Por sipas tij, Kurti duhet të jetë i hapur në raportimin në Kuvend.
“Ai nuk mund të evitoj transaprencën karshi deputetëve përmes deklarimeve për ndjeshmërinë e dialogut”,ka shkruar Hoti në Facebook.
Sipas Hotit, transparenca në dialog duhet të sigurohet edhe karshi komunitetit akademik, shoqërisë civile dhe mediave.
“Transparenca karshi tyre i mundëson Qeverisë të marrë sugjerime të dobishme dhe në veçanti, e ndihmon në informimin e publikut të gjerë për të krijuar kohezionin e nevojshëm mbështetës për marrëveshjen finale”.