TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Hoti: Marrëdhëniet mes Kosovës dhe aleatëve të huaj janë përkeqësuar

nga TËVË 1
9 Qershor, 2024
0
A A
Hoti: Marrëdhëniet mes Kosovës dhe aleatëve të huaj janë përkeqësuar

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avduallah Hoti, vlerëson se ka përkeqësim të marrëdhënieve të Kosovës me aleatët kryesor.

Sipas tij, e gjithë kjo situatë vjen pas qeverisjes jo të mirë të qeverisë së tanishme.

Në një intervistë për KP, ish-ministri i Financave, derisa ka folur edhe çështje ekonomike në vend, shprehu shqetësimin e tij lidhur me menaxhimin e Trustit Pensional dhe performancën e ndërmarrjeve publike.

Ai ka theksuar rëndësinë për përfaqësimin e punëtorëve në Bordin e Trustit, duke vënë në dukje se ky bord ka qenë i kompletuar për gati një vit, çka ka ndikuar negativisht në menaxhimin e fondeve të kursimeve të punëtorëve.

Përveç kësaj, ai kritikoi përkeqësimin e performancës së ndërmarrjeve publike gjatë mandatit të qeverisë aktuale dhe rritjen e subvencioneve dhe kredive nga buxheti i shtetit për këto ndërmarrje.

Sipas Hotit, lidhja e vendit me aleatët ka qenë shumë më e mirë në kohën e presidentit, Ibrahim Rugova.

“Problemin me këtë qeveri e kemi shumë më fondamental, të mungesës totale të diplomacisë politike, para se gjithash. S’ka diplomaci fare kjo qeveri, rrjeti i ambasadave që është themeluar në qeveritë paraprake është copë-copë, duke i lënë ambasadat pa stafin e nevojshëm, duke dërguar ambasadorë jo kompetentë, duke lënë ushtrues të ngarkuar me punë nëpër ambasada për vite të tëra, që është një lloj fryrje ndaj vendit mikpritës. Diplomaci sot Kosova nuk ka, në katër vite qeverisje nuk kemi asnjë fakt të prekshëm në aspektin diplomatik. Bile e kundërta ka ndodhë, është përkeqësim enorm i marrëdhënieve të Kosovës me aleatët kryesor. Marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-të edhe gjatë viteve të 90-ta kur shtetin tonë të shpallur atëherë nuk na ka njohur bota përveç Shqipërisë, kanë qenë më të mira atëherë. Pra, presidenti i Kosovës, Rugova dhe zyrtarët e tjerë në institucionet amerikane, kanë pas qasje më të mirë atëherë se që kemi tash. Është viti katërt që gati po përmbyllet mandati pa asnjë takim signifikant i nivelit të duhur të kryeministrit me zyrtarë të SHBA-ve”, thekson Hoti.

Sipas tij, urgjente është të kemi zërin e punëtorëve në bordin e Trustit.

“Ka gati një vit që nuk është i kompletuar bordi i Trustit. Unë kam ngrit shqetësimet në vazhdimësi, dhe për faktin se për një periudhë të caktuar, Trusti nuk kishte fare bord, për të menaxhuar mjetet që menaxhon Trusti, që ishte shqetësim i madh. Ajo situatë është marrë me komoditet nga mazhoranca, por sot e asaj dite nuk e kemi përfaqësuesin e punëtorëve në bordin e Trustit, dhe tani nuk është as përfaqësuesi i bizneseve në këtë Trust që është bukur shqetësuese, sepse në fund Trusti menaxhon me kursimet e punëtorëve, qytetarëve, që kanë një kontratë punë”, thotë Hoti.

Hoti duke folur për përkeqësimin e ekonomisë së vendit, dhe vlerëson se performanca e ndërmarrjeve publike në vend është përkeqësuar.

“Për vite të tëra nuk është paguar asnjë cent nga buxheti shtetit për ndërmarrjet publike, me qëllimin që këto ndërmarrje të pavarësohen, të qëndrojnë në këmbë të veta, të sigurojnë një afarizëm që mundëson gjenerimin e të ardhurave për të mbuluar shpenzimet e tyre”, u shpreh Hoti.

Tags: Avduallah Hotiibrahim rugovaLDK
ShareTweet

Postime të ngjashme

Deri në orën 17:00 votuan 38.44% e qytetarëve me të drejtë vote në Shqipëri

Live rezultatet e zgjedhjeve në Shqipëri

Vdes një 24-vjeçar nga arma e zjarrit, policia po e heton si “vdekje të dyshimtë”

Andoni: Dalja e ulët në votime tregon që qytetarët s’e pëlqejnë ofertën e PD-së e as PS-së

Andoni: Dalja e ulët në votime tregon që qytetarët s’e pëlqejnë ofertën e PD-së e as PS-së

Auto Draft

48 orë, 11 raste të dhunës në familje, pse po ndodhin?

Deri në orën 17:00 votuan 38.44% e qytetarëve me të drejtë vote në Shqipëri

Live rezultatet e zgjedhjeve në Shqipëri

Zelensky pranon të takohet me Putinin në Turqi

Zelensky pranon të takohet me Putinin në Turqi

Nis procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare, rezultatet e para

Nis procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare, rezultatet e para

PS fton anëtarët e saj ta “ruajnë votën”

PS fton anëtarët e saj ta “ruajnë votën”

Berisha pas procesit të votimit: Bandat të mos ndryshojnë rezultatin

Berisha pas procesit të votimit: Bandat të mos ndryshojnë rezultatin

Vdes një 24-vjeçar nga arma e zjarrit, policia po e heton si “vdekje të dyshimtë”

Andoni: Dalja e ulët në votime tregon që qytetarët s’e pëlqejnë ofertën e PD-së e as PS-së

Andoni: Dalja e ulët në votime tregon që qytetarët s’e pëlqejnë ofertën e PD-së e as PS-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X