Një person i moshës 56-vjeç ka humbur jetën në fshatin Manxhunaj të Vushtrrisë, pasi dyshohet se është goditur nga një kamion.
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se kamioni që ishte i përfshirë në aksident nuk është ndalur në vend të ngjarjes.
“Rreth orës 16:44 është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë segmenti rrugor në fshatin Maxhunaj. Nga informatat e para dyshohet që një kamion në lëvizje ka goditur këmbësorin (viktimën) m /k/sh, rreth 56 vjecar, i cili ka humbur jetën në vendngjarje. Kamioni i cili shkaktuar aksidentin ka ikur nga vendi i ngjarjes”, ka thënë ai.
Zahiti ka bërë të ditur se njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin.