Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në Klinë ndërsa me vendim të prokurorit thuhet se i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, shkruan teve1.info.
“Klinë 05.06.2022 – 15:30. Një i dyshuar kosovar është arrestuar për arsye se në gjendje të dehur e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.