TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hoti: Kurti s’ka fare merita në marrëveshjen me MCC-në, u larguan projekte substanciale

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Hoti thotë se kriza ekonomike po thelohet

Avdullah Hoti

Hoti ka thënë se Qeveria Kurti e ka vonuar nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje për së paku dy vjet dhe se Kosova edhe atëherë ka qenë në programin Kompakt.

“Kjo marrëveshje ka filluar në vitin 2016 në Qeverinë Mustafa. Presidentja e atëhershme Atifete Jahjaga dhe kryeministri Mustafa kanë punuar shumë në plotësimin e kushteve për t’u kualifikuar për këto programe, dhe indeksimi i Kosovës në listën sa i përket korrupsionit e kemi pasur goxha mirë, bile tash në vitin 2022, rangimi ka mbërritur sa ka qenë në vitin 2017, pra ne atëherë jemi kualifikuar për programin kompakt, dhe kah fundi i vitit 2018, ka një vendim formal të bordit të MCC-së që Kosova kualifikohet për programin kompakt dhe mandej ka filluar analiza e probleme që ka Kosova në rritjen ekonomike dhe në gusht të vitit 2020 Qeveria e Kosovës atëherë ka pranuar letër nga MCC për t’u përcaktuar për projektet që do të financohen nga programi i MCC-së, dhe ne në shtator 2020 kemi dërguar letër në MCC ku i kemi listuar projektet që ne i dëshirojmë t’i financojmë përmes MCC-së, përfshirë rrjetin e gazit, termocentralin me gaz, efiçencën e rrjetit të shpërndarjes dhe një listë tjetër të projekteve”, u shpreh Hoti.

Tutje deputeti i LDK-së ka thënë se është gabim të thuhet se përmes këtij projekti rriten kapacitetet energjetike. Ai ka thënë se bateritë akumuluese mundësojnë që të ruhet energjia e tepërt dhe kur bie sistemi të mbulohen mungesat me energji.

“Kur ka ardhur qeveria ekzistuese, e ka kthyer situatën në pikën zero dhe kemi përfunduar tash me projektin e baterive. Pra janë shtyrë për dy vjet, nënshkrimi i marrëveshjes ka qenë i mundur të nënshkruhet së paku para një viti e gjysmë dhe janë larguar projekte që janë substanciale për stabilitetin e furnizimit me energji, sepse krejt tash çka janë bërë janë bateritë që merren vetëm me problemin e stabilitetit të furnizimit kur bie nga sistemi ose për të ruajtur energji në momente të caktuara por jo për rritje të kapaciteteve të prodhimit të energjisë siç ka qenë termocentrali me gaz”, ka thënë Hoti.

Duke folur për këtë marrëveshje, ish-kryeministri ka thënë se Qeveria Kurti e ka vonuar së paku dy vjet, realizimin e kësaj marrëveshjeje.

“Financimi është ky që është, ajo që ka ndodhur është që është vonuar Kosova për dy vjet për shkak të kësaj qasjes së mbrapsht që krejt çka është bërë në qeveritë e kaluara të kthehen në pikën zero. Kjo është e para, vonesa gati dy vjeçare dhe problemi tjetër që janë larguar projekte substanciale siç ka qenë rrjeti i gazit dhe termocentrali me gaz”, ka thënë Hoti./EO

 

Tags: albin kurtiAvdullah HotiMarreveshja me MCC
ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Auto Draft

Sylë Hasani nga Lishkoshani dhe kushëriri i tij qëndruan në ahër për disa orë për t’i shpëtuar vrasjes

Homazhe në Likoshan e Qirez, 28 vjet nga masakra e parë serbe në Kosovë

Homazhe në Likoshan e Qirez, 28 vjet nga masakra e parë serbe në Kosovë

Auto Draft

“Ishte duke pjekur bukë, brenda e kanë vrarë”, rrëfimi i Mihane Morinës për vajzën e vrarë

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Këshilli i Sigurimit të OKB-së fillon takimin emergjent për zhvillimet në Iran

Këshilli i Sigurimit të OKB-së fillon takimin emergjent për zhvillimet në Iran

Mediat iraniane raportojnë se Khamenei është gjallë dhe mirë

Mediat iraniane raportojnë se Khamenei është gjallë dhe mirë

Trump monitoron operacionet ushtarake amerikane në Iran

Trump monitoron operacionet ushtarake amerikane në Iran

Erdogan: Do të përshpejtojmë përpjekjet tona për të vendosur një armëpushim

Erdogan: Do të përshpejtojmë përpjekjet tona për të vendosur një armëpushim

Protesta në Shqipëri, merr flakë ish-vila e Enver Hoxhes

Protesta në Shqipëri, merr flakë ish-vila e Enver Hoxhes

Reuters: Ali Khamenei është vrarë

Reuters: Ali Khamenei është vrarë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën