TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hovenier: Rruga e Kosovës drejt BE-së me mirëbesim dhe zbatim zotimeve nga dialogu

E në nder të 25 vjetorit së ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ambasadori i SHBA-së në Kosovë dhe ish komandanti i NATO-S, Clark kujtuan marsin e vitit 1999 kur filloi bombardimet NATO-ja. Ata thanë se u shteren të gjithë rrugët diplomatike dhe nuk kishte tjetër mundësi. Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier ka deklaruar se rruga e vetme për integrimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike është përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, pasi nuk ka rrugë tjetër.

by Fetije Kamberi
1 vit ago
0
A A
Hovenier: ShBA-ja druhet për tensione të reja në veri për shkak të ndalimit të dinarit

U mblodhën bashkë për të shënuar 25 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.

Me temën “Demokracia, të drejtat e njeriut dhe ndërtimi i paqes”, Universiteti i Prishtinës bashkë me Universitetin e Arkansasit organizuan një konferencë të përbashkët.

Këtu mori pjesë e para e shtetit Vjosa Osmani ku tha se ndërhyja e NATO-s ka qenë historike mirëpo ende ka sfida sot.

“ Fatkeqësisht, forcat e errëta janë ende shumë aktive sot. Çdo ditë që kalon, Serbia nuk turpërohet të na kujtojë qëllimet e saj më të vërteta. Serbia, përfaqësuesja e Rusisë në rajonin tonë, është e përkushtuar që ta kthejë rajonin tonë në vitet ’90. Serbia dhe aleatët e saj duan të zhbëjnë gjithçka që kemi arritur së bashku gjatë viteve”, tha ajo.

E ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffry Hovenier tha se e kujton shumë mirë atë ditë.

Hovenier tha se ishin shterur të gjithë rrugët diplomatike, andaj intervenimi ishte i domosdoshëm.

“Siç tha Presidenti Clinton më 23 mars 1999, një ditë para se NATO të fillonte operacionin Forcat Aleate “Nëse presidenti Millosheviq nuk është i gatshëm të bëjë paqe, ne jemi të gatshëm të kufizojmë aftësinë e tij për të bërë luftë në Kosovë”. Pra, ne shënojmë dhe e kemi shënuar ditët e fundit me solemnitet këtë 25 vjetor të operacionit të NATO-s. Ne kujtojmë qindra mijëra njerëz të pafajshëm të dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe mijëra të vrarë ose të zhdukur. Na vjen keq shumë për humbjen e jetëve të civilëve të pafajshëm, përfshirë ata që vdiqën gjatë operacionit të NATO-s”, u shpreh ambasadori amerikan.

Hovenier theksoi se nuk ka rrugë tjetër në integrimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike, përveç dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

“Ne shikojmë nga kjo qeveri ashtu siç kemi kërkuar nga të gjitha qeveritë e mëparshme të Kosovës që të punojnë në partneritet me ne, ndërsa ne vazhdojmë në përpjekjet tona së bashku për të ndërtuar një rajon të qëndrueshëm, të begatë, multietnik dhe të sigurt të Ballkanit Perëndimor.. Më shumë se 25 vjet që nga Operacioni i Forcave Aleate dhe pothuajse 25 vjet nga Çlirimi i Kosovës, populli i Shteteve të Bashkuara ka qenë, është dhe do të vazhdojë të jetë krenar të qëndrojë krah për krah me popullin e Kosovës”, tha ai.

Krenar dhe i lumtur për gjithçka çfarë ka bërë shteti i Kosovës për këto 25 vjet është shprehur ish-gjenerali Wesley Clark.

“Gjithë këto vite e kam vlerësuar mbështetjen, ndjenjat e mbështetjes nga populli i Kosovës. Kur udhëtoj nëpër botë, kur shkoj në Kosovë dhe kur shkoj në Nju Jork dhe madje kur më shohin shqiptarët e Kosovës më kujton rëndësinë e lirisë, rëndësinë e guximit dhe vendosmërisë dhe luftën për mbrojtjen e familjeve, mbrojtjen e vlerave. Pra, zemra ime është me ty, shpirti im është me ty Kosovë dhe të uroj gjithë të mirat”, tha ish-gjenerali.

Përveç tyre, të pranishëm në këtë konferencë ishin studentë dhe profesor të Universitetit të Prishtinës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes një person në Istog pasi dyshohet se ra nga një objekt banesor

Vetaksident në Çagllavicë, lëndohet një person

Një i vdekur nga vetaksidenti në Gjakovë

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Gjakovë, arrestohet i dyshuari pasi nën ndikimin e alkoolit kanosi bashkëshorten

Zhduket një vajzë e mitur në Fushë-Kosovë

Zhduket një 13-vjeçare në Fushë Kosovë

Dhjetëra të vrarë në Gaza, përpara takimit të OKB-së ku pritet njohja e Palestinës

Dhjetëra të vrarë në Gaza, përpara takimit të OKB-së ku pritet njohja e Palestinës

Vdes një person në Istog pasi dyshohet se ra nga një objekt banesor

Rikthehet futbolli i Superligës, katër ndeshje të dielën, një të hënën

Xhiro 5, vëmendja në Podujevë

Interi Miami me kontratë të re për Messin

Messi nënshkruan kontratë të re me Inter Miamin

Vetaksident në Çagllavicë, lëndohet një person

Një i vdekur nga vetaksidenti në Gjakovë

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Gjakovë, arrestohet i dyshuari pasi nën ndikimin e alkoolit kanosi bashkëshorten

Zhduket një vajzë e mitur në Fushë-Kosovë

Zhduket një 13-vjeçare në Fushë Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën