TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hyseni për Fondin e Sigurisë: Nuk është keq që ka ndodh, por për bindjen time do duhej të ishte hapi i fundit

by tëvë1
5 vjet ago
0
A A
Hyseni për Fondin e Sigurisë: Nuk është keq që ka ndodh, por për bindjen time do duhej të ishte hapi i fundit

I ftuar në emisionin “Info Nata” me Ardian Visokën në Tëvë 1, Hyseni tha se në këtë Fond mund të mblidhen edhe deri në 10 milionë euro, por që sipas tij, këto janë të pamjaftueshme për ushtrinë për ta dërguar në një nivel tjetër.

“Nashta ju kujtohet kur një fond pak a shumë i tillë ishte krijuar në kohën e pandemisë, kërkesë për ndihmë prej diasporës. I kërkova para se me ardh në studio shifrat sa pare janë mbledh prej atij Fondi. Raportimi i fundit ishte diku 742 mijë euro. Nuk po them që mblidhen kaq, munden me u mbledh ma shumë, munden me u mbledh 5 milionë euro, munden me u mbledh 10 milionë euro, por këto janë jashtëzakonisht të pamjaftueshme, nëse jemi duke  thënë po jepim pare për ushtrinë për me çu në nivel tjetër”, tha Hyseni.

Ai shtoi se Kosova ka një problem tjetër, e që sipas tij është kufizimi sa i përket armatimit dhe blerjes së saj.

“Kosova e ka një problem tjetër, Kosova ka kufizime sa i përket armatimit dhe blerjes së saj. Në këtë drejtim, unë e pashë lajmin momentin kur u diskutu për anëtarësim në NATO, aty u kuptu edhe diçka përtej temës së anëtarësimit. SHBA tha se Kosova duhet me i përcjell planin 10-vjeçar të zhvillimit të FSK-së dhe mos me deviju. Çka besoj që ish dashtë me bë njerëzit që udhëheqin në Kosovë është me lobu për me i hjek ato kufizime edhe për me mujt me ble armatim”, shtoi Hyseni.

Anëtari i PSD-së shtoi se për bindjen e tij themelimi i Fondit të Sigurisë do të duhej të ishte hapi i fundit.

“Nuk është keq që ka ndodh kjo, mirëpo në anën tjetër për bindjen time diçka e tillë duhet me ndodh vetëm si hapi i fundit, vetëm kur Kosova nuk ka zona buxhetore, nuk ka pare edhe është ashtu situata emergjente kur kërkon prej secilit”, theksoi Hyseni. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haliti: Thaçi vazhdon të jetë lideri i PDK-së, ata që kanë ardhur pas tij kanë qenë kryetarë të përkohshëm

Haliti: Thaçi vazhdon të jetë lideri i PDK-së, ata që kanë ardhur pas tij kanë qenë kryetarë të përkohshëm

Dita e tretë e vizitës në Kosovë, Jakup Krasniqi pritet nga mbesa e tij

Dita e tretë e vizitës në Kosovë, Jakup Krasniqi pritet nga mbesa e tij

Erërat e fuqishme godasin Kosovën, një person i lënduar dhe dëme të shumta materiale në disa qytete

Erërat e fuqishme godasin Kosovën, një person i lënduar dhe dëme të shumta materiale në disa qytete

Kuvendi të mërkurën debaton për raportin e Komisionit Evropian për Kosovën

Kuvendi miraton në parim Projektbuxhetin për vitin 2027

Nëntori vjen me shi, parashikimi i motit për të dielën

Mot i vranët dhe me reshje shiu gjatë fundjavës

EULEX mohon raportimet se një polic i tyre ia drejtoi armën familjarëve të Krasniqit

EULEX mohon raportimet se një polic i tyre ia drejtoi armën familjarëve të Krasniqit

Hajra kritikon opozitën: Po i mungojnë kauzat e qarta

Hajra kritikon opozitën: Po i mungojnë kauzat e qarta

Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: E kisha nda një pjesë të jetës me të zëvendësu ty

Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: E kisha nda një pjesë të jetës me të zëvendësu ty

“Ose është padituri, ose poshtërsi”, Hajra kritikon PDK-në për veprimet rreth Ligjit të Speciales

“Ose është padituri, ose poshtërsi”, Hajra kritikon PDK-në për veprimet rreth Ligjit të Speciales

Rruga Prizren -Tetovë, grupet punuese të Kosovës e RMV’së ulen për të folur për tunelin

Rruga Prizren -Tetovë, grupet punuese të Kosovës e RMV’së ulen për të folur për tunelin

Gjykata anulon vendimin e Komunës së Prishtinës për lirimin e pronave pranë xhamisë së re në ndërtim

Gjykata anulon vendimin e Komunës së Prishtinës për lirimin e pronave pranë xhamisë së re në ndërtim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën