Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë sulmi në veri ku vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku është kryer nga një grup profesionistësh.
Ai pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, në një deklarim për media, ka thënë ajo çfarë ka ndodh të dielën ka qenë një sulm serioz i rëndë.
Hovenier mes tjerash tha se institucionet e sigurisë së SHBA-së po punojnë bashkë me Kosovën për t’i sqaruar motivet.
“Ka qenë një sulm shumë serioz. Institucionet e sigurisë së SHBA-së po punojnë bashkë me të Kosovës dhe të tjerët për t’i sqaruar gjithçka që ka ndodhur dhe motivet. Ky është një grup i trajnuar dhe i organizuar dhe është dikush pas tyre që i ka pajisur me armatim të rëndë”, ka thënë ai.