TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

I akuzuari për kanosje të ministrit Peci pranon fajësinë

nga teve1
26 Maj, 2025
3
A A
I akuzuari për kanosje të ministrit Peci pranon fajësinë

Të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca për rastin e kanosjes ndaj ministrit në detyrë, Faton Peci.

Në këtë seancë, Blerim Avdiu, i akuzuar për kanosje ndaj ministrit Peci pas leximit të aktakuzës nga prokurori Besart Mustafa ka pranuar fajësinë.

“E pranoj fajësinë, unë ministrin nuk e kam parë asnjëherë, as s’kam pas diçka punë. Kam respekt për të, nuk e kam ditë kush është. Kam qenë në shtetin kroat, i dehur, i papunë edhe nuk e di as vetë çka kam shkru, të nesërmen e pash telenonin, e kam thyer dhe kam kërkuar ndihmë nga mjekët kroat”, ka deklaruar Avdiu.

Prokurori i Prokurorisë Themelore, Besart Mustafa i ka propozuar gjykatës që ta aprovojë pranimin e fajësisë dhe ta dënojë të akuzuarin në përputhje me ligjin.

Gjyqtarja e rastit Valbonë Fejza e ka aprovuar pranimin e fajësisë.

Ndërkaq, avokati i të pandehurit, Halim Shala, ka thënë se Avdiu nuk ka të kaluar kriminale.

“Është hera e parë që bie ndesh me ligjin dhe natyrshëm nuk i ka kuptuar pasojat e veprimeve të tij dhe nuk e ka kuptuar as pozitën e personit që ia ka drejtuar kanosjen”, ka thënë Shala.

Nga ana tjetër, Peci ka thënë se pranimi i fajësisë nga Avdiu është i paalternativë, por mendon se nuk është e vërtetë se ai ka qenë i dehur, ngase kërcënimi është përsëritur tri herë.

“Mendoj që pranimi i fajësisë nuk ka alternativë dhe mendoj se fajësia është bërë si përpjekje për të pas rrethana lehtësuese dhe deklarimi që ka qenë i dehur mendoj që është i pavërtetë. Arsyeja pse mendoj që nuk është e vërtetë se kërcënimi është përsëritë tre herë. Gjendja e një të dehuri nuk zgjat më shumë se 24 orë, kur tre herë radhazi e ka përsëritë kërcënimin”, është shprehur Peci.

Ai ka shtuar se i pandehuri e ka kanosur dhe sharë edhe me anëtarë të familjes dhe se ky kërcënim shpërfaq urrejtje ndaj tij.

“Shpërfaq një urrejtje që ka buru nga dikah e unë mendoj se shkrimet dhe shpifjet e vazhdueshme kundër meje potencialisht kanë mundur me qenë motivi për shkak se nuk kanë mundur të jenë ndryshe sepse asnjëherë nuk kam pas konflikt me askënd”, ka deklaruar ministri në detyrë.

Shpallja e aktgjykimit për këtë rast do të bëhet më 28 maj.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 26 mars 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Blerim Avdiut, të cilin e ngarkon se më 2 mars 2025 me rastin e postimit të një fotografie në rrjetin social “Facebook” nga i dëmtuari Faton Peci- si ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural lidhur me aktivitetet e tij si ministër, Avdiu nga profili i tij në “Facebook” me dashje ka kanosur seriozisht të dëmtuarin, duke i dërguar mesazhe fyese dhe kanosëse.

“Si kryeminel ti q… edhe ata të vdekurit une kam me të vra jo tjetër kush, kryeminel ti gjall e un gjall nuk kemi me jetu jo pot tham qat ditë se te mrri në ks asnjani nuk kena me kan ket jet o bir shkine o bir shkavi ta dish edhe vorrin e nanes, kryeminel mos harro me 28 maj jam në kufi veq me ardh me të vra ty kena me ardh dije mirë”, citohen në aktakuzë fjalët kërcunese të të akuzuarit drejtuar të dëmtuarit Peci.

Me çka, sipas Prokurorisë, i akuzuari Avdiu me këto fjalë ka shkaktuar te i dëmtuari Peci ndjenjën e frikës dhe ankthit për jetë.

Andaj, për këto veprime, Avdiu ngarkohet se ka kryer veprën penale “Kanosje” nga neni 181, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kadrijaj: Aleanca nuk e ka asnjë rrezik për ta kaluar pragun, ju garantoj

Kadrijaj: Aleanca nuk e ka asnjë rrezik për ta kaluar pragun, ju garantoj

Policia apelon për kujdes në komunikacion, shkak kushtet atmosferike

Të shtëna me armë zjarri në “Bregun e Diellit” në Prishtinë

Trump fiton në Karolinë të Veriut

Trump: Kosova e Serbia po shkonin drejt luftës, u thashë se nëse ndodh s’ka më tregti me SHBA-në

“Vidovdani” nën masa sigurie – Paralajmërohen tensione

“Vidovdani” nën masa sigurie – Paralajmërohen tensione

Kadrijaj: Aleanca nuk e ka asnjë rrezik për ta kaluar pragun, ju garantoj

Kadrijaj: Aleanca nuk e ka asnjë rrezik për ta kaluar pragun, ju garantoj

Policia apelon për kujdes në komunikacion, shkak kushtet atmosferike

Të shtëna me armë zjarri në “Bregun e Diellit” në Prishtinë

Trump fiton në Karolinë të Veriut

Trump: Kosova e Serbia po shkonin drejt luftës, u thashë se nëse ndodh s’ka më tregti me SHBA-në

“Vidovdani” nën masa sigurie – Paralajmërohen tensione

“Vidovdani” nën masa sigurie – Paralajmërohen tensione

Limaj ngrit alarmin se siguria mund të përkeqësohet

Limaj ngrit alarmin se siguria mund të përkeqësohet

PDK-ja do t’i dërgojë në Kushtetuese Ligjin për KPM-në dhe atë për KPK-në

Avokatët e PDK-së nesër në konferencë për media për vendimin e Kushtueteuses

Futbolli që bashkon zemrat: Dardania ngre siparin e turneut jubilar në Basel

Futbolli që bashkon zemrat: Dardania ngre siparin e turneut jubilar në Basel

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X