TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hovenier: Stërvitjet “Defender Europe 2023” kanë marrë fund për Kosovën

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
​Hovenier: Do të mbështesim procesin gjyqësor në Ukrainë kundër krimeve të Rusisë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë në një takim me disa gazetarë në Prishtinë, se Qeveria e Kosovës nuk është koordinuar me Shtetet e Bashkuara për veprimet e ndërmarra të premten.

Atë ditë, kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri të Kosovës, kanë hyrë, me ndihmën e Policisë së Kosovës, në ndërtesat komunale.

Komunat, Zubin Potok, Leposaviq, dhe Zveçan, janë të banuara me shumicë serbe, dhe banorët lokalë atje kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve të rinj nëpër ndërtesa, të cilat funksionojnë sipas sistemit serb.

“Kur kemi marrë vesh, kemi reaguar ashpër kundër. Vendimi ka pasur ndikim negativ në reputacionin e Kosovës, dhe i ka kthyer mbrapsht përpjekjet drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.

Hovenier e ka cituar Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, kur ka thënë se vendimet e fundit të Qeverisë, janë duke ndikuar në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Ne i kemi kërkuar [kryeministrit të Kosovës, Albin] Kurti që të marrë hapa drejt uljes së tensioneve në veri. Ai nuk u është përgjigjur këtyre kërkesave. Ne jemi duke analizuar se cilat do të jenë veprimet tona”.

Ambasadori amerikan ka thënë se stërvitje në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe ’23”, nuk do të ketë për Kosovën.

“Sot nuk ka pasur aktivitet për Defender Europe ’23, dhe nuk do të ketë. Për Kosovën, ato stërvitje kanë përfunduar”, njofton REL.

Ndryshe Ministria e Mbrojtjes sot në një komunikatë për medie bëri të ditur se për shkak të situatës në veri të vendit, aktiviteti i paraparë për sot në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe ’23”, anulohet.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

S’ka konstituim të Kuvendit në votimin e parë

34 ditë afat për zgjedhjen e presidentit, dështimi e dërgon vendin në zgjedhje

Emërimi i anëtarëve në KQZ, presidentja Osmani kritikohet pse iu drejtua Kushtetueses

Kushtetuesja: Dekreti i Osmanit s’prodhon asnjë efekt juridik

Në Spitalin e Mitrovicës hapet Kirurgjia Maksillofaciale

Në Spitalin e Mitrovicës hapet Kirurgjia Maksillofaciale

Pacolli analizon raportin e lirisë së medias: Jo të kapura nga Qeveria

Pacolli liron Avni Ahmetin nga detyra e u.d së drejtorit të Agjencisë Kadastrale

Sylvinho për ndeshjen ndaj Polonisë: Duhet përqendrim. Nuk është vetëm Lewandowski i rrezikshëm

Sylvinho për ndeshjen ndaj Polonisë: Duhet përqendrim. Nuk është vetëm Lewandowski i rrezikshëm

S’ka konstituim të Kuvendit në votimin e parë

34 ditë afat për zgjedhjen e presidentit, dështimi e dërgon vendin në zgjedhje

Emisioni “Ditari” 25.03.2026

Emisioni “Ditari” 25.03.2026

Emërimi i anëtarëve në KQZ, presidentja Osmani kritikohet pse iu drejtua Kushtetueses

Kushtetuesja: Dekreti i Osmanit s’prodhon asnjë efekt juridik

Në Spitalin e Mitrovicës hapet Kirurgjia Maksillofaciale

Në Spitalin e Mitrovicës hapet Kirurgjia Maksillofaciale

Nëna nga Kosova dhe fëmija i saj humbin jetën në një aksident në Gjermani

Nëna nga Kosova dhe fëmija i saj humbin jetën në një aksident në Gjermani

Logjika e Vuçiq – “sherri” i bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë u vra edhe Khamenei

Logjika e Vuçiq – “sherri” i bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë u vra edhe Khamenei

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën