TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Hoti reagon ndaj LVV-së e cila i quajti opozitën e sindikatat si shkatërruese të shtetit

nga Lindrit Zejnullahu
3 vjet më parë
0
A A
Hoti thotë se kriza ekonomike po thelohet

Avdullah Hoti

Përmes një postimi në Facebook, ai deklaroi se pas një viti e gjysmë qeverisje, Lëvizja Vetëvendosje i është kthyer propagandës së mashtrimit e shantazhit ndaj atyre që e kundërshtojnë.

Sipas tij, partia në pushtet i është kthyer fajësimit të qeverive të mëparshme për mungesën e rezultateve të veta.

Reklamë

“Pas një viti e gjysmë në qeverisje, në vend që partia në pushtet të promovoj rrugë të reja, shkolla e spitale të reja, njohje të reja për shtetin e Kosovës, stadiume sipas standardeve të FIFA-s, furnizim me ujë për fshatrat që ende nuk kanë ujë, investime në sisteme të ujitjes në bujqësi, ajo parti i kthehet propagandës së mashtrimit, shantazhit ndaj atyre që e kundërshtojnë dhe fajësimit të qeverive të mëparshme për mungesën e rezultateve të veta”, thuhet në postim.

Ndryshe, ky reagim i Hotit vjen pasi që LVV publikoi të hënën një video me të cilën i ka quajtur ish-partitë që kishin qeverisur dhe sindikatat si “shkatërrues të shtetit”.

Në videon e publikuar thuhet se përgjatë 20 viteve partitë kishin një qëllim të përbashkët dhe Kosovën e shihnin si “tender, ryshfet, haraç dhe korrupsion”.

“Shkatërruesit e shtetit që nuk duan ta shohin Kosovën mirë për 20 vite kanë qeverisur vendin. Herë vetëm e herë njëri me tjetrin. Formalisht të ndarë në parti të ndryshme por praktikisht në një qëllim: Rreth Kosovës së përbashkuar që e shihni veç si tender, si ryshfet, si haraç, si krim, si korrupsion e si çka tjetër. Ishte vetëm një subjekt që s’ishte në anën e tyre, VETËVENDOSJE!”, thuhet në përshkrimin e kësaj videoje.

Sipas LVV-së, tashmë lufta e partive opozitare ka kaluar në një nivel tjetër duke sabotuar kështu përmes organizmave të kapur.

Madje, në video thuhet se po prodhohen emergjenca në mënyrë që pushteti të mos merret me shtetin dhe shoqërinë si duhet.

“Zhurmë, sharje, grevë e çka tjetër vetëm për të sabotuar shtetin e sulmuar Qeverinë. Cilën Qeveri, atë që suksesshëm u përballë me pandeminë, që u gjet në moment të duhur të krizës me ekonomi, duke ndihmuar qytetarët, e që po përballet me krizën e inflacionit dhe do të merret edhe me energjinë. Për një vit e gjysmë në Republikën e Kosovës u bë e mundur të qeveriset pa asnjë skandal qeveritar. Për një vit e gjysmë ata që nuk u përllogaritën kurrë nga shteti filluan ta ndiejnë dorën e tij. Zhurma e tyre vazhdon”, thuhet në video.

Tutje, nga kjo parti theksohet se Qeveria nuk shantazhohet nga këto veprime dhe se Vettingu e Byroja për Konfiskimin e Pasurisë do të bëhen./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Smajljaj: Ata që e votuan legjitimuan publikimin e Bashës, të nisin procedurat për shkarkimin e tij

Smajljaj: Ata që e votuan legjitimuan publikimin e Bashës, të nisin procedurat për shkarkimin e tij

Si ndodhi sulmi i 5-vjecares në Shtërpcë nga ujku – detaje

Si ndodhi sulmi i 5-vjecares në Shtërpcë nga ujku – detaje

Vrasja e Sadri Sadriut, dalin para gjykatës Festim Ramadani dhe Jeton Misini

Vrasja e Sadri Sadriut, dalin para gjykatës Festim Ramadani dhe Jeton Misini

Detaje nga rasti ku 58 vjeçari humb jetën pasi ra nga ashensori në Ferizaj

Vritet me armë zjarri 61-vjeçari në Shkodër

Vritet me armë zjarri 61-vjeçari në Shkodër

“Këndi i Debatit” 28.08.2025

“Këndi i Debatit” 28.08.2025

Si ndodhi sulmi i 5-vjecares në Shtërpcë nga ujku – detaje

Si ndodhi sulmi i 5-vjecares në Shtërpcë nga ujku – detaje

Vrasja e Sadri Sadriut, dalin para gjykatës Festim Ramadani dhe Jeton Misini

Vrasja e Sadri Sadriut, dalin para gjykatës Festim Ramadani dhe Jeton Misini

Detaje nga rasti ku 58 vjeçari humb jetën pasi ra nga ashensori në Ferizaj

Detaje nga rasti ku 58 vjeçari humb jetën pasi ra nga ashensori në Ferizaj

Vdes pjesëtari i KFOR-it që u gjet pa ndjenja në Brezovicë

KFOR-i reagon pas arrestimit të pilotit i dyshuar për spiunazh

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X