bedri Shabanit e Muharrem Qerimit. Mirëpo për shkak të problemeve shëndetësore të Bedri Shabani, kjo seancë u shty për datën 20 nëntor.

by Doresa Geci
3 muaj ago
0 0
A A

Me pranga në duar e të rrethuar nga Policia, u sollën në gjykatore.

Ish doganieri Bedri Shabani dhe ish polici Muahrrem Qerimi  të enjten patën seancën e fjalës hyrëse në rastin ku po gjykohen për  veprën penale të spiunazhit.

E më të filluar punimet në gjykatore, Shabani paraqiti disa probleme shëndetësore me ç’rast tha se e ka edhe një kërkesë.

“Nuk kam qenë në gjendje të mirë shëndetësore, me kanë dërguar tek mjeku kam marr terapi dhe për çdo 30 minuta jam në mbikëqyrje të mjekëve, prandaj për shkak të shëndetit nuk jam në gjendje me vazhu”, tha i akuzuari Shabani.

E pas kësaj Gjykata ndërpreu seancën për 30 minuta, pasi kërkoi sqarim në lidhje me gjendjen shëndetësore të Bedri Shabanit nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

E pas kësaj ata morën një përgjigje nga Qendra e Paraburgimit në Gjilan.

“Gjykata menjëherë ka kontaktuar me qendrën e paraburgimit ne Gjilan ku përmes emailit ka kërkuar sqarime në lidhje me gjendjen shëndetësore të Bedri Shabanit. Menjëherë nga doktori i kësaj qendre  kemi marrë përgjigje se i pandehuri Bedri Shabani me date 11.11.2025 është lajmëruar për konsulltë tek mjeku i burgut. Poashtu të njëjtit i është rekomanduar terapi dhe konsullta tek specialistët përkatës”, bëri të ditur Rrahman Beqiri, kryetar i trupit gjykues.

Këtu madje u bë e ditur, se Shabani ka pasur kontroll edhe në mëngjesin e së enjtes dhe se parametrat e tij ishin brenda vlerave  normale.

E pas kësaj, Shabani kërkoi edhe një herë që në mënyrë humane të shtyhet seanca.

“Kam shqetësime të shumta dhe kërkoj në mënyrë humane që kjo seancë dhe e radhës të shtyhen. Terapia që e marr është e rëndë dhe shpresoj që në seancat tjera të jem më mirë”, tha ai.

E meqenëse u biseda për shëndetin e klientit të tij, avokati Besnik Berisha kishte një kërkesë.

“Meqenëse është çështje e natyrës personale, shëndetësore, humanitare,  kërkoj që kjo çështje të jetë pa publicitet”, u shpreh Berisha.

Pas kësaj kërkesë të Berishës mediat u larguan nga seanca.

Pas afër gjysmë ore u bë e ditur se seanca u shty me datën 20 nëntor.

Edhe më 22 shtator nisja e gjykimit u anulua shkaku që avokati i Shabanit, Besnik Berisha, ishte në një seancë për vrasje në Gjykatën Themelore në Gjakovë.

Kujtojmë që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, më 19 shkurt 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të cilët i ngarkon se kanë mbledhur dhe dërguar informacione e dokumente tek BIA serbe lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, eprorët e pjesëtarët e saj, Policinë, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë e Inspektoratin Policor të Kosovës, si dhe për ngjarje e objekte specifike, përfshirë edhe një masakër- atë të Reçakut.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis mbledhja e Komisionit për Integrime ku do të shqyrtohet Projektligji për Planin e Rritjes, Murati prezent

Nis mbledhja e Komisionit për Integrime ku do të shqyrtohet Projektligji për Planin e Rritjes, Murati prezent

Murati: Situata e pagave të RTK-së është e vështirë, po kërkojmë zgjidhje

Murati: Kurti i gatshëm të diskutojë me partitë për çështjen e presidentit

Beteja për mandatet e rezervuara: Kush mori votat e kujt?

Dy komisione të Kuvendit të Kosovës mblidhen për herë të parë pas formimit

Rasti spiunazhit ndaj zyrtares së OSBE-së, Apeli shpall prova të pranueshme gjetjet në telefonin e saj

Rasti spiunazhit ndaj zyrtares së OSBE-së, Apeli shpall prova të pranueshme gjetjet në telefonin e saj

FBK konfirmon finalen e Kupës në Rahovec

Ancelotti deri më 2030 në krye të Brazilit

Nis mbledhja e Komisionit për Integrime ku do të shqyrtohet Projektligji për Planin e Rritjes, Murati prezent

Nis mbledhja e Komisionit për Integrime ku do të shqyrtohet Projektligji për Planin e Rritjes, Murati prezent

Emisioni “Mesditë” 13.02.2026

Emisioni “Mesditë” 13.02.2026

Peja 03 e Bashkimi kërkojnë triumfin në Kupë

Peja 03 e Bashkimi kërkojnë triumfin në Kupë

Murati: Situata e pagave të RTK-së është e vështirë, po kërkojmë zgjidhje

Murati: Kurti i gatshëm të diskutojë me partitë për çështjen e presidentit

Beteja për mandatet e rezervuara: Kush mori votat e kujt?

Dy komisione të Kuvendit të Kosovës mblidhen për herë të parë pas formimit

Ismajli nuk luan as ndaj Bolognas

Ismajli nuk luan as ndaj Bolognas

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën