TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hoxhaj: Opozita të kërkojë takim me Kurtin, nuk mendoj se duhet ta rrëzojmë atë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Hoxhaj: Opozita të kërkojë takim me Kurtin, nuk mendoj se duhet ta rrëzojmë atë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj thotë se partitë opozitare duhet të kërkojnë takim me kryeministrin Albin Kurti.

Sipas Hoxhajt, ky është një element që i ka munguar opozitës, pasi për tema të tjera takimet janë zhvilluar.

“Përtej çka thashë deri më tash që e thashë vetëm frymën që në duhet të jemi një shoqëri e cila në mënyrë kritike reflekton për veri, se krejt jemi të interesuar që të ketë sa më shumë shtet dhe të jetë mbi të gjitha shtet i fuqishëm në veri të vendit dhe të kemi komunitet serb i cili është pjesë e institucioneve. Përtej kësaj unë mendoj se çfarë i ka munguar opozitës deri më tash, edhe PDK-së, edhe LDK-së e AAK-së është që të kërkojnë një takim me zotin Kurti meqë vitin e kaluar janë takuar për targa. Jo njëherë, por disa herë”, ka thënë Hoxhaj në Respublika në Tëvë 1.

Hoxhaj ka thënë se me Kurtin duhet të bisedohet ndër të tjerash për atë se a është ai i interesuar që ta përmbyllë shtetndërtimin.

“Duhet të bisedojnë me z. Kurti si po e sheh, a ka problem me bandat në veri që është problem serioz, a ka problem me mbajtjen e zgjedhjeve në veri, a ka problem me planin e zbatimit të Ohrit, a ka problem me përmbylljen e shtet-ndërtimit sepse pyetja kryesore është a dojmë me përmbyll shtetndërtimin e Kosovës qysh e kem shpall në 2008, a duam ta integrojmë atë komunitet që jetojnë në veri të vendit, a duam me pas institucione multietnike apo duam përmes Facebook, TikTok, Instagram të apelojmë në rrafshin emocional dhe të mos ndodhë asgjë”, u shpreh Hoxhaj.

Hoxhaj po ashtu thotë se ideja për rrëzimin e Kurtit është populiste dhe ajo nuk duhet të diskutohet.

“Ka pasur takime mes liderëve të opozitës dhe kryeministrit Kurti për targa, për planin franko-gjerman, vitin e kaluar disa herë. Me vend e pa vend. Dhe nëse situata është aq serioze në qershor të 2023 dhe ne takohemi vetëm në Kuvend pa pasur një debat racional, profesional, jashtë syve të publikut, jo për të mos dhënë llogari por qysh fol klasa politike, elita politike në një vend, unë mendoj që nuk do të duhej të bëjmë përpjekje populiste për të thënë po e rrëzojmë Albin Kurtin në Kuvend të Kosovës sepse do të ndryshojë menjëherë kursi”, ka shtuar ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrecaj: Mosformimi i Qeverisë Konjufca më i shëndetshëm për vendin

Rrecaj: Mosformimi i Qeverisë Konjufca më i shëndetshëm për vendin

Shkodra: Krasniqi foli shumë, por nuk tregoi arsyet e dorëheqjes

Shkodra: Krasniqi foli shumë, por nuk tregoi arsyet e dorëheqjes

Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në Prishtinë

Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në Prishtinë

A ndikuan Ramiz Lladrovci dhe Drenasi që Memli Krasniqi të japë dorëheqje, sipas Maloku

“InfoNata” 12.11.2025

Smajljaj: Opozita do të ketë vështirësi të sfidojë LVV-në pa reforma të brendshme

Smajljaj: Opozita do të ketë vështirësi të sfidojë LVV-në pa reforma të brendshme

Bajraktari: Anëtarësimi në KiE, forcon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës

UÇK-ja sui generis!

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën