TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hovenier demanton Qeverinë: Çështja e dinarit ka ndikuar në partneritetin tonë (Video)

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, e ka demantuar Qeverinë e Kosovës në lidhje me ndikimin e çështjes së dinarit në partneritetin mes të dyjave vendeve.

by Florijeta Dernjani
2 vjet ago
0
A A
Hovenier: Nëse Kurti nuk na trajton neve si partner, kjo vë në pikëpyetje nëse mund të jemi ne partner i kësaj qeverie

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka thënë se kjo situatë ka prekur marrrëdhëniet dhe çdo deklarim nga eksponentë qeveritarë se çdo gjë është në rregull, nuk është e vërtetë.

“Ne do të shpresonim që Qeveria dhe kryeministri Kurti do të angazhohen si partner që ta zgjidhim këtë çështje së bashku, në vend se të ndërmarrin veprime të njëanshme dhe të kundërtën e asaj që kemi kërkuar. Jemi të shqetësuar që Qeveria dhe kryeministri Kurti nuk e kanë bërë këtë. Çfarëdolloj deklarimi se gjërat janë në rregull dhe se marrëdhëniet tona vazhdojnë, nuk janë të vërteta. Kjo situatë ka prekur partneritetin tonë. Çdo shpjegim tjetër është keqkuptim”, ka thënë ai.

Ambasadori amerikan tutje ka thënë se papërgjegjshmëria e Qeverisë Kurti ndaj kërkesave të tyre, vë në pikëpyetje partneritetin e ShBA-së.

“SHBA-ja ka kërkuar partneritet nga Qeveria e Kosovës, dhe shprehim keqardhje që qeveria Kurti nuk ka qenë e përgjegjshme ndaj kërkesave tona. ShBA-ja e ka bërë të qartë që nëse kryeministri

Kurti, nuk na trajton neve si partner, kjo vë në pikëpyetje nëse mund të jemi ne partner ndaj kësaj qeverie”, ka potencuar ambasadori amerikan.

Madje, Hovenier e ka quajtur si lëvizje të pamençur mosreagimin e Qeverisë karshi shqetësimeve të shprehura si në publik edhe në komunikime private.

“Është e rrallë që në Këshill të Sigurimit përfaqësuesi amerikan të thotë gjëra kritike për Qeverinë e Kosovës. Ambasadorja Linda-Thomas Greenfield e bëri këtë. Është e rrallë që ndihmës-sekretari për Evropë, James O’Brien, të japë intervistë me tone e kontekst të tillë siç e bëri, është shumë e rrallë. Reflekton për një problem. Shpresa ime është të ndalet kjo. Nuk duam të jemi në këto rrethana. Të gjithë kanë shprehur qartë shqetësimin, duket jo e mençur që Qeveria nuk po reagon”, ka deklaruar ai.

Tutje, Hovenier tha se ShBA-ja ka shqëtësime domethënëse për rregulloren e BQK-së për dinarin.

“Nuk i sfidojmë institucionet e Kosovës për të rregulluar sektorin financiar, nuk sfidojmë institucionet e Kosovës që të ulin rrezikun e pastrimit të parave apo financimin e grupeve terroriste, nuk i sfidojmë institucionet e Kosovës apo BQK-në, por ne vazhdimisht po kërkojmë që të shtyhet zbatimi i Rregullores për një periudhë tranzicioni”, përfundoi ai.

Ambasadori amerikan në Kosovë theksoi përkushtimin e ShBA-së për qytetarët e Kosovës, dhe se pavarësisht të gjithave ata do të jenë në festimet e përvjetorit të Pavarësisë.

Tags: Hovenierraportet me Qeverine
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vazhdon të mbetet e mbyllur për qarkullim rruga Pejë-Kullë-Rozhajë

Vazhdon të mbetet e mbyllur për qarkullim rruga Pejë-Kullë-Rozhajë

Krejt çfarë tha Trumpi në fjalimin drejtuar Kongresit amerikan

Trump thotë se do ta ‘hedh në erë’ fushën e gazit iranian nëse sulmohet sërish Katari

Kurti mbledh sot kabinetin qeveritar, në rend dite 17 pika

Kurti mbledh sot kabinetin qeveritar, në rend dite 17 pika

E shtuna me mot të vranët

E enjtja me mot të vranët dhe intervale me diell

Çmimi i naftës ngritet për 4%

Çmimi i naftës ngritet për 4%

Vazhdon të mbetet e mbyllur për qarkullim rruga Pejë-Kullë-Rozhajë

Vazhdon të mbetet e mbyllur për qarkullim rruga Pejë-Kullë-Rozhajë

Krejt çfarë tha Trumpi në fjalimin drejtuar Kongresit amerikan

Trump thotë se do ta ‘hedh në erë’ fushën e gazit iranian nëse sulmohet sërish Katari

Kosovarja Drena Kusari, emërohet në një nga pozitat më të larta në Microsoft

Kosovarja Drena Kusari, emërohet në një nga pozitat më të larta në Microsoft

Kurti mbledh sot kabinetin qeveritar, në rend dite 17 pika

Kurti mbledh sot kabinetin qeveritar, në rend dite 17 pika

E shtuna me mot të vranët

E enjtja me mot të vranët dhe intervale me diell

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën