TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hulumtimi i BIRN Serbia: Policia ushtroi dhunë ndaj protestuesve në garazhën e ndërtesës të Qeverisë së Republikë së Serbisë

by tëvë1
2 orë ago
1
A A
Hulumtimi i BIRN Serbia: Policia ushtroi dhunë ndaj protestuesve në garazhën e ndërtesës të Qeverisë së Republikë së Serbisë

Kërcënime me përdhunim, shuplaka, shkelma, pështyma, fyerje, thyerje të telefonave – kështu e kanë përshkruar nëntë persona, të cilët BIRN i ka intervistuar, atë që kanë përjetuar, dëgjuar apo parë në garazhin e ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Serbisë ku u dërguan pas protestës së 14 gushtit.

BIRN zbulon dëshmitë e burrave që, para të gjithëve, kanë folur në prokurori për brutalitetin policor të pjesëtarëve të JZO-së në garazhin e Qeverisë së Serbisë. Njërit prej tyre, sipas deklaratës së tij, i është kërcënuar edhe me përdhunim.

Intervistat dhe pasqyrat e dhëna nga nëntë persona tregojnë se, edhe pse shumica prej tyre nuk e njihnin njëri-tjetrin më herët, dëshmojnë pothuajse në mënyrë identike për mënyrën e veprimit të pjesëtarëve të JZO-së dhe komandantit të tyre Marko Kriçko.

Amnesty International dhe Civil Rights Defenders, dy organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, i thanë BIRN-it se veprimet e JZO-së përbëjnë përdorim të tepruar të forcës dhe tregojnë për torturë dhe trajtime të tjera çnjerëzore dhe poshtëruese të ndaluara me të drejtën ndërkombëtare.

Ky tekst përmban përshkrime dhe dëshmi që mund të jenë shqetësuese për disa lexues. Disa emra janë ndryshuar ose hequr për të mbrojtur bashkëbiseduesit.

Ndërkohë që Nikolina Sinxheliq dhe Stevan Zdravkoviq, studentë dhe anëtarë të Lëvizjes Popullore të Serbisë, më 15 gusht pasdite, para mediave, rrëfenin për atë që kishin përjetuar natën e kaluar në garazhin e Qeverisë së Serbisë, duke e emërtuar komandantin e Njësisë për Sigurimin e Personave dhe Objekteve (JZO) të MPB-së së Serbisë, Marko Kriçko, dhe bashkëpunëtorët e tij si autorë të dhunës, në Prokurorinë e Parë Themelore të Beogradit katër burra po jepnin dëshmitë e tyre.

Në atë moment, ata nuk i dinin emrat e policëve që i kishin maltretuar, por pothuajse identikisht përshkruan garazhin në Qeverinë e Serbisë, atë që u kishte ndodhur dhe pamjen e pjesëtarëve të JZO-së.

“E kishte mjekrën e rruar shkurt. Nga inati i shkumëzonin gojët… Komandanti i asaj njësie filloi t’u afrohej një nga një prej nesh dhe na shkelmonte disa herë, në stomak, në këmbë, me shollën e këpucës në kokë, e pastaj pështyma në fytyrë”, ka deklaruar njëri prej të ndaluarve para prokurorit.

Të ngjashme kanë dëshmuar edhe të tjerët, ndërsa njëri prej tyre ka përshkruar me hollësi shkatërrimin e telefonave të cilët u ishin marrë pa urdhër gjykate:
“Të gjithë telefonat që ua mori njerëzve, i vuri për muri, pastaj një nga një i shkelte me këmbë dhe i godiste me shkop gome.”

Ata janë marrë në pyetje veçmas para prokurorit. Policët i akuzuan se një natë më herët, gjatë protestave kundër qeverisë, kishin penguar një person zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, si edhe për sulm ndaj një personi zyrtar.

Sipas hulumtimit të BIRN-it, gjatë protestave të 14 gushtit në Beograd, pjesëtarët e JZO-së nën komandën e Marko Kriçkos arrestuan dhe dërguan në garazhin e ndërtesës së Qeverisë së Serbisë të paktën pesëmbëdhjetë persona.

Dëshmitë e katër burrave para prokurorisë dhe deklaratat e pesë personave të tjerë të intervistuar nga BIRN tregojnë se pothuajse të gjithë përjetuan dhunë të ngjashme. Midis tyre kishte demonstrues, por edhe qytetarë që ndodheshin mjaft larg ndërtesës së Qeverisë, madje disa as që kishin marrë pjesë në protesta.

Nga garazhi i Qeverisë së Serbisë më pas i transportonin me intervale të ndryshme, në tre grupe, duke i shpërndarë nëpër stacionet policore: Voždovac, Novi Beograd, Stari Grad.

“Sjellja e organeve të rendit gjatë arrestimit dhe mbajtjes së demonstruesve dhe kalimtarëve të rastit në garazhin e ndërtesës së Qeverisë, më 14 gusht 2025, përbën shkelje serioze të kornizës juridike ndërkombëtare. Goditjet e përsëritura me shuplaka dhe shkelma ndaj të ndaluarve, pështymat, poshtërimi verbal dhe kërcënimet me dhunë, dhunë seksuale dhe vdekje, përbëjnë trajtim ose ndëshkim mizor, çnjerëzor dhe poshtërues – të ndaluar nga e drejta ndërkombëtare. Po ashtu, sjellja ndaj të ndaluarve ngre shqetësime për torturë”, tha për BIRN Xhon Staufer, drejtor juridik dhe zëvendësdrejtor ekzekutiv i organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut Civil Rights Defenders, me seli në Stokholm.

Nga Amnesty International i thanë BIRN-it se janë thellësisht të shqetësuar nga raportet se demonstrues studentë janë arrestuar me dhunë në Beograd, janë dërguar në “garazh” dhe i janë nënshtruar përdorimit të panevojshëm dhe të tepruar të forcës – duke përfshirë shuplaka, shkelma dhe kërcënime për dhunë të mëtejshme, përfshirë edhe përdhunim.

“Sipas dëshmive, këto abuzime kanë ndodhur gjatë periudhës fillestare të ndalimit dhe para çdo marrjeje zyrtare në pyetje nga policia. Një pyetësim i tillë joformal pa praninë e një mbrojtësi ligjor rrit rrezikun e torturës apo abuzimeve të tjera dhe të mohimit të garancive procedurale që zakonisht do të zbatoheshin,” tha Jelena Sesar, hulumtuese e Amnesty International-it për Ballkanin.

Ajo shtoi se personat në paraburgim policor duhet të trajtohen me dinjitet dhe në përputhje me ligjin.

“Çdo formë torture apo abuzimi tjetër – përfshirë torturën psikologjike, kërcënimet me torturë ose abuzim, veprimet poshtëruese dhe degraduese – është absolutisht e ndaluar. Autoritetet serbe duhet t’i hetojnë plotësisht këto pretendime dhe t’i nxjerrin përgjegjës të gjithë zyrtarët për të cilët konstatohet se kanë vepruar në mënyrë të paligjshme”, thekson Sesar.

Rasti në ndërtesën e Qeverisë së Serbisë, megjithatë, nuk është përjashtim. Në muajt e fundit, dëshmi dhe pamje të brutalitetit policor kanë ardhur nga shumë qytete anembanë Serbisë, ku policia ka përdorur forcë të tepruar ose ka poshtëruar qytetarë të ndaluar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut i bën thirrje Izraelit: Ndaloni masakrën

Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut i bën thirrje Izraelit: Ndaloni masakrën

Sulmet izraelite në Gaza lënë të vrarë të paktën 10 persona, gjysma prej tyre fëmijë

Vendet evropiane dënojnë ofensivën tokësore të Izraelit në Gaza

Luksemburgu planifikon njohjen e Palestinës në Asamblenë e OKB-së

Luksemburgu planifikon njohjen e Palestinës në Asamblenë e OKB-së

Therret me thikë një person në Prishtinë

Operacion policor në Shtime, Lipjan e Drenas – Pesë të arrestuar, sekuestrohen armë e municion

Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut i bën thirrje Izraelit: Ndaloni masakrën

Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut i bën thirrje Izraelit: Ndaloni masakrën

Pse kafeja shkakton nervozizëm dhe ankth tek disa njerëz?

Pse kafeja shkakton nervozizëm dhe ankth tek disa njerëz?

Reagimet për pezullimin e fondeve serbe në veri – Bislimi: Nuk kemi targetuar institucione shëndetësore, kjo është propagandë serbe

Reagimet për pezullimin e fondeve serbe në veri – Bislimi: Nuk kemi targetuar institucione shëndetësore, kjo është propagandë serbe

Çfarë deklaroi Jelena Gjukanoviq për akuzat për spiunazh?

Çfarë deklaroi Jelena Gjukanoviq për akuzat për spiunazh?

Sulmet izraelite në Gaza lënë të vrarë të paktën 10 persona, gjysma prej tyre fëmijë

Vendet evropiane dënojnë ofensivën tokësore të Izraelit në Gaza

3 euro dita e qëndrimit në QKUK – Familjarët e pacientëve thonë se s’po paguajnë asgjë

Vdes i aksidentuari në Makovc të Prishtinës

Luksemburgu planifikon njohjen e Palestinës në Asamblenë e OKB-së

Luksemburgu planifikon njohjen e Palestinës në Asamblenë e OKB-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën