Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thë ë se Qeveria Kurti ia ka dhënë të mbrapshtën vendit.
Ai në një postim në Facebook tha se kjo Qeveri në vend se të dëgjojë këshillat e miqve e të vazhdohej dialogun e nisur për marrëveshje finale për njohje reciproke, ka acaruan raportet me gjithë botën demokratike.
“Në vend që vendimet të merren në Prishtinë në bashkëpunim dhe sipas këshillave të miqve tanë, këta shkojnë të dialogojnë me Serbinë në Bruksel. Para një jave thonin se nuk diskutojnë në Bruksel për çështjen e dinarit. Tani detyrohen të ulen në tavolinë.
Në vend se të dëgjoheshin këshillat e miqve e të vazhdohej dialogu i nisur për marrëveshje finale për njohje reciproke, mbrapshtitë e qeveritarëve në shkuarje na acaruan raportet me gjithë botën demokratike, na dhanë të mbrapshtën, na krijuan status quo të re, na bllokuan procesin eurointegrues, na sollën sanksione, na cenuan raportet shtetërore me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, i bënë pikë e pesë shqiptarët në Luginë e në Maqedoni të Veriut”, ka shkruar Hoti./teve1.info