TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hoxhaj: Diskursi i Kurtit për luftë për qëllime elektorale, Asociacioni si kundërvlerë e anëtarësimit në NATO

by Tëvë1
1 vit ago
0
A A
Hoxhaj: Diskursi i Kurtit për luftë për qëllime elektorale, Asociacioni si kundërvlerë e anëtarësimit në NATO

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, thotë se diskursi për luftë i kryeministrit, Albin Kurti dhe të tjerëve është për qëllime elektorale. Ai thekson se luftë klasike sikurse në vitin 1999, nuk mund të ketë në Kosovë, andaj deklaratat e shpeshta të krerëve të shtetit për rrezikun për luftë nga Serbia kanë dëme politike, diplomatike dhe ekonomike.

Hoxhaj në një intervistë për KosovaPress, akuzon kreun qeveritar se ka degraduar dialogun me Serbinë dhe se ka pranuar një marrëveshje të dëmshme për Kosovën, ku në thelb ka autonominë për serbët në Kosovës përmes Asociacionit. Mirëpo, ai e sheh si të mundshme që të formohet Asociacionit, gjithmonë në përputhje me Kushtetutën si kundërvlerë e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Sipas tij, vendet perëndimore nuk i besojnë më kryeministrit Albin Kurti, andaj dyshon se do të përmbushen edhe tri kushtet e tij të paraqitura rishtazi në dialog. Hoxhaj për KosovaPress, flet edhe për dështimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës, diplomacinë kosovare në mandatin e Kurtit, si dhe për masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

“Diskursi që në thelb është diskurs i luftës dhe i cili është i mbështetur nga kryeministri Kurti, mund të jetë i bazuar në informata konkrete dhe analiza sesi duket situata e sigurisë në veri të vendit. Por sa një Qeveri e Kosovës që në këto tri vitet e fundit flet vetëm për luftë, duhet të ketë parasysh dëmin politik dhe diplomatik e ekonomik që ia shkakton vendit. Natyrisht se Serbia ka një politikë armiqësore ndaj shtetit të Kosovës. Natyrisht unë personalisht nuk e përjashtojë përsëritjen e rasteve të njëjta sikurse ai i Banjskës vitin e kaluar, por nuk mendoj se do të ketë luftë në terma klasik të luftës siç ka qenë në vitin 1999, pasi ka një strukturë komplet tjetër të sigurisë, fuqizim të shtetit të Kosovës. Ka një vetëdije të re perëndimore në raport me fragjilitetin e sigurisë. Andaj unë mendoj se diskursi i brendshëm për luftë i kryeministrit dhe të tjerëve është i natyrës elektorale. Më shumë një diskurs i sundimit dhe populizmit që e bëjnë kudo populistët në botë”, thekson Hoxhaj.

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, thotë se kryeministri Albin Kurti është dashur që gjatë diskutimeve për Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit, të kërkojë nënshkrimin e tyre dhe jo tash pas një viti.

Ai deklaron se Kurti po i ikë tavolinës së dialogut pasi nuk pajtohet me planin e sekuencimit që i është dorëzuar nga emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, në vizitën e tij të fundit në Kosovë.

Sipas tij, ky plan i zbatimit të marrëveshjes është më i keq se ata paraprak, andaj kryeministri Kurti ka paraqitur kushte për takim të nivelit të lartë në dialog.

“Kushtet që i ka qitur zotëri Kurti në takimin e fundit flasin për atë se ai ka dështuar çdogjë në dialog dhe politikë të jashtme. Në vend që të kërkojë nënshkrimin e marrëveshjes kur ka qenë koha që të nënshkruhet marrëveshja në shkurt dhe mars të vitit 2023, ai po kërkon tash. Në vend që të kushtëzon dorëzimin e Radoiçiq një ditë pasi ka ndodhur akti i agresionit, po kushtëzon një vit prapa. Në vend që të shndërron letrën e Bërnabiqin në një pretekst sesi ta godet Serbinë në dialog, ai realisht po i ikë tavolinës..Kur ka qenë për herë të fundit për vizitë në Kosovë zotëri Lajçak ia ka sjell Kurtin një plan të sekuencimit në tavolinë. Duket se ky plani i zbatimit është më i keq sesa ata kanë pasur më herët në tavolinë. Njëra prej arsyeje që ka dal këto tri kushte ka qenë për me i thënë jo këtij plani të sekuencimit”, shton ai.

Deputeti opozitar deklaron se draft-statuti i Asociacionit i hartuar nga Bashkimi Evropian e kërcënon rendin kushtetues të Kosovës dhe rrezikon ndarjen e brendshme të vendit.

Sipas tij, për këtë temë duhet të tentohet të shkohet përpara në koordinim me aleatët ndërkombëtar. Ai shton se themelimi i Asociacionit duhet të ndodh si kundërvlerë e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

“(Draft-statuti i Asociacionit) Ai vërtet e kërcënon rendin kushtetues, sistemin politik, ndarjen e brendshme të Kosovës dhe krijimin e një etniteti serb brenda për brenda Kosovës….Është shtet brenda shtetit ajo çka pranuar zotëri Kurti me Asociacionin. Se si të shkohet përpara mendoj se Kosova duhet të ulet me partnerët tanë evropianë dhe amerikanë dhe të bisedojë me ta se nëse ata mendojnë se Asociacioni mund të ofrojë një mekanizëm të sigurisë për komunitetin serb në Kosovë, cili është mekanizmi i sigurisë që i ofrohet Kosovës në tërësi si shtet sovran dhe i pavarur. Asociacionin ne se kemi pranuar atë kohë të pranojmë, pasi kemi dashur njohje të ndërsjellët. Kjo ka qenë sa ka qenë në qeveri Hashim Thaci, Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj. Ne kemi pa Asociacionin si një kundërvlerë të një marrëveshje për njohje të ndërsjellë. Nëse perëndimi insiston tash dhe thotë se nuk mund të bindim Serbinë, atëherë të jetë Asociacioni si kundër-vlerë për anëtarësim në NATO. Nëse ne anëtarësohemi në NATO dhe marrim një vulë euro-atlantike, kjo do t’i shërbente qëllimit madhor. Por përtej kësaj jo në formën si e ka pranuar Kurti. Ai duhet të dërgohet në gjykatë dhe të krasitet shumë, të largohen pjesët që e cenojnë rendin tonë kushtetues”, thekson Hoxhaj.

Në anën tjetër, Hoxhaj adreson kritika të ashpra ndaj kryediplomatës kosovare, Donika Gërvalla.

Sipas tij, diplomacia kosovare gjatë qeverisë Kurti ka zero rezultate, si në njohje të reja, ashtu edhe në anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

“Zero çdo gjë. Zero. Politika e jashtme e Kosovës është një zero e madhe. Zonja Gërvalla e ka emrin dhe mbiemrin zero. Asnjë njohje të vetme, asnjë hiç. Kur Palestina nën udhëheqjen e Hamasit po merr njohje prej Spanjës, Sllovenisë, Irlandës jashtë procesit të Oslos. Unë jam i sigurt se në këto katër vitet e fundit kanë mundur të merren më së paku 25-30, njohje pasi ka ndryshuar qeveritë në disa vende që kanë qenë pro ruse dhe të cilat tash janë properëndimore. Asnjë organizatë e vetme ndërkombëtare ku është pranuar Kosova. Dështimi në Këshillin e Evropës është dështimi më klasik që ka pasur politika e jashtme e Kosovës. Aplikimi për të marrë statusin e kandidatit një kërkesë në sirtarë që ka mbetur në Bruksel, të cilin nuk e përmend askush”, thotë Hoxhaj,

Krahas kësaj ai thotë se dështimi për anëtarësim në Këshill të Evropës e ka adresën te qeveria Kurti.

Ai thekson se krerëve institucional iu është bërë e ditur nga vendet kryesore anëtare të Këshillit të Evropës se kurdo që Kosova e dërgon draft-statutin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese, ata janë të gatshëm të mbledhin ministrat e jashtëm dhe të shqyrtojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Po ashtu, ai e sheh të domosdoshme edhe largimin e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoxha pret Dumanin në takim, e njofton për bashkëpunimin që PK-ja ka me autoritetet e Shqipërisë

Hoxha pret Dumanin në takim, e njofton për bashkëpunimin që PK-ja ka me autoritetet e Shqipërisë

KEDS: Për shkak të motit të ligë një numër i caktuar i daljeve janë jashtë funksionit

Borë dhe shi në kryeqytet – paralajmërim për mot të keq në fillim të tetorit

Eurobarometri 2025: Shqiptarët më entuziastët për anëtarësim në BE, serbët më skeptikët

BE-ja apelon për formimin e shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës

Krasniqi: Lipjani ka nevojë për një njeri të vendosur si Shukri Buja

Krasniqi: Lipjani ka nevojë për një njeri të vendosur si Shukri Buja

Tensioni te Reali, lideri i madrilenëve reagon menjëherë: Nuk jam ankuar kurrë, betohem se nuk do dorëzohem

Tensioni te Reali, lideri i madrilenëve reagon menjëherë: Nuk jam ankuar kurrë, betohem se nuk do dorëzohem

Basketbolli nis më 4 tetor por anulohet gara e Superkupës

Basketbolli nis më 4 tetor por anulohet gara e Superkupës

Florent Hasani në formë fantastike në Turqi

Florent Hasani në formë fantastike në Turqi

Shifër rekord për një klub të Serie A, Interi regjistron fitim historik për sezonin 2024/25

Shifër rekord për një klub të Serie A, Interi regjistron fitim historik për sezonin 2024/25

FIFA gjobit Shqipërinë me 10 mijë franga zvicerane, FSHF: Do ta apelojmë

FIFA gjobit Shqipërinë me 10 mijë franga zvicerane, FSHF: Do ta apelojmë

Hoxha pret Dumanin në takim, e njofton për bashkëpunimin që PK-ja ka me autoritetet e Shqipërisë

Hoxha pret Dumanin në takim, e njofton për bashkëpunimin që PK-ja ka me autoritetet e Shqipërisë

KEDS: Për shkak të motit të ligë një numër i caktuar i daljeve janë jashtë funksionit

Borë dhe shi në kryeqytet – paralajmërim për mot të keq në fillim të tetorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën