TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hyseni: Propozimi i LDK-së, formula e vetme për zhbllokim të Kuvendit

by TËVË 1
2 vjet ago
1
A A
Hyseni: Propozimi i LDK-së, formula e vetme për zhbllokim të Kuvendit

Deputeti i LDK-së, Ekrem Hyseni, propozimin e sotëm nga ky subjekt politik për formimin e një qeverie të transicionit e sheh të vetmen mundësi për të dalë nga ngërçi politik.

Hyseni thotë se formula e vetme për t’u zhbllokuar Kuvendi dhe të bëhet konstituimi është përkrahja e propozimit të LDK-së.

“Nuk duhet që sot të shikohen interesat personale, duhet të shikohet interesi i përgjithshëm. Ky interes i përgjithshëm nënkupton, rritjen e pagave, lehtësirat e të bërit biznes, përkrahje për fillestarët biznesmenë, përmirësimi i kushteve dhe cilësisë së jetës – këto duhen të jenë prioritet. Duke i pasur këto prioritet nevojitet një zhbllokim. Një prej formulave për zhbllokimin e kësaj situate të krijuar nga partia e parë është propozimi i sotëm”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ndërkohë, nesër do të mbahet seanca e 11-të për konstituimin e Kuvendit.

Por, një qëndrim të njëjtë karshi propozimit për kryetare të Parlamentit do ta ketë edhe nesër LDK-ja.

Hyseni thotë se LDK-ja nesër do të ketë qëndrim të njëjtë sa i përket koalicionit me VV-në dhe votimit që Albulena Haxhiu të bëhet kryeparlamentare.

“Qëndrimi i LDK-së është i njëjtë ndaj një koalicioni me VV-në, qëndrimi është i njëjtë ndaj kandidates së propozuar për kryetare të Parlamentit. Një marrëveshje politike i zgjidh këto probleme. Marrëveshja më e mirë është një gjithë përfshirje në një fazë kalimtare dhe adresimi i problemeve dhe akuzave që janë të domosdoshme”, deklaroi ai.

LDK-ja, sot, ka propozuar qeveri të transicionit me të gjitha partitë shqiptare.

Kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media ka bërë të ditur se partia e tij nuk e pranon ftesën e Lëvizjes Vetëvendosje për koalicion. Abdixhiku ka thënë se është i gatshëm për takime me liderë partiakë në momentin e parë që ata duan.

Tags: Ekrem HyseniLDKLVVTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

KRK kërkon falje për mesazhet drejtuar familjarit të Arlinda Zekajt, shqyrton mundësinë e faljes së kredisë

Rasti i Arlinda Zekajt, nesër intervistohen Muhaxheri e 4 zyrtarë të QPS-së në Pejë

Xani: Gjykata Speciale ka prodhuar argumente që Serbia mund t’i përdorë kundër Kosovës

Xani: Gjykata Speciale ka prodhuar argumente që Serbia mund t’i përdorë kundër Kosovës

Kurti: Duam të rrisim prodhimin në vendin tonë dhe të eksportojmë sa më shumë jashtë tij

Kurti: Duam të rrisim prodhimin në vendin tonë dhe të eksportojmë sa më shumë jashtë tij

Rrecaj kritikon vendimin e Speciales: I pritshëm, politik dhe skandaloz

Kosova mposhtet nga Irlanda në Dublin, por mbetet në Ligën B

Irlanda shënon edhe golin e tretë ndaj Kosovës

Irlanda shënon edhe golin e tretë ndaj Kosovës

Kurti: Duam të rrisim prodhimin në vendin tonë dhe të eksportojmë sa më shumë jashtë tij

Kurti: Duam të rrisim prodhimin në vendin tonë dhe të eksportojmë sa më shumë jashtë tij

Rrecaj kritikon vendimin e Speciales: I pritshëm, politik dhe skandaloz

Rrecaj kritikon vendimin e Speciales: I pritshëm, politik dhe skandaloz

Beyoncé thyen një tjetër rekord historik në Grammy

Beyoncé thyen një tjetër rekord historik në Grammy

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën