TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hyrja në fuqi e taksave ndaj CO2, paralajmërohet shtrenjtim i rrymës nga janari

Nga 1 janari pritet të hyjnë në fuqi taksat e të reja ndaj energjisë që gjeneron emetime të larta të dioksidit të karbonit. E kjo pritet të rrisë çmimin e energjisë elektrike në Kosovë. Sipas ekonomistëve, kjo direktivë e BE-së do të ndikojë tek shumë sektorë në Kosovë.

by Doresa Geci
5 muaj ago
2 0
A A

Çmimet e energjisë elektrike pritet të rriten në vitin 2026.

Kjo pasi nga 1 janari, Bashkimi Evropian do të fillojë të zbatojë mekanizmin e ri të taksës së karbonit (Carbon Border Adjustment Mechanism – CBAM).

Kësisoj, duke imponuar tarifa të reja për produktet që importohen nga vende të treta, përfshirë Kosovën, nëse ato janë prodhuar duke përdorur energji që gjeneron emetime të larta të dioksidit të karbonit CO₂.

Sipas njohësit të ekonomisë, Safet Gërxhaliu kjo do të jetë një sfidë për e re për vendin, pasi pritet të goditen shumë sektorë në vend.

“Defintivisht do të pritet rritja e çmimit të energjisë elektrike, po besoj edhe fillimi i kësaj direktive do të jetë një momentum i ri që të ndikojë në rritjen e çmimit të energjisë elektrike, një çmim që do të godas sektorin prodhues, do ta ulë konkurrencën e produkteve ‘Made Kosova’”, tha ai.

E sipas Gërxhaliut, në vend ka mungesë të informimit për fillimin e zbatimit të kësaj direktive të Bashkimit Evropian.

“Është brengosëse heshtja e institucioneve, disa vende të rajonit kanë konferenca seminare e sompozume shkencore si të jenë me biznesin, si ta mbështesin biznesin, e nuk i kuptojnë efektet e dëmshme që mund t’i ketë kjo direktivë, do të jetë e goditur industria e metalit, e përpunimit të plehrave e shumë prodhime të tjera”.

Por çka është kjo taksë që BE do të vendosë?

“Taksa ndaj karbonit është një pagesë për çdo tonë të dioksidit të karbonit të imtuar nga djegia e lëndëve fosile. Qëllim është me nxit kursimin e energjisë dhe kalimin në burime tjera të pastra apo alternative të energjisë elektrike. Efekti i kësaj është që një vend si është Kosova që kryesisht bazohet në prodhim e energjisë nga lingniti, çdo çmim i vendosur ndaj karbonit do të rezultoj në rritjen e çmimit të energjisë”, deklaroi Sami Makolli, profesor i mjedisit.

Televizioni ka dërguar pyetje edhe tek Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike, se a pritet të rriten çmimet e energjisë elektrike nga janari, por nuk ka marrë përgjigje.

Mirëpo muaj më parë, Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu, kishte bërë të ditur se me hyrjen në fuqi të taksave ndaj dioksid karbonit pritet të shtrenjtohet energjia elektrike.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vetëm në muajin shtator, çmimi i energjisë elektrike është rritur me 17,4% krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar .

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vetaksident me fatalitet në Istog, makina përplaset me shtyllë betoni

Vetaksident me fatalitet në Istog, makina përplaset me shtyllë betoni

​Kurti reagon pas suksesit historik të Kosovës në futboll

Kurti uron Peter Magyar për fitoren në Hungari

27-vjet nga rënia e dëshmorëve dhe martirëve në Doganaj të Kaçanikut

27-vjet nga rënia e dëshmorëve dhe martirëve në Doganaj të Kaçanikut

E diela me diell, vranësira dhe reshje shiu

Moti sot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell

Tirana mirëpret Samitin e Diasporës

Tirana mirëpret Samitin e Diasporës

Vetaksident me fatalitet në Istog, makina përplaset me shtyllë betoni

Vetaksident me fatalitet në Istog, makina përplaset me shtyllë betoni

​Kurti reagon pas suksesit historik të Kosovës në futboll

Kurti uron Peter Magyar për fitoren në Hungari

27-vjet nga rënia e dëshmorëve dhe martirëve në Doganaj të Kaçanikut

27-vjet nga rënia e dëshmorëve dhe martirëve në Doganaj të Kaçanikut

E diela me diell, vranësira dhe reshje shiu

Moti sot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell

Von der Leyen: Marrëveshja Izrael- Iran, një hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së stabilitetit

Von der Leyen: Hungaria zgjedh Evropën

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën