TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Hoxha: 18 vrasje gjatë këtij viti, ka rënie të raportimit të veprave penale

by Tëvë1
2 orë ago
1
A A
​Hoxha: 18 vrasje gjatë këtij viti, ka rënie të raportimit të veprave penale

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha deklaron se gjatë këtij viti është shënuar rënie e numrit të veprave penale të raportuara pranë këtij institucioni, krahasuar me vitin paraprak. Ndërkohë që numri i përgjithshëm i rasteve të trajtuara nga policia ka shënuar rritje prej 2.4 për qind, ku përfshihen edhe kundërvajtjet dhe veprat më të lehta penale.

Në intervistën për KosovaPress, Hoxha bën të ditur se këtë vit kanë qenë 18 vrasje.

“Vepra penale në Policinë e Kosovës gjatë këtij viti janë raportuar më pak. Diku -3.54% ka më pak raste penale të raportuara në polici. Gjithsej raste të raportuara në polici, që është raportuar në polici sepse mund të ketë ndonjë rast që fare nuk është raportuar në polici, kemi një rritje prej 2.4%. E tash te këto raste hyjnë edhe veprat penale po ashtu edhe kundërvajtje dhe vepra të tjera më të imta ose për nga natyra më të lehtë kriminale ose kundërvajtje. Këtu do të thotë total kemi pasur rreth 10% më shumë. Vrasjet, kemi pasur 17 vrasje të raportuara në vitin 2024, ndërsa në këtë vit e kemi 18 raste. Do të thotë kemi një rast më shumë që ka ndodhur. Lëndimet e veta të rënda trupore kemi pasur 7.8% më shumë. Vjedhje kemi më pak, -1.89%. Vjedhje të rënda kemi më pak, ose ka shënuar rënie me -2.87%. Grabitje kanë qenë në vitin 2024, 70, ndërsa në këtë vit janë 62, -11.43%. Edhe po ashtu, për një fat i mirë, kemi pasur edhe rënie të rasteve të dhunës në familje, diku me -2.2% gjatë këtij viti”, deklaron drejtori i përgjithshëm i Kosovës.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha thotë se ky vit ka nisur me pasojat, siç i quan ai, të sulmit terrorist në kanalin Ibër Lepenc në Varagë të Zubin Potokut.

“Ne e kemi filluar vitin 2025, duke u marrë me pasojat e sulmit terrorist që ndodhi në Ibër Lepenc me datën 29 nëntor të vitit 2024. Mandej, pas këtij rasti, po flas me disa prej rasteve të rënda që kemi pasur, ishte vrasja e rreshterit tonë në Kaçanik, Muhamet Likës. Mandej gjatë verës e patëm rastin e rëndë të vdekjes së personit gjatë intervenimit policor. Po ashtu, gjatë fundit të vitit kemi pasur angazhime shumë të shumta, po ajo çfarë është më e mira është kulmimi me aktakuzën që Prokuroria Speciale e ngriti ndaj personave të dyshimtë që kanë qenë të involvuar në rastin e sulmit terrorist, të spiunazhit dhe veprave të tjera penale që janë ndërlidhur me këtë sulm. Dhe mendoj që ky ishte suksesi më i madh i gjithë këtij viti, po flasim për raste serioze”, deklaron ai.

Përveç angazhimeve operative, Hoxha thotë se Policia e Kosovës ka pasur edhe shumë operacione policore kundër fajdeve, drogës dhe grupeve kriminale.

Mes tjerash, përmend edhe organizimin e katër palë zgjedhjeve brenda një viti, ku Hoxha thotë se kanë angazhuar me mijëra trupa policore.

“Ne patëm edhe katër palë zgjedhje që në bashkëpunim me KQZ-në, në bashkëpunim po ashtu me prokurorinë dhe Këshillin Gjyqësor është dashur të angazhojmë personel me mijëra trupa policore, automjete, kohë për të garantuar rend dhe ligj gjatë këtyre proceseve zgjedhore prej shkurtit, pastaj tetorit, nëntorit dhe tash së fundi me datën 28 dhjetor, kur dhe u kryen zgjedhjet e fundit”, shton ai.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të së dielës, ai thotë nuk ka pasur incidente serioze që mund të ndikonin në përkeqësimin e situatës së sigurisë.

Tags: Gazmend Hoxharaportimet e veprave penaleTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Policia paralajmëron për SMS mashtruese: Mesazhet s’janë të Postës së Kosovës

Lubonja: Fitorja e Albin Kurtit mbart anë pozitive dhe negative

Lubonja: Fitorja e Albin Kurtit mbart anë pozitive dhe negative

Kurti prezanton 10 arritjet kryesore të Kosovës për vitin 2025

Kurti prezanton 10 arritjet kryesore të Kosovës për vitin 2025

Kurti: Punëtorët e sektorit publik do ta marrin pagën e 13-të në fillim të vitit

Kurti: Punëtorët e sektorit publik do ta marrin pagën e 13-të në fillim të vitit

Kampionia olimpike Nora Gjakova i jep fund karrierës në xhudo

Kampionia olimpike Nora Gjakova i jep fund karrierës në xhudo

Vrasja me thikë në Fushë-Kosovë, Supremja e kthen në rigjykim çështjen për të dënuarin me 22 vite burgim

Supremja refuzon ankesën e LVV-së, gjoba për shkelje zgjedhore mbetet e vlefshme

Samsung po sjell Google Photos në televizorët e saj

Samsung po sjell Google Photos në televizorët e saj

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Policia paralajmëron për SMS mashtruese: Mesazhet s’janë të Postës së Kosovës

Lubonja: Fitorja e Albin Kurtit mbart anë pozitive dhe negative

Lubonja: Fitorja e Albin Kurtit mbart anë pozitive dhe negative

Kurti prezanton 10 arritjet kryesore të Kosovës për vitin 2025

Kurti prezanton 10 arritjet kryesore të Kosovës për vitin 2025

Numërohen 70 për qind të votave, këta deputetë janë përfundimisht JASHTË/ VIT I “LUFTËRAVE”-MESDITË

Numërohen 70 për qind të votave, këta deputetë janë përfundimisht JASHTË/ VIT I “LUFTËRAVE”-MESDITË

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën