TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hoti: Situata në Ukrainë e dëshmon urgjencën e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe BE

by tëvë1
5 vjet ago
0
A A
Hoti: Situata në Ukrainë e dëshmon urgjencën e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe BE

Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka renditur 5 procedura, siç i ka quajtur ai të përshpejtuara, shkruan Teve1.info.

Sipas deputetit të LDK-së, situata në Ukrainë e dëshmon urgjencën e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe BE.

Hoti ka shtuar se Kosova është e gatshme për anëtarësim në NATO pasi kapacitetet ushtarake të Kosovës janë ndërtuar nën mbikëqyrjen e partnerëve të NATO-s.

“Kosova duhet të ndërmarrë iniciativën në situatën e re të krijuar. Kuvendi duhet të miratojë urgjentisht një rezolutë, ku: (i) i kërkohet NATO-s dhe BE-së të shqyrtojnë anëtarësimin e Kosovës, (ii) obligohet Qeveria e Kosovës që, në konsultim me NATO-n, të rishikojë dhe shkurtojë afatet për avancimin e FSK-së në ushtri të rregullt të parapara në planin 10-vjeçar të vitit 2018, përfshirë këtu edhe sigurimin e mbështetjes financiare të nevojshme për këtë qëllim; dhe (iii) u kërkohet vendeve të mbetura të BE-së të njohin Kosovën”, ka shkruar Hoti ndër të tjerash në Facebook. /Teve1.info.

Postimi i tij i plotë:

Kosova në NATO dhe BE me procedura të përshpejtuara

1. Situata në Ukrainë e dëshmon urgjencën e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe BE. Anëtarët e NATO-s dhe BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën duhet të ndërrojnë qëndrim bazuar në situatën e krijuar, si dhe Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Nuk ka vend për qëndrime politike që krijojnë ambiguitet dhe lënë derë të hapur për destabilitet.

2. Në 23 vite përpjekje për ndërtim të institucioneve shtetërore, përfshirë 14 vite si shtet i pavarur, Kosova ka dëshmuar se është demokraci e qëndrueshme, që përqafon dhe promovon vlerat perëndimore. Kosova ka arritur stadin e zhvillimit institucional për të dëshmuar se në kapacitetet e veta, jo vetëm që nuk është barrë politike apo financiare për NATO-n dhe BE-në, por i kontribuon stabilitetit dhe zhvillimit rajonal.

3. Kosova është e gatshme për anëtarësim në NATO pasi kapacitetet ushtarake të Kosovës janë ndërtuar nën mbikëqyrjen e partnerëve të NATO-s, në një proces që ka qenë historik.

(i) Në verën e vitit 1999, burra e gra vizionarë të Kosovës e kishin të qartë se çfarë po bënin kur u pajtuan me NATO-n për transformimin e UÇK-së në TMK.

(ii) Pas disa vitesh ndërtim të kapaciteteve, u bë avancimi i TMK-së në FSK.

(iii) Dhe më 2018, me pakon e ligjeve për ushtrinë dhe planin 10-vjeçar të transformimit në Qeverinë Haradinaj, nisi avancimi i FSK-së në ushtri sipas standardeve të NATO-s.

(iv) Këto veprime bënë të mundur që në dhjetor të vitit 2021 në Qeverinë Hoti, Kosova të dërgojë FSK-në në misione paqeruajtëse në krah të ushtrisë amerikane.

4. Kosova është e gatshme për anëtarësim në BE. Nënshkrimi i MSA-së nga Qeveria Mustafa më 2015 dhe zbatimi i saj bazuar në Planin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së, Agjendën e Reformave Evropiane dhe Programin e Reformave Ekonomike të vendosura nga Qeveria Mustafa, i kanë mundësuar Kosovës të ndërtojë kornizën ligjore dhe institucionale të krahasueshme me vendet që kanë avancuar në integrim në BE. Argumenti se BE-ja nuk ka aftësi absorbuese është i pakuptimtë, sepse vetë anëtarët e rinj i zgjerojnë kapacitetet absorbuese të BE-së.

5. Kosova duhet të ndërmarrë iniciativën në situatën e re të krijuar. Kuvendi duhet të miratojë urgjentisht një rezolutë, ku:

(i) i kërkohet NATO-s dhe BE-së të shqyrtojnë anëtarësimin e Kosovës,

(ii) obligohet Qeveria e Kosovës që, në konsultim me NATO-n, të rishikojë dhe shkurtojë afatet për avancimin e FSK-së në ushtri të rregullt të parapara në planin 10-vjeçar të vitit 2018, përfshirë këtu edhe sigurimin e mbështetjes financiare të nevojshme për këtë qëllim; dhe

(iii) u kërkohet vendeve të mbetura të BE-së të njohin Kosovën.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mustafa për ndryshimin e ligjit për DHSK-në: Mund të bëhet edhe para gjashtë tetorit

Mustafa për ndryshimin e ligjit për DHSK-në: Mund të bëhet edhe para gjashtë tetorit

Kurti: Jam në komunikim me Hamzën e Abdixhikun për presidentin, nga pikëpamje e LVV-së, Bekim Sejdiu është kandidati për president

Kurti: Jam në komunikim me Hamzën e Abdixhikun për presidentin, nga pikëpamje e LVV-së, Bekim Sejdiu është kandidati për president

​Emërohet Komisioni për Kompensimin e Viktimave të Krimit

Qeveria miraton nismën për aderimin e Kosovës në Konventën Ndër-Amerikane për vuajtjen e dënimeve penale jashtë vendit

​Qeveria ndan 200 mijë euro për blerjen e një gjeneratori për Burgun e Sigurisë së Lartë

​Qeveria miraton marrëveshjet me BE-në për fondet IPA

Mustafa për ndryshimin e ligjit për DHSK-në: Mund të bëhet edhe para gjashtë tetorit

Mustafa për ndryshimin e ligjit për DHSK-në: Mund të bëhet edhe para gjashtë tetorit

“Dardanët” e rinj gati për San Marinon

“Shpresat” e Kosovës gati për Qipron, sonte përballja në kryeqytet

Kurti: Jam në komunikim me Hamzën e Abdixhikun për presidentin, nga pikëpamje e LVV-së, Bekim Sejdiu është kandidati për president

Kurti: Jam në komunikim me Hamzën e Abdixhikun për presidentin, nga pikëpamje e LVV-së, Bekim Sejdiu është kandidati për president

​Emërohet Komisioni për Kompensimin e Viktimave të Krimit

Qeveria miraton nismën për aderimin e Kosovës në Konventën Ndër-Amerikane për vuajtjen e dënimeve penale jashtë vendit

​Qeveria ndan 200 mijë euro për blerjen e një gjeneratori për Burgun e Sigurisë së Lartë

​Qeveria miraton marrëveshjet me BE-në për fondet IPA

Kurti: Brenda javës do të kemi përgjigje nga Zyra Ligjore e MD-së për nismën e PDK-së

Kurti: Brenda javës do të kemi përgjigje nga Zyra Ligjore e MD-së për nismën e PDK-së

Miratohet nisma për marrëveshje për sigurime sociale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë

​Murati: Opozita të mos e përsërisë bojkotin për presidentin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën