Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Ngacmim seksual’.
I njëjti e ka pranuar se i ka dërguar mesazhe erotike një vajze të moshës së mitur.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Pas një pune hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që përmes rrjeteve sociale i ka dërguar mesazhe me përmbajtje erotike viktimës femër kosovare e mitur. I dyshuari në dëshminë e tij ka pranuar se i ka dërguar mesazhe viktimës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.