TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Humbja e Sirisë, “shuplakë e fortë” për Rusinë

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
Humbja e Sirisë, “shuplakë e fortë” për Rusinë

Kur Vladimir Putin mori pushtetin në Rusinë post-sovjetike një çerekshekulli më parë, ai menjëherë përveshi mëngët për të rivendosur statusin e Moskës si fuqi botërore.

Iu deshën 15 vjet, por Rusia njoftoi për ndërhyrjen e saj ushtarake në luftën civile siriane, si dëshmi të rikthimit të saj si forcë që nuk duhet të injorohet në skenën ndërkombëtare.

Moska e përdori atë imazh për të zgjeruar ndikimin e saj në gjithë Lindjen e Mesme dhe më gjerë, si një kundërpërgjigje ndaj Perëndimit.

Tani, rënia e Qeverisë së presidentit Bashar al-Assad, një aleati kyç të Moskës, i ka dhënë një goditje serioze ambicieve të Moskës si fuqi e madhe.

“Aventura ushtarake e Putinit në Siri ishte e dizajnuar të demonstronte se Rusia është fuqi e madhe dhe mund ta projektojë ndikimin e saj jashtë vendit”, tha Phillip Smyth, ekspert për Lindjen e Mesme. “Humbja e Sirisë është shuplakë e fortë në fytyrën e Putinit”.

Rrëzimi i Assadit paraqet jo vetëm goditje ndaj reputacionit të Rusisë, por ka të ngjarë të paraqesë edhe një humbje të madhe strategjike.

Siria është shtëpi e dy instilacioneve të mëdha ushtarake të Rusisë: një baze ajrore në Hmeimim dhe një baze detare në Tartus. Baza detare në Tartus është baza e vetme që Rusia ka në ujëra të ngrohta dhe i jep qasje Moskës në Detin Mesdhe.

“Rusia ka përdorur bazat e saj në Siri për të projektuar fuqinë e saj si në lindje të Mesdheut dhe në Lindjen e Mesme”, tha Smyth.

Asete ruse në Siri

Ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Siri më 2015 ndryshoi rrjedhën e luftës. Fushata shkatërruese ajrore e Moskës ndaj pozicioneve të opozitarëve ndihmuan ushtrinë siriane të rimerrnin pjesë të mëdha të territorit dhe të mbanin në pushtet Assadin.

Fushata e Moskës në Siri ndodhi një vit pas pushtimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë dhe mbështetjes për forcat separatiste në lindje të Ukrainës.

Moska përdori përfshirjen e saj në Siri dhe Ukrainë për ta paraqitur veten si fuqi, që është e aftë të sfidojë Shtetet e Bashkuara, NATO-n dhe Perëndimin në përgjithësi dhe në të njëjtën kohë zgjeron ndikimin në botë nga Mesdheu në Afrikë dhe Amerikën Latine.

Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 2022, Siria u bë më shumë aset për Moskën, thanë ekspertët, përderisa po ashtu paraqet sfidë për të mbajtur fushatat ushtarake në dy fronte.

Me pritjen që Rusia të humbë asetet e saj ushtarake në Rusi, pas rënies së Qeverisë së Assadit, detyra është bërë edhe më e rëndë.

Rusia veçse ka investuar shumë në një kundërofensivë të madhe për të rimarrë territorin në rajonin e saj jugperëndimor të Kurskut, që e ka humbur nga Ukraina dhe për këtë ofensivë po varet nga ndihma e trupave të Koresë së Veriut. Në të njëjtën kohë, Moska po tenton të marrë sa më shumë territor që mundet në lindje të Ukrainës përpara bisedimeve të mundshme për paqe.

Ndërtesat ushtarake të Rusisë përgjatë brigjeve të Mesdheut në perëndim të Sirisë mund të merren nga militantët që udhëhiqen nga Hayat Tahrir al-Sham (HTS), që është e shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.

