TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hoti thotë se Fondi Sovran dëmton konkurrencën dhe buxhetin e shtetit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Hoti dhe disa deputetë udhëtojnë në Uashingon për Lutjet e Mëngjesit në Kongresin Amerikan

Kosovo Prime Minister Avdullah Hoti holds a protective facemask as he attends a press conference with Kosovo's President in Pristina on July 24, 2020, following their meeting for the resumed Pristina - Belgrade dialogue on the normalisation of the diplomatic relations. (Photo by Armend NIMANI / AFP) (Photo by ARMEND NIMANI/AFP via Getty Images)

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë një postim lidhur me Fondin Sovran, ku ka renditur vërejtjet e tij dhe problemet kryesore që thotë se shkakton Ligji për themelimin e këtij Fondi.

Sipas Hotit, Fondi Sovran dëmton konkurrencën, investimet private, ndërmarrjet publike dhe buxhetin e shtetit.

“Të gjitha analizat vlerësojnë se do të dëmtohet konkurrenca e lirë e do të krijohet pasiguri për buxhetin e shtetit. Në çdo nen të tij, Ligji për Fondin Sovran dhe koncept dokumenti përkatës kanë për bazë ideologjinë ekonomike që është e kundërt me liberalizmin ekonomik”, ka shkruar Hoti.

Këto janë “vërejtjet kryesore dhe problemet ekonomike që shkakton Ligji për Fondin Sovran” sipas Hotit:

1.     Qeveria i shpall disa kompani private si “Kampionë Nacionalë”, në të cilat investon Fondi Sovran. Pra, Qeveria përcakton se cilat kompani private përfitojnë nga investimet e Fondit. Ky veprim e kufizohen drejtpërdrejt konkurrencën e lirë. Për më tepër, kjo qasje paraqet kapje të sektorit privat nga Qeveria sipas modelit kinez të kapitalizmit shtetëror.

2.     Ndërmarrjet publike në kuadër Fondit Sovran mund t’i japin hua njëra tjetrës. Kjo politikë ekonomike është reminishencë e komunizmit, ku ndërmarrjet shtetërore të atëhershme e financonin njëra-tjetrën derisa i gjithë sistemi ekonomik dhe financiar i asaj kohe kolapsoi nga joefiçiencat masive.

3.     Edhe pse Fondi Sovran thuhet se do të jetë institucion i pavarur, ligji përcakton se çdo veprim strategjik i Fondit bëhet në koordinim me Qeverinë, që nga përgatitja e strategjisë investive të Fondit, përcaktimit të listës së aseteve nën menaxhim të Fondit, certifikimit të “Kampionëve Nacionalë” siç u definuar në pikën 1 më lartë, e deri tek vendimet specifike. Kështu që, Fondi Sovran është vetëm instrument i Qeverisë për të kontrolluar ndërmarrjet publike dhe për të favorizuar ndërmarrje të caktuara private.Kjo mund të vërehet edhe me faktin se Kuvendi i Kosovës, përmes mazhorancës qeverisëse, parashihet të ushtrojë detyrat e kuvendit të aksionarit të Fondit.

4.     Fondit Sovran do t’i transferohen ndërmarrje që aktualisht janë nën menaxhimin e Qeverisë dhe Agjencisë së Privatizimit. Me këtë rast, ato ndërmarrje i nënshtrohen “ristrukturimit”. Por, problemi qëndron se kjo mazhornacë majtiste që është në pushtet, ristrukturimin e kupton vetëm si ndryshim të Bordit, e jo ndryshim të kapitalit, operacioneve, prodhimit/shërbimit, zinxhirit të vlerës dhe ripozicionimit në treg të ndërmarrjes. Problem në vete është fakti se nëse ndërmarrjet që transferohen në Fond kanë borxhe, atëherë borxhet mbesin tek Qeveria dhe Agjencia e Privatizimit, duke e rritur barrën për shtetin.

5.     Ndërmarrjet publike ekzistuese funksionojnë në tregje të rregulluara, me përjashtim të Trepçës dhe Telekomit që shesin produktet dhe shërbimet e tyre në tregje konkurrente. Duke qenë të rregulluara, ndërmarrjet publike kanë strukturë dhe nivel të shpenzimeve të përcaktuara nga rregullatorët përkatës, të cilat bazohen në kostot e produkteve dhe shërbimeve që ofrojnë. Në shumicën e rasteve, çmimi që paguajnë konsumatorët përcaktohet nga rregullatorët përkatës, e jo nga tregu i lirë. Kjo e vë në pikëpyetje idenë e komercializimit klasik të këtyre ndërmarrjeve, dhe, rrjedhimisht, arsyeshmërinë e përfshirjes së tyre në Fond.

6.     Shembujt në të cilët bazohet Fondi Sovran nuk vlejnë për Kosovën, si ekonomi e tregut të lirë dhe e orientuar drejt tregut evropian. Rasti i Sllovenisë e ka vërtetuar këtë, ku barra për buxhetin e shtetit nga mbajtja e ndërmarrjeve në pronësi të shtetit është bërë e papërballueshme dhe shumë nga ato ndërmarrje kanë mbetur prapa konkurrencës sa i përket teknologjisë. Kosova nuk ka teprica buxhetore, siç është rasti i disa vendeve, të cilat teprica do të mund të investoheshin në këtë Fond.

7.     Neni 7.3 specifikon se Fondi ushtron veprimtarinë në kushte të barabarta të tregut. Por të gjitha aranzhimet në kuadër të ligjit përcaktojnë se ky Fond është mbi: ligjin për shoqëritë tregtare, ligjin për AKP-në, ligjin e prokurimit, ligjin e punës dhe ligjin për ndërmarrjet publike. Këto aranzhime ligjore për Fondin Sovran nënkuptojnë se po krijohet një entitet që nuk do të përfill parimet bazike të rregullativës ekonomike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mërgimtari kapet me 113 km/h në zonë 60 – gjobë 300€ dhe njoftohen autoritetet zvicerane

Rrahje mes dy profesorëve në Ferizaj në korridorin e një shkolle, Policia jep detaje

Prokuroria Themelore jep detaje për rastin e dhunimit të të miturës në Istog

Prokuroria Themelore jep detaje për rastin e dhunimit të të miturës në Istog

IKD: Mosorganizimi i Provimit të Jurisprudencës shkel ligjin dhe cenon të drejtat e kandidatëve

IKD: Mosorganizimi i Provimit të Jurisprudencës shkel ligjin dhe cenon të drejtat e kandidatëve

Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite largimi nga Asociacioni i Komunave

Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite largimi nga Asociacioni i Komunave

Mërgimtari kapet me 113 km/h në zonë 60 – gjobë 300€ dhe njoftohen autoritetet zvicerane

Rrahje mes dy profesorëve në Ferizaj në korridorin e një shkolle, Policia jep detaje

Prokuroria Themelore jep detaje për rastin e dhunimit të të miturës në Istog

Prokuroria Themelore jep detaje për rastin e dhunimit të të miturës në Istog

FBK dhe FIBA vazhdojnë rrugëtimin e përbashkët drejt Strategjisë 2026-2030

Super ndeshje në Superligë, Bashkimi e pret Prishtinën

IKD: Mosorganizimi i Provimit të Jurisprudencës shkel ligjin dhe cenon të drejtat e kandidatëve

IKD: Mosorganizimi i Provimit të Jurisprudencës shkel ligjin dhe cenon të drejtat e kandidatëve

Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite largimi nga Asociacioni i Komunave

Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite largimi nga Asociacioni i Komunave

Maqedonci uron Ditën e Forcës: Ushtria e Kosovës, histori suksesi

Maqedonci ndan artikullin e Ushtrisë Amerikane: Vlerësohet përfshirja e tij në International Hall of Fame të CGSC-së

​Dua Lipa dhe një epokë e re e modës Boom Boom

​Dua Lipa dhe një epokë e re e modës Boom Boom

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën