Nesër do të nis “Panairi Ndërkombëtar i Turizmit Kosova 2024” ku në këtë edicion të tretë televizioni Tëvë 1 është sponsor medial. E kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti ka njoftuar se pjesëmarrës do të jenë shumë shtete, duke theksuar që shteti i Maltës do të vjen për herë të parë.
Hoti po ashtu, ka theksuar se në këtë panair prezentë do të jenë 16 biznese nga Greqia, 60 nga Turqia e 60 nga Bullgaria.
Më tej, ai ka thënë se në panair të konfirmuara ka kompani edhe nga Gjermania, Sllovenia, Maqedonia, Shqipëria e Mali i Zi.
“Shteti i Maltës po merr pjesë për herë të parë dhe ka qenë goxha sfiduese me bind këtë shtet që me ardhur në Kosovë. Ka kërkuar goxha informacione të detaijzuara që të vije. Kemi biznesin nga Gjermania, nga Sllovenia ku e kemi njërën nga kompanitë më të mëdha në Evropë dhe më gjerë që është kompania Kompas që është e përfshirë në 20 shtete edhe në Amerikë ka seli të veta dhe drejtoresha e saj do të jetë prezente që do të shikon mundësit e bashkëpunimit. Kemi shtetin e Greqisë që ende se ka njohur Kosovën, por i kemi mbi 16 kompani të saj që do jenë në panairin e Kosovës, kemi mbi 60 kompani nga Turqia, kemi nga Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi, nga Bullgaria mbi 60 kompani. Pra kemi shtet shumë me rëndësi”, është shprehur ai në emisionin “Ditari” në Tëvë 1.
Ndërkohë, Hoti ka treguar se ky panair do të mund tu shërbej për të mirë edhe qytetarëve, ku ata mund të përfitojnë nga zbritjet dhe ofertat që ofrojnë kompanitë pjesëmarrëse.
“Besoj që do të ketë shumë rëndësi edhe për qytetarët për shkak se ofertat gjatë këtyre ditëve që i japin këto kompani do të jenë deri në 45 për qind me zbritje, dhe qytetarët nëse planifikojnë që të shkojnë që ti vizitojnë këto vende atëherë do të kenë mundësi të takohen direkt dhe të takohen direkt me pronarët apo menaxherët e hoteleve. Qytetarët kane mundësi edhe që shfrytëzojnë lojërat shpërblyese të cilat këto biznese ofrojnë qoftë biletë aeroplani, akomodim javor e vikendi” shtoi ai.
Ndërsa, kryetari Hoti e ka vlerësuar këtë ngjarje si më të mëdhatë të turizmit për këtë vit duke qenë se nga 15 shtete, do të marrin pjesë 300 kompani.
“Është edicioni i tretë i panairit ndërkombëtar të turizmit. Një panair ekskluzivisht vetëm për turizëm. Këtë vit kemi mbi 300 kompani nga 15 shtete që do marrin pjesë. Është një nga ngjarjet më të mëdha të turizmit për vitin 2024. Ka qenë shumë e vështirë që t’i bëjmë gjithë këto kompani të marrin pjesë, por falë rrjetëzimit të anëtarëve të uninionit të turizmit të Kosovës kemi arritur që të kemi gjithë këtë numër të ekzibituorëve. Mund të themi që asnjëherë në Kosovë nuk ka pasur një event kaq madhështorë dhe prezantime, me interesim të kompanive për të ekspozuar produktet e tyre” ka thënë ai.
Gjithashtu, Hoti është shprehur se qëllimi i këtij panairi tërheqja e vizitorëve.
“Fokusi ynë kryesor është promovimi i potencialeve të turizmit të vendit tonë , pastaj u kemi dhënë edhe hapësirë edhe bizneseve të tjera nga shtetet të cilat kanë shprehur interesimin, me qëllim që të shikojmë mundësinë e partneritetit dhe bashkëpunimit mes bizneseve të turizmit në Kosovë dhe atyre nga vendet e ndryshme me qëllim të fuqizimit të këtij sektori dhe të paketës turistike. Tashmë kemi arritur deri në një masë që Kosova të përfshihet në paketat ballkanike dhe Evropiane dhe kjo ka sjellë një rezultat të jashtëzakonshëm. Panairi është një pikëtakim për turizmin dhe këtë jemi duke ua mundësuar komunitetit me qëllim që të kontribuojmë në tërheqjen e vizitorëve”, ka përfunduar ai. /tëvë1.info/