I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff i cili po qëndron në Izrael për vizitë, ka thënë të martën se se armëpushimi në Gaza po ecën përpara “dhe ne jemi vërtet krenarë për atë që ka ndodhur këtu”.
“Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje ishte një sfidë në vetvete, por zbatimi është ajo që do të jetë më e rëndësishmja dhe mendoj se kjo e tejkalon atë që mendonim se do të ishim në këtë kohë”, tha Ëitkoff në një konferencë shtypi me zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë në Izrael.
Ai tha se qendra e drejtuar nga SHBA-të në Izrael, e ngritur për të mbikëqyrur armëpushimin, mund të jetë një model për t’i dhënë fund konflikteve të ardhshme, shkruan Al Jazeera.
“Kemi mësuar shumë… ndërsa kuptojmë të gjitha hollësitë e mënyrës së modulimit të marrëveshjes së paqes dhe kalojmë nga lufta në paqe.”