TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Hoxhaj: Suksesi i policisë të përkthehet në fitore diplomatike

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Hoxhaj: Partnerët ndërkombëtarë do të duhet të jenë më të prerë në raport me Serbinë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, dënon ashpër sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë.

Thotë se është momenti i fundit që bashkësia ndërkombëtare të sanksionojë Serbinë, derisa nga Qeveria e Kosovës kërkon që suksesin e policisë ta përkthejë në fitore politike e diplomatike.

“Së pari, mendoj që Serbia e ka marrë përgjigjen e plotë duke demonstruar nga ana e Republikës së Kosovës që kushdo që bënë përpjekje që ta sulmojë sovranitetin dhe integritetin territorial do të pësojë sikur që e ka pësuar ai grup terrorist, të cilët bënë një akt të agresionit mbi Republikën e Kosovës… Së dyti, mendoj që akti si i tillë pa dyshim që ka lidhje direkt me politikën serbe, me shtetin serb, me vetë Aleksandër Vuçiqin, meqë Aleksandër Vuçiqi para se të bëhet politikan ka qenë paramilitar dhe krejt çka e njeh ai në karrierën e tij të hershme është pikërisht organizimi paraushtarak, paramilitar sikurse ishte kjo bandë kriminale që sulmoi veriun e Kosovës”, thotë Hoxhaj për KP.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës rendit një mori argumentesh që e bëjnë Serbinë përgjegjëse për sulmin terrorist të së dielës së shkuar.

“Pa dyshim se ajo çfarë ka ndodhur në veri të dielën ka qenë një sulm dhe akt agresioni i planifikuar, me agjendë të qartë politike, njerëzi të cilët kanë qenë të trajnuar, armatim i cili është siguruar nga shteti serb dhe koha e prodhimit të këtij armatimi tregon që shteti serb është mbrapa dhe në Serbi nuk mund të blesh një pistoletë, revole në treg të zi, lëre më armatim për një këmbësori të rëndë me uniforma. Por, përtej sasisë së armatimit, kohës së prodhimit, unë mendoj që vëmendja në Kosovë duhet të jetë rreth agjendës së tyre politike, platformës, qëllimit të tyre politik dhe ajo se çfarë ka ndodhur të dielën nuk është asgjë tjetër veçse e ngjashme me një përpjeke për ta aneksuar këtë pjesë të territorit të Kosovës”, vijon Hoxhaj.

Për deputetin e PDK-së është e rëndësishme që të hetohet në tërësi rasti dhe Kosova të ripozicionohet.

Sulmi terrorist, kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë dhe ambiciet e saj serbomëdha Hoxhaj thotë se dëshmojnë se Kosova nuk guxon të kthehet në tavolinën e dialogut sikurse nuk ka ndodhur asgjë.

“Duhet të ketë qartësi politike që dialogu të përfundon me njohje të ndërsjellët, me marrëveshje obligative ligjore, e cila është finale mes Kosovës dhe Serbisë se është agjenda politike ajo e cila ka qenë në vitet e 90-ta e rikthyer përsëri në shtatorin e 2023-ës dhe në këtë drejtim, mendoj që Kosova nuk duhet t’i ikë dialogut dhe tavolinë por Kosova nuk guxon që të shfaqet në tavolinë dhe të flasë për raportin Kosovë-Serbi sikurse para së dielës, është situatë komplet e re”, thekson Hoxhaj.

Sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Hoxhaj thekson nevojën e koordinimit me ndërkombëtarët dhe strategji shtetërore për të ecur përpara drejt normalizimit me Serbinë. Kritik tregohet ndaj udhëheqësve shtetërorë, për të cilët thotë se “nuk duhet të dalin me tituj e lajme.”

Në orët e para të mëngjesit të së 24 shtatorit është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa polici tjetër Alban Rashiti dhe një tjetër kanë mbetur të plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjskë të Zveçanit ku është sulmuar patrulla policore. Policia ka vrarë tre prej terroristëve dhe ka arrestuar tetë.

Policia e Kosovës ka gjetur arsenal armësh në Manastirin e Banjskës, ku terroristët u strehuan.

Autoritetet në Kosovë kanë nxjerrë prova që implikojnë nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojçiq si udhëheqës të këtij grupi terrorist. E ky i fundit, i cili është i sanksionuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, e ka pranuar se ka udhëhequr grupin terrorist.

Tags: enver hoxhajSerbiaSulmi ne veri
ShareTweet

Postime të ngjashme

FSK realizon trajnimin “Shpëtimi i jetës në fushëbetejë”

FSK realizon trajnimin “Shpëtimi i jetës në fushëbetejë”

Fatos Klosi thotë se është ftuar si dëshmitar nga mbrojtja në Hagë

Fatos Klosi thotë se është ftuar si dëshmitar nga mbrojtja në Hagë

Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për veprën penale Përvetësim në Detyrë dhe Falsifikim i Dokumenteve

Aktakuzë në mungesë ndaj dy ish-pjesëtarëve të forcave serbe për krime lufte në Gjakovë

Betohen 19 kadetë të rinj të FSK-së

Betohen 19 kadetë të rinj të FSK-së

FSK realizon trajnimin “Shpëtimi i jetës në fushëbetejë”

FSK realizon trajnimin “Shpëtimi i jetës në fushëbetejë”

Rosicky për Albion Rrahmanin: “Kishim oferta nga klube të top ligave evropiane për të”

Rosicky për Albion Rrahmanin: “Kishim oferta nga klube të top ligave evropiane për të”

Ushtria izraelite thotë se do të përdorë “forcë të paprecedent” në qytetin e Gazës

Ushtria izraelite thotë se do të përdorë “forcë të paprecedent” në qytetin e Gazës

Fatos Klosi thotë se është ftuar si dëshmitar nga mbrojtja në Hagë

Fatos Klosi thotë se është ftuar si dëshmitar nga mbrojtja në Hagë

124 ditë jashtë fushës, Endrick i gatshëm të rikthehet të luajë me “Los Blancos”

124 ditë jashtë fushës, Endrick i gatshëm të rikthehet të luajë me “Los Blancos”

Zhegrova fiton zemrat e tifozëve bardhezinj, Tudor pritet t’i besojë një fanellë titullari ndaj Veronës

Zhegrova fiton zemrat e tifozëve bardhezinj, Tudor pritet t’i besojë një fanellë titullari ndaj Veronës

Gjendet pa shenja jete një shtetase amerikane në Shkodër

Gjendet pa shenja jete një shtetase amerikane në Shkodër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën