TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Hoxha shpjegon se si ndodhi ngjarja në Banjskë të Zveçanit

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Hoxha shpjegon se si ndodhi ngjarja në Banjskë të Zveçanit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, i ftuar në Tëvë1, tregoi në detaje se si ndodhi ngjarja në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku.

Hoxha tregoi se në momentin kur patrullat policore kanë vërejtur që në Banjskë është vendosur një barrikadë, rreshteri Bunjaku ka organizuar ekipin e tij për të dalë në vendin e ngjarjes.

Më tej, Hoxha tregoi se ekipi i organizuar nga rreshteri Bunjaku, janë takuar me patrullën policore të kufirit për të parë më afër se çka po ndodhë me barrikadën e vendosur nga grupi terrorist, me ç’rast edhe u shkaktua vdekja e rreshterit.

“24 shtatori ka qenë një nga ditët më të rënda për Policinë e Kosovës. Fatkeqësisht, ka mundur të jetë një datë shumë e rëndë për të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës. Ne si polici dhe menaxhment kemi pranuar informacionet rreth orës 03:10 të mëngjesit. Me datën 23 dhe 24, një grup kriminal terrorist paraushtarak nga territori i Serbisë, ka arritur të futet brenda territorit të Kosovës përmes rrugëve ilegale, me një sasi të madhe të armatimeve ushtarake dhe luftarake.  Rreth orës 02:38, patrullat tona policore kanë vërejtur që në fshatin Banjskë është vendosur një barrikadë dhe përmes radios kanë njoftuar që dyshohet se është një barrikadë te fshati Banjskë. Mandej, rreshteri policor, Afrim Bunjaku, me iniciativën e tij ka organizuar ekipin e vet dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në momentin kur kanë arritur në vendin e ngjarjes, janë takuar me patrullën policore të kufirit dhe janë ofruar për të parë se çka po ndodhë me atë barrikadë. Atëherë ka shpërthyer një minë kundër këmbësorisë, kjo minë është iniciuar përmes kontaktit me bateri nga grupi kriminal terrorist, të cilët kanë qenë në afërsi të barrikadës, kështu duke shkaktuar vdekjen e Afrim Bunjakut”, deklaroi Hoxha në emisionin “Infonata”.

Tutje, Hoxha tregoi se si patrullat policore kanë tërhequr trupin e të ndjerit Bunjaku, pas ballafaqimit më grupin terrorist serb.

“Pas disa minutave, patrullat tona të kufirit kanë shkuar në asistencë dhe kanë mbështetur duke tërhequr trupin e Afrim Bunjakut dhe duke tërhequr policët e plagosur. Përveç gjuajtjes dhe përdorimit të kësaj mine, grupi kriminal terrorist ka përdorur të gjitha armatimet që kanë pasur në dispozicion”, shtoi tutje Hoxha.

Kujtojmë se në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës më 24 shtator, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues./teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

21-vjeçari godet me veturë 5 persona në parkun e Vitisë, njëri në gjendje të rëndë

Qeveria e re e Serbisë me qëndrime të vjetra ndaj Kosovës

Policia nis hetimet për vdekjen e një burri në Prishtinë

Rrahje mes dy personave në Ferizaj, njëri sulmoi edhe nënën e tij

Dy të arrestuar për bixhoz në Klinë, Policia sekuestron katër vetura

Osmani nuk do ta dekretojë Ligjin për Pagën Minimale pa vendim të Kushtetueses

Presidentja Osmani thërret konferencë për media

21-vjeçari godet me veturë 5 persona në parkun e Vitisë, njëri në gjendje të rëndë

Qeveria e re e Serbisë me qëndrime të vjetra ndaj Kosovës

Policia nis hetimet për vdekjen e një burri në Prishtinë

Rrahje mes dy personave në Ferizaj, njëri sulmoi edhe nënën e tij

Dy të arrestuar për bixhoz në Klinë, Policia sekuestron katër vetura

Osmani nuk do ta dekretojë Ligjin për Pagën Minimale pa vendim të Kushtetueses

Presidentja Osmani thërret konferencë për media

Rama: Nga nesër rikthehet funksionaliteti i plotë i “Prishtina Parking”

Rama: Nga nesër rikthehet funksionaliteti i plotë i “Prishtina Parking”

Kutia e ushqimi për në shkollë, si ndikon në shëndetin, energjinë dhe zhvillimin e fëmijës

Kutia e ushqimi për në shkollë, si ndikon në shëndetin, energjinë dhe zhvillimin e fëmijës

​Trajneri i Suedisë: Kosova e deshi më shumë fitoren

​Trajneri i Suedisë: Kosova e deshi më shumë fitoren

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X