Qendërmbrojtësi i Kosovës U21, Andi Hoti, zhvilloi ndeshjen e tij të parë me Magdeburgun në Bundesliga 2 në këtë edicion.
E nisi ndeshjen si titullar dhe luajti deri në minutën e 81-të, në barazimin 1:1 me Paderbornin.
Startues pritet të jetë edhe të dielën, në duelin që Magdeburgu e zhvillon në udhëtim te Nurnbergu, në kuadër të xhiros së tetë.
Ai pret që nisjen e mbarë të kampionatit me Magdeburgun ta vazhdojë edhe më tutje. Synohet Bundesliga.
Magdeburgu pas shtatë ndeshjeve ka 12 pikë, dy më pak se lideri Dusseldorfi.
20-vjeçari të premten ka thënë se synohet fitorja, shkruan gazeta e madhe gjermane “Bild”.
“Duam të luajmë më mirë sesa luajtëm kundër Paderbornit. Dhe ta vendosim ndeshjen me rezultat të pastër dhe më herët”, ka thënë qendërmbrojtësi kosovar.
Ai është opsion për të luajtur titullar, në mungesë të Jean Hugonetit, që ka lëndim muskulor.
“E kemi analizuar mirë Nurnbergun. Në fakt, jemi skuadër më e mirë”, është shprehur Hoti.