Aaron Zelin, hulumtues i lartë në Institutin e Uashingtonit, tha se Rusia, thjesht, nuk e ka në dispozicion fuqinë e njëjtë të zjarrit që të mbrojë asetet e saj në Siri.

“Është e rëndësishme të kujtohet se tani Rusia duhet të merret me luftën e saj më të madhe në Ukrainë për dallim kur ndërhyri për herë të parë në Siri më 2015”, tha Zelin.

“Asetet e Rusisë po ashtu po luftojnë në Afrikën Sub-sahariane. Dhe për dallim nga një dekadë më parë, kur Rusia kishte Grupin Wagner, që udhëhiqej [nga i ndjeri Yevgeny] Prigozhin… Rusia nuk e ka nivelin e njëjtë të kapacitetit apo aftësisë për t’u përballur tani me këtë gjë në të njëjtën mënyrë si më parë”.

Zelin tha se humbja e bazës detare në Tartus, në veçanti do të ishte “një humbje jashtëzakonisht e madhe për Rusinë”.

“Ai është porti i vetëm i Rusisë në ujëra të ngrohta dhe mund të përdoret për aktivitete të marinës dhe për të treguar fuqi”, tha ai. “Humbja e kësaj baze do të shkëpuste Rusinë nga thelbi i Lindjes së Mesme”.

Moska nuk ka dërguar trupa tokësore për të ndihmuar Damaskun, që ra në duart e HTS-së dhe aleatëve të tij më 8 dhjetor. Rusia ka kryer dhjetëra sulme ajrore që kur militantët nisën ofensivën e tyre kundër forcave të Assadit në fund të nëntorit, por ndërhyrja e kufizuar e Moskës bëri pak në ndaljen e përparimit të opozitarëve.

Ekspertët thanë se Rusia do të paguajë çmim të lartë për dështimin e saj në Siri, shkruan REL.

Rënia e Assadit është “një goditje e madhe për pretendimin e Rusisë se ende është fuqi botërore, në kuptim të mbajtjes së ndikimit ushtarak dhe politik jashtë vendit”, tha Hamidreza Azizi, hulumtues në Institutin gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë.

Po ashtu, aktorët në rajonet e tjera, sikurse Amerika Latine dhe Afrika, “mund të nisin të rimendojnë lidhjet e tyre dhe varësinë e tyre nga Rusia”, tha ai.

Tags: putinRusiasiria
ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump thotë se SHBA-ja e ka goditur ishullin Harg, zotohet për mbrojtjen e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit

Trump thotë se SHBA-ja e ka goditur ishullin Harg, zotohet për mbrojtjen e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit

Vdes filozofi dhe sociologu gjerman, Jurgen Habermas

Vdes filozofi dhe sociologu gjerman, Jurgen Habermas

Grenell shkarkohet nga posti i drejtorit të “John F. Kennedy Center”

Grenell shkarkohet nga posti i drejtorit të “John F. Kennedy Center”

Reshje të mëdha bore në Zvicër, autoritetet shpallin nivel alarmi 4 në disa rajone

Reshje të mëdha bore në Zvicër, autoritetet shpallin nivel alarmi 4 në disa rajone

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

OVL e UÇK-së për pezullimin e dialogut: Një lajm i rëndë e sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit

OVL-UÇK: Kurti po bën sot kompromiset që më parë i cilësonte si tradhti

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Përleshje mes disa personave në Prishtinë, një person i lënduar

Miliona euro borxhe për ujë në Prishtinë dhe Mitrovicë, kompanitë paralajmërojnë shkyçje

Miliona euro borxhe për ujë në Prishtinë dhe Mitrovicë, kompanitë paralajmërojnë shkyçje

Qytetarët ankohen për dy-trefishimin e tatimit në pronë, ekonomistët kërkojnë shtyrje të zbatimit

Qytetarët ankohen për dy-trefishimin e tatimit në pronë, ekonomistët kërkojnë shtyrje të zbatimit

I plagosuri me armë zjarri në Mitrovicë jashtë rrezikut për jetë

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë – Lipjan, lëndohen katër persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën