TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hoti thotë se qeveria e ka zhvendosur fokusin e dialogut në çështje teknike

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Avdullah Hoti: Drafti i Ligjit të Pagave përbën anomalinë më të madhe në reformën e sektorit publik

Ai bën thirrje që të kërkohet mbështetje ndërkombëtare vetëm për marrëveshjen përfundimtare dhe jo për çështje të tjera. Në një intervistë për KosovaPress, Hoti ndër të tjera flet edhe për situatën me rritjen e çmimeve në vend për çka konsideron se menaxhimi i qeverisë është tejet i dobët.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës thotë që shpreson se Osmani dhe Kurti i kanë marrë mesazhet e nevojshme në Uashington.

“Çështja e dialogut nuk duhet lënë anash, unë shpresoj që krerët e institucioneve kanë marrë mesazhet e nevojshme në Uashington. Personalisht më shqetëson qasja e kësaj qeverie karshi dialogut sepse është zhvendos fokusi i dialogut nga marrëveshja përfundimtare për njohjen reciproke në çështje teknike që mund të jenë të rëndësishme por që nuk çojnë te marrëveshja finale për njohje reciproke”, tha ai.

Duke folur për procesin e dialogut, Hoti vlerëson se Qeveria Kurti duhet të qëndrojë brenda parimeve të ndërtuara nga qeveria e udhëhequr prej tij.

“Qeveria duhet të qëndrojë brenda parimeve që ne i patëm dakorduar me partnerët tanë ndërkombëtarë me qeverinë paraprake sa i përket procesit të dialogut, që ne dialogojmë vetëm për marrëveshje finale, për njohje reciproke, që nuk pajtohemi për asgjë përderisa pajtohemi për të gjitha sepse kjo i konvenon tash Serbisë. Që të dialogohet për çështje të caktuara që përmirësojnë jetën e qytetarëve në të dy shtetet që nuk i zgjidhin problemin final. Problemi kryesor është mosnjohja reciproke në mes shteteve, të gjitha çështjet problemin që kemi në komunikimin e përditshëm me Serbinë janë derivat i moszgjidhjes së këtij problem të njohjes reciproke në mes të dy vendeve. Pra thirrja ime është që të ndërtohet mbështetja ndërkombëtare vetëm për marrëveshjen përfundimtare dhe jo për çështje të tjera”, vijoi ish-kryeministri.

Ndërsa lidhur me krizën energjetike, Hoti thotë se qeveria nuk ka qasje strategjike për t’u përballur me të.

Sipas tij, pritet një dimër i vështirë dhe nevojitet përgatitje nga ana e institucioneve për të tejkaluar vështirësitë.

“Deri më tash jo (nuk ka plan veprimi për krizën energjetike), parashikimet janë që dimri do të jetë i vështirë edhe për shkak të krizës energjetike që do të jetë më e thellë se sa vitin e kaluar për shkak të luftës në Ukrainë, sanksioneve ndaj Rusisë, riorganizimin komplet të tregut të energjisë edhe rritjes së çmimeve që duket de do të vazhdojë deri në fund të vitit, ndoshta deri në pranverë të ardhshme. Nuk e kemi pa deri më tash asnjë masë konkrete për t’u përgatitur…4:58 Ka ende kohë në 2-3 muajt e ardhshëm për t’u përgatitur për dimër, por problemi është që nuk po shohim ndonjë qasje strategjike se si do të përballemi me këtë”, thotë ai.

Ish-ministri i Financave thotë se qeveria nuk po ndërmerr masa as karshi rritjes së inflacionit në vend.

Ai ka përsëritur propozimin e LDK-së për heqje të përkohshme të akcizës, në çka sipas tij, do të bënte çmimin e naftës rreth 1.25 euro për litër.

“Menaxhimi i situatës së inflacionit nga ana e qeverisë ka qenë katastrofal, asnjë masë nuk është ndërmarrë, përjashtim ndihmën që ka qenë tepër simbolike nga 100 euro për disa grupe të caktuara të popullsisë, asnjë masë tjetër nuk është ndërmarrë, janë marrë masa që janë kundër kushtetuese siç është kundërligjore, si kufizimi i çmimit të naftës… Është shumë e pakuptueshme kur ndërkohë që po flasim bilanci bankar i qeverisë është gati 600 milionë euro, rreth 600 milionë euro që qëndrojnë në llogarinë bankare të qeverisë. Në situatën optimale do të duhej të ishin rreth 370 milionë euro në bilancin bankar të qeverisë, jo më shumë, mbajtja e të gjithë këtyre mjeteve në llogarinë bankare të qeverisë do të thotë ulje të fuqisë blerëse të qytetarëve”, tha Hoti.

Ish-kryeministri i Kosovës foli edhe për marrëveshjen me MCC-në e nënshkruar ditë më parë në Uashington. Sipas tij kjo marrëveshje tashmë është e reduktuar.

“Shumë e dobishme sigurisht, pa asnjë dyshim kjo tregon partneritetin në mes të dy vendeve por vonuan gjithsesi dhe kjo marrëveshje ka qenë e gatshme të nënshkruhej para dy viteve… Ndër kushtet kryesore ka qenë lufta me korrupsion dhe ne u kualifikuam aty dhe kanë filluar mandej studimet e fizibilitetit qe kanë mbaruar nivelin e vitit 2020, dhe në shtator të 2020 unë kam dërguar letër përgjigje realisht MCC në bazë të kërkesës së tyre për t’u përcaktuar për projektet e propozuara nga studimi i fizibilitetit MCC. MCC ka qenë i përfshirë termocentrali me gaz, rrjeti i gazit, përmirësimet në rrjetin e distribucionit për të zvogëluar humbjet në rrjet dhe bateritë , edhe disa projekte të efiçences e energjisë. Marrëveshjen që tashmë po e shohim po duket që është reduktuar vetëm në akumulim të energjisë dhe bateritë në akumulim të energjisë që realisht i ndihmon në ruajtjen e balancit energjetik kur bien nga sistemi, termocentralet, ose kur ka prodhim të lartë të energjisë përtej konsumit dhe mund të ruhet, por nuk e zgjidh problemin e furnizimit, pra rritjes së kapaciteteve të energjisë”, tha ai.

Ditë më parë në Kongresin amerikan është nënshkruar marrëveshja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), në vlerë prej 236.7 milionë dollarë./kp/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku për “Katanën”:  Agim Ramadani, simbol i lirisë dhe vendosmërisë

Abdixhiku për “Katanën”: Agim Ramadani, simbol i lirisë dhe vendosmërisë

Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: Beteja e Koshares mbetet e pavdekshme

Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: Beteja e Koshares mbetet e pavdekshme

Rama i kërkon Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Rama i kërkon Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Gola: Heqja e kufirit shqiptaro-shqiptar, arritja më e madhe e Betejës së Koshares

Gola: Heqja e kufirit shqiptaro-shqiptar, arritja më e madhe e Betejës së Koshares

Abdixhiku për “Katanën”:  Agim Ramadani, simbol i lirisë dhe vendosmërisë

Abdixhiku për “Katanën”: Agim Ramadani, simbol i lirisë dhe vendosmërisë

Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: Beteja e Koshares mbetet e pavdekshme

Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: Beteja e Koshares mbetet e pavdekshme

Rama i kërkon Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Rama i kërkon Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Gola: Heqja e kufirit shqiptaro-shqiptar, arritja më e madhe e Betejës së Koshares

Gola: Heqja e kufirit shqiptaro-shqiptar, arritja më e madhe e Betejës së Koshares

Apeli vërteton dënimin me 25 vjet burgim ndaj të akuzuarit për vrasjen e djalit për çështje pronësore

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

IPK arreston një zyrtar policor nën dyshimin për ngacmim

​LDK-ja s’mbështet propozimet e VV-së, Abdixhiku konfirmon takimin me Hamzën

​LDK-ja s’mbështet propozimet e VV-së, Abdixhiku konfirmon takimin me Hamzën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën