Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka takuar sot ministrin e ri të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Hovenier në Twitter tha se mezi pret që të ketë bashkëpunim dhe partneritet të ngushtë me ministrin e Mbrojtjes teksa theksoi tranzicionin 10-vjeçar të FSK-së.
“Kënaqësi që sot pasdite takohem me ministrin e ri të Mbrojtjes Ejup Maqedonci. Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin dhe partneritetin tonë të ngushtë, veçanërisht në mbështetje të tranzicionit 10 vjeçar të FSK-së në një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike, profesionale, të ndërveprueshme nga NATO”, ka shkruar ai./teve1.info./
Pleasure to meet new Minister of Defense Ejup Maqedonci this afternoon. I look forward to continuing our close cooperation and partnership, especially in support of the KSF’s 10 year transition into a multi-ethnic, professional, NATO-interoperable territorial defense force. pic.twitter.com/tDMK7r1Xzt
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) August 21, 2023