TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Hoti ngre alarmin për mungesë të investimeve kapitale, kërkon rishikim të politikave fiskale

nga TËVË 1
20 Prill, 2024
0
A A
Hoti sqaron se pse Qeveria duhet t’i paguaj grevistët

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaron se në Qeverinë Kurti janë përgjysmuar investimet kapitale në vend. Ndërsa, sa i përket Ligjit për pagën minimale që nga ana e qeverisë u vlerësua si i suksesshëm, Hoti vlerëson se është dashur të rishikohet kjo pagë, në mënyrë që sipas tij, të përshtatet me inflacionin që ka mbizotëruar në vend viteve të fundit. Paga aktuale minimale në Kosovë, për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeçare është 170 euro, ndërsa të punësuarit e moshës nën 35 vjet kanë pagën minimale në vlerë prej 130 euro.

Deputeti i LDK-së, në një intervistë për KP ka kritikuar qeverinë aktuale për mungesë të politikave fiskale, që të përballen bizneset me inflacion.

“Për fat të mirë një ligj është në fuqi, i cili e përcakton formulën se si përcaktohet paga minimale. Por këta e sollën në Kuvend një ligj pa asnjë konsultim publik paraprakisht me grupet që ndikohen nga paga minimale dhe u krijua një situatë absurde në komunikimin publik në këtë drejtim, dhe gati janë në fund të mandatit pa pas mundësi të bëhet lëvizje në pagën minimale. Është fakt se në të kaluarën kanë qenë vite pa u prek paga minimale, por nuk ka pasur normë të madhe të inflacionit në qeveritë e kaluara. Gjatë kësaj qeverie ka pas inflacion të lartë, dhe ka qenë e kuptueshme që të rishikohet edhe paga minimale, por edhe të ardhurat e grupeve të caktuara të qytetarëve”, thotë mes tjerash Hoti.

Kjo qeveri, sipas Hotit, ngecje pati edhe në investimin e projekteve kapitale.

Teksa thotë se janë përgjysmuar investimet kapitale në Kosovë të nivelit qendror, ai shton se të dhënat tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e shpenzimeve kapitale shkon për avance për investime kapitale.

“Ajo që ka ndodhë në Kosovë është mungesë totale e politikave fiskale, vetëdijes së qeverisë që të përballet me krizën e energjisë dhe të inflacionit. Tek rasti energjisë kemi pasur dyfishim të çmimit të energjisë, tek rasti inflacionit asnjë masë për qytetarët, përveç disa ndihmave të njëhershme për disa prej grupeve të qytetarëve…Asnjë masë nuk e kemi parë në këtë drejtim dhe tash statistikat edhe zyrtare dhe të organizatave ndërkombëtare tregojnë që është përkeqësuar varfëria në vend. Norma e zhvillimit ekonomik në vitin 2022 dhe fillim të vitit 2023 ka rënë në nivele rreth 2 për qind, vitin e kaluar është rikuperuar pak mbi 3 për qind. ”, nënvizon Hoti.

Ish-ministri i Financave Hoti ka theksuar po ashtu se të dhënat tregojnë që një pjesë e konsiderueshme e shpenzimeve kapitale shkon për avance për investime kapitale.

Derisa ka shtuar se janë përgjysmuar investimet kapitale, por edhe me këto investime kapitale që po ndodhin, janë përgjysmë më pak se ato të qeverive paraprake.

“Në vitin 2015 deri në vitin 2019 para pandemisë, mesatarisht diku 18 deri 21 për qind të buxhetit është shpenzuar për investime kapitale të nivelit qendror. Gjatë mandatit të kësaj qeverie kjo ka rënë në 12 për qind. Buxheti 2.9 miliard euro në vitin 2023, investimet kapitale, niveli qendror 348, që është 12 për qind, ose në vitin 2022, buxheti 2.6 miliard euro, ndërkohë investimet kapitale 275 milion që është 11 për qind e buxhetit total, krahasuar me vitet tjera kur buxheti ka qenë dukshëm më i ulët sesa që është tash, që është normale se nga viti në vit rritet buxheti, por që investimet kapitale kanë qenë 18 apo 20 për qind e buxhetit total”, thekson Hoti.

Tags: Avdullah Hotipolitikat fiskaleQeveria e Kosovës
ShareTweet

Postime të ngjashme

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

Tokë, shtëpi, veturë, shpenzime – Kjo është pasuria e presidentes Osmani

Osmani uron kadetët të cilët diplomuan në ShBA: Suksesi i tyre është arritje për FSK-në dhe Kosovën

Kurti paralajmëron shtimin e disa shërbimeve të reja në E-Kosova

Kurti: Arrestimi i personave për bashkëpunim me BIA-n serbe, rezultat i suksesshëm nga AKI-ja

Policia e Kosovës dhe KFOR-i amerikan zhvillojnë garë miqësore me shah

Policia e Kosovës dhe KFOR-i amerikan zhvillojnë garë miqësore me shah

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

Njihuni me kapitullin e ardhshëm të përvojës Ultra

Njihuni me kapitullin e ardhshëm të përvojës Ultra

Shqipëri-Serbi/ Autokolonat ‘kuq e zi’ përshkojnë rrugët e Tiranës, tifozët fillojnë të mblidhen disa orë para ndeshjes

Shqipëri-Serbi/ Autokolonat ‘kuq e zi’ përshkojnë rrugët e Tiranës, tifozët fillojnë të mblidhen disa orë para ndeshjes

Reagim i ashpër nga lideri i “Dardanëve”, për Shqipëri – Serbi

Reagim i ashpër nga lideri i “Dardanëve”, për Shqipëri – Serbi

Ish-trajneri kuqezi, De Biasi: Shqipëria ka cilësi, vendimtare sfida me Serbinë

Ish-trajneri kuqezi, De Biasi: Shqipëria ka cilësi, vendimtare sfida me Serbinë

Tifozi unik i kombëtares, viziton Vlorën para ndeshjes së Shqipërisë

Tifozi unik i kombëtares, viziton Vlorën para ndeshjes së Shqipërisë

Serbët e pësojnë goditjen e parë sot, Gjokoviq eliminohet nga “Roland Garros”

Serbët e pësojnë goditjen e parë sot, Gjokoviq eliminohet nga “Roland Garros”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X