TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hoti: Reagimi i pushtetit për arrestimin në KEK do të këtë pasoja për Kosovën gjatë anëtarësimit në BE dhe KiE

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Hoti: Raportet më ShBA-në janë të rëndësisë ekzistenciale për Kosovën

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se reagimi i pushtetit për arrestimin e ditës së djeshme në KEK, duke e kritikuar dhe kërcënuar organin e akuzës, e jo duke e mbështetur atë dhe kërkuar drejtësi efektive, do të ketë pasoja në rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit të sivjetmë në Këshillin e Evropës e nesër në Bashkimin Evropian.

Ai tha se me këtë sjellje kjo mazhorancë e ka humbur besueshmërinë për çfarëdo reforme që tenton të bëjë në drejtësi, shkruan teve1.info

“Jam i sigurt se raporti për vendin i BE-së dhe raporte të tjera të rëndësishme ndërkombëtare do të evidentojnë me notë shumë negative këtë sjellje të mazhorancës në Kosovë ndaj arrestimeve të lidhura me afera të mundshme korrupsioni. Këto reagime duhet thënë se janë të paprecedent.

Pse gjithë kjo frikë nga hetimi i aferave të mundshme korruptive? Pse sulmohet organi i akuzës nga Prishtina e nga Tirana, e nuk dënohet akti i mundshëm korruptiv dhe nuk kërkohet drejtësi? A mos janë këto afera të mundshme korruptive të lidhura me persona më larg dhe më lart? Kjo sjellje vë në pikëpyetje “gjoja” reformën në drejtësi. Me këtë sjellje kjo mazhorancë e ka humbur besueshmërinë për çfarëdo reforme që tenton të bëjë në drejtësi”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai tha se më këtë arrestim nga ana e policisë po tregohet se drejtësia në Kosovë është funksionale, e pa ndikueshme dhe e guximshme.

“Një pushtet që tenton të pengojnë drejtësinë e minon demokracinë. Të gjithë ne duhet të tregojmë respektin dhe përkrahjen tonë për zyrtarët e drejtësisë për veprimin e tyre në ndalimin e akteve të mundshme jo ligjore në KEK. Me këtë veprim po tregohet se drejtësia në Kosovë është funksionale, e pa ndikueshme dhe e guximshme. Sigurisht se secili është i pafajshëm derisa të provohet ndryshe. Respekti i politikës ndaj drejtësisë tregohet me përkrahje dhe me kërkesë për drejtësi. Respekti tregohet edhe duke mbajtur gojën mbyllur”, ka thënë ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

18-vjetori i Pavarësisë, Kuvendi mblidhet nesër për seancë solemne

Kuvendi mban seancë plenare më 2 prill

Arrestohen në Skenderaj pesë persona të dyshuar për krime lufte

Prokuroria Speciale: Vazhdojnë hetimet ndaj Shkelzen Gashit për ekspozitën në Prishtinë

Milanoviq: Nuk ka kushte që Vuçiq të vijë në Kroaci, e anuloj samitin Brdo-Brioni

Milanoviq: Nuk ka kushte që Vuçiq të vijë në Kroaci, e anuloj samitin Brdo-Brioni

Presidentja ndan mbi 200 dekorata – nesër nderohet edhe Kombëtarja e futbollit

Presidentja ndan mbi 200 dekorata – nesër nderohet edhe Kombëtarja e futbollit

18-vjetori i Pavarësisë, Kuvendi mblidhet nesër për seancë solemne

Kuvendi mban seancë plenare më 2 prill

LED i madh vendoset në Sheshin “Adem Jashari” në Ferizaj për ndeshjen Kosovë–Turqi

LED i madh vendoset në Sheshin “Adem Jashari” në Ferizaj për ndeshjen Kosovë–Turqi

Arrestohen në Skenderaj pesë persona të dyshuar për krime lufte

Prokuroria Speciale: Vazhdojnë hetimet ndaj Shkelzen Gashit për ekspozitën në Prishtinë

Milanoviq: Nuk ka kushte që Vuçiq të vijë në Kroaci, e anuloj samitin Brdo-Brioni

Milanoviq: Nuk ka kushte që Vuçiq të vijë në Kroaci, e anuloj samitin Brdo-Brioni

Presidentja ndan mbi 200 dekorata – nesër nderohet edhe Kombëtarja e futbollit

Presidentja ndan mbi 200 dekorata – nesër nderohet edhe Kombëtarja e futbollit

Cakolli: Gjykata Kushtetuese mbylli diskutimin për përbërjen e KQZ-së

Cakolli: Gjykata Kushtetuese mbylli diskutimin për përbërjen e KQZ-së

Kryesia e Kuvendit diskuton për ekspozitën të cilës ia miratoi financimin

Kryesia e Kuvendit diskuton për ekspozitën të cilës ia miratoi financimin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën