Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që kanë ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi pas tërmeteve të 6 shkurtit, janë kthyer mbrëmë në Kosovë.
Me këtë rast, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka shprehur mirënjohje, përcjell teve1.info
Ai ka thënë se SHBA-ja është partner krenar i FSK-së.
“Shtetet e Bashkuara shprehin mirënjohjen e tyre të thellë për ekipet e kërkim-shpëtimit dhe mjekësisë të FSK-së ndërsa kthehen në shtëpi në Kosovë. Ekipi i FSK-së kreu operacione të suksesshme të ndihmës në Turqi dhe shpëtoi disa jetë. SHBA-të janë një partner krenar i FSK-së”, ka thënë Hovenier, bëhet e ditur në njoftimin e ambasadës amerikane.
Ekipi i FSK-së është nisur në Turqi dy javë më parë pas tërmeteve mbi 7 shkallë që kanë goditur Turqinë dhe Sirinë në orët e hershme të 6 shkurtit.
Pjesëtarët e FSK-së kanë arritur të shpëtojnë katër persona që kanë mbetur nën rrënoja, si pasojë e tërmeteve.
Pas kthimit në Kosovë, ata janë nderuar me medalje. /Teve1.info/