TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Huthët e Jemenit thonë se do t’i vazhdojnë sulmet ndaj anijeve britanike

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Huthët e Jemenit thonë se do t’i vazhdojnë sulmet ndaj anijeve britanike

Huthët e Jemenit, të përkrahur prej Iranit, janë zotuar të dielën se do të vazhdojnë të shënjestrojnë anijet britanike në Gjirin e Adenit, pas fundosjes së anijes Rubyamar, në pronësi të Mbretërisë së Bashkuar.

Ushtria amerikane ka konfirmuar të shtunën që anija britanike është fundosur pasi është goditur prej raketave të nisura prej militantëve të Huthëve më 18 shkurt.

“Jemeni do të vazhdojë të fundosë më shumë anije britanike dhe çdo dëm do të shtohet në faturën e Britanisë”, ka thënë Hussein al-Ezzi, zëvendësministër i Qeverisë së udhëhequr prej Huthëve, në një postim në X, platformë e njohur më parë si Twitter.

“Është një shtet mashtrues që sulmon Jemenin dhe është partner me Amerikën në sponsorimin e krimeve kundër civilëve në Gazë”.

Militantët e Huthëve kanë nisur vazhdimisht dronë dhe raketa kundër anijeve komerciale ndërkombëtare prej nëntorit të vitit të kaluar, duke thënë se sulmet janë shenjë solidarizimi me palestinezët që po përballen me ofensivën izraelite në Gazë.

Sulmet e tyre në Detin e Kuq e kanë çrregulluar transportin e mallrave, duke detyruar shumë kompani që të bëjnë rrugë shumë më të gjatë dhe më të kushtueshme nëpër jugun e Afrikës, dhe kanë rritur shqetësimet se lufta Izrael-Hamas mund të përhapet edhe më tej në Lindjen e Mesme.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë nisur të sulmojnë shënjestrat e Huthëve në Jemen, qysh prej janarit, si shenjë hakmarrjeje për goditjen e anijeve të tyre në Detin e Kuq.

Tags: anijet britanikeHuthëtjemenet
ShareTweet

Postime të ngjashme

Tërmet në Shqipëri, ndjehet në disa qytete

Tërmet në Shqipëri, ndjehet në disa qytete

Stuhia e dëborës godet SHBA-në, mijëra persona pa energji, anulohen mbi 2 000 fluturime

Stuhia e dëborës godet SHBA-në, mijëra persona pa energji, anulohen mbi 2 000 fluturime

Erion Veliaj mbetet në burg

Erion Veliaj mbetet në burg

Franca i ndalon ambasadorit amerikan qasjen e drejtpërdrejtë te anëtarët e qeverisë franceze

Franca i ndalon ambasadorit amerikan qasjen e drejtpërdrejtë te anëtarët e qeverisë franceze

Nimani: Kurti nuk do të nominojë kandidat nga familja Jashari për president, po e sheh opozitën të pakoordinuar dhe po luan lojë politike

Nimani: Kurti nuk do të nominojë kandidat nga familja Jashari për president, po e sheh opozitën të pakoordinuar dhe po luan lojë politike

Emisioni “Info Nata” 24.02.2026

Emisioni “Info Nata” 24.02.2026

Leverkuseni barazon, avancon në 1/8 e finales

Leverkuseni barazon, avancon në 1/8 e finales

Newcastle me fitore konfirmon kalimin tutje

Newcastle me fitore konfirmon kalimin tutje

Bodo/Glimt eliminon Interin nga Championsi

Bodo/Glimt eliminon Interin nga Championsi

Gërvalla pas audio-incizimit: Reforma në sistemin prokurorial top-prioritet

Gërvalla pas audio-incizimit: Reforma në sistemin prokurorial top-prioritet

Pse është e përjashtuar Vjosa Osmani nga pozita e presidentes sipas Besnik Tahirit?

Pse është e përjashtuar Vjosa Osmani nga pozita e presidentes sipas Besnik Tahirit?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën