TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hoti thotë se Kurti do t’i humbasë zgjedhjet e ardhshme

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Hoti thotë se Kurti do t’i humbasë zgjedhjet e ardhshme

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, u shpreh i bindur që kryeministri i vendit, Albin Kurti, në zgjedhjet e ardhshme, nuk do ta marrë më besimin e qytetarëve për të udhëhequr.

Sipas Hotit, një gjendje e tillë ka ardhur nga mosrealizimi i premtimeve të Kurtit, që i ka dhënë gjatë kohës kur ishte në opozitë dhe tani në krye të Qeverisë.

“A do të kemi zgjedhje sivjet a po jo, është vështirë të thuhet. Në situatën që kemi tani, këta janë njerëzit më të paparashikueshëm. Nëse Kurti do ta rishikonte realizimin e agjendës së vet, ato që ka premtuar kur ka qenë në opozitë, me ato që ka premtuar kur ka dalë në zgjedhjet e fundit dhe me ato që ka realizuar deri në ditët e sotme, shpërputhjet janë si nata me ditën. Prandaj, unë besoj që në zgjedhjet e ardhshme Kurti nuk e merr më besimin për të udhëhequr vendin”, deklaroi Hoti në emisionin “Këndi i Debatit”.

Madje, Hoti vlerësoi që Lidhja Demokratike e Kosovës është plotësisht e gatshme për zgjedhje.

Tutje, deputeti i LDK-së, përmendi disa fusha, në të cilat sipas tij, Qeveria në pushtet ka çaluar në zhvillimin e tyre.

Prandaj, Hoti tha se duke marrë parasysh pakënaqësinë e qytetarëve me qeverisjen aktuale, Lëvizja Vetëvendosje s’do të ketë më mbështetje nga grupe të caktuara njerëzish.

“E marrim situatën me ekonominë, s’ka asnjë politikë të re fiskale, asnjë investim të ri në këto katër vite. Unë besoj që komuniteti i biznesit s’mund ta mbështesë më një parti të tillë. Të dalim mandej tek fusha e arsimit, ka 2-3 vite që shkollat s’hapen me kohë. Luftë me sindikatat. Komunikimi me sindikatat është sikur të jenë armiq, e jo partnerë social. Pra, janë grupe të caktuara të qytetarëve, që e përbëjnë shumicën në këtë vend, që janë ekstrem të pakënaqura me këtë qeveri. Këta njerëz, s’mund t’i japin mbështetje më tutje kësaj qeverie”, potencoi Hoti në Tëvë1.

Kujtojmë se pozitë dhe opozitë kanë paralajmëruar që Kosova mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ramabaja: Strukturat mafioze brenda partive po shkatërrojnë demokracinë

Ramabaja: Strukturat mafioze brenda partive po shkatërrojnë demokracinë

Bislimi: Projektligji për Luginën në Kongresin amerikan tregon qasje më strikte të SHBA-ve ndaj Serbisë

Bislimi: Projektligji për Luginën në Kongresin amerikan tregon qasje më strikte të SHBA-ve ndaj Serbisë

Ilir Kulla: Rusia ka qenë e gatshme të njohë Kosovën në nëntor 2020

Ilir Kulla: Rusia ka qenë e gatshme të njohë Kosovën në nëntor 2020

Kurti dhe Hargreaves diskutojnë për formimin sa më të shpejtë të institucioneve

Emisioni “Info Nata” 26.01.2026

Emisioni “Info Nata” 26.01.2026

Pas aksidentit tragjik, Spanja ul kufirin e shpejtësisë së trenave

Pas aksidentit tragjik, Spanja ul kufirin e shpejtësisë së trenave

89 persona mbetën të plagosur pasi u goditën nga rrufeja në Brazil

89 persona mbetën të plagosur pasi u goditën nga rrufeja në Brazil

Ilir Kulla: Rusia ka qenë e gatshme të njohë Kosovën në nëntor 2020

Ilir Kulla: Rusia ka qenë e gatshme të njohë Kosovën në nëntor 2020

Kurti dhe Hargreaves diskutojnë për formimin sa më të shpejtë të institucioneve

Kurti dhe Hargreaves diskutojnë për formimin sa më të shpejtë të institucioneve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